Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mbi 30 mijë banda kriminale ‘patrullojnë’ në të gjithë Amerikën

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Mbi 30 mijë banda kriminale ‘patrullojnë’ në të gjithë Amerikën

Zonat në qendër të qytetit janë një fushë beteje mes bandave rivale të rrugës që luftojnë për të fituar terren dhe për grabitjen e banorëve. Zyrtarët amerikanë thonë se bandat janë përgjegjëse për gjysmën e vrasjeve në Çikago dhe Los Anxhelos dhe 13 për qind të vrasjeve në shkallë kombëtare. Shumë banda kanë lidhje me kartelet ndërkombëtare, dhe paratë e drogës dhe armët ushqejnë dhunën që vazhdon:

Helikopterët dhe makinat patrulluese shihen shpesh në jug të Los Anxhelosit dhe në qytetet fqinje si Compton, ku Daren Diviak punon për Operacionin “Rrugët e Sigurta”, një zyrë e Departamentit të Sherifit të Los Anxhelosit.

Ai i kujton përditë kolegët që ka humbur nga dhuna…dhe thotë se bandat e sotme janë edhe më të dhunshme dhe më të armatosura.

“Tregtia e drogës është fitimprurëse, kështu që ata marrin para dhe blejnë armë shumë më të mira”, – thotë lejtnant Daren Diviak.

Bandat shesin metamfetaminë, kokainë dhe heroinë dhe paguajnë taksat ndaj karteleve.

Pothuajse çdo rrugë ka fraksionin e vet të bandës.

“Fruit Town Piru operon në këtë pjesë dhe në verilindje. Tree Top Piru, është më në jug.”

Anëtarët e bandave shënojnë kufirin e tyre me graffiti, duke sfiduar bandat rivale.

“Këtu patëm një vrasje javën e kaluar ku u qëllua dhe u vra një i ri. Ata e ndoqën dhe e vranë. Dhe kur vranë atë, banda qëlloi një vajzë të re në fytyrë.”

Të patrullosh këtu shpesh do të thotë të sigurosh që grindjet në lagje të mos shkallëzohen.

Por kërcënimi kryesor vjen nga bandat e organizuara dhe familjet që gjenden në mes të përballjeve të tyre.

Zakonisht është qetë gjatë ditës, por jo natën.

“Ata presin, dëgjojnë të shtëna gjatë natës, dhe kanë frikë të shohin nga dritaret”.

Bandat e dhunshme si “Barrio 18” dhe “MS-13”, “Crips dhe Bloods”, kanë filluar të gjitha në Los Anxhelos. Tani, ato janë ndërkombëtare.

Sipas zyrtarëve federalë dhe të zbatimit të ligjit, në Shtetet e Bashkuara ka më shumë se 30,000 banda kriminale, përfshirë bandat e burgjeve, me më shumë se një milion anëtarë. Problemi po prek gjithnjë e më shumë qytetet e vogla dhe komunitetet rurale, por bandat janë më vdekjeprurëse në brendësi të qytetit./VOA/

Tags: 30 mijëamerikenBandagjithëkriminalembipatrullojnë

TË LIDHURA

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më
Bota

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Rajoni

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi
Rajoni

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Next Post
Histori që përsëritet, “Bletët” mund të jenë Leicesteri i ri në Angli

Histori që përsëritet, “Bletët” mund të jenë Leicesteri i ri në Angli

Shefat e Evropës drejt Maqedonisë, ja çfarë pritet të ndodh

Shefat e Evropës drejt Maqedonisë, ja çfarë pritet të ndodh

Skandal/Danimarka me futbollistë amatorë në Ligën e Kombeve

Skandal/Danimarka me futbollistë amatorë në Ligën e Kombeve







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com