Ish-kryeministri Sali Berisha nga “arresti shtëpiak” nuk ka ndalur sulmet ndaj mazhorancës.
‘Çfarë do ti më? Se të mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forcë që të mbron nga qytetarët e Tiranës. Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty’, u shpreh Berisha.
Berisha: 1 milion dru sepse ke vjedhë parat e Tiranës për 1 milion pemë që nuk ekzistojnë kund mbi tokë. Nuk mund të jesh një minutë kryetar, qytetar i parë, se ti nuk je as qytetar, ti je një hajdut i shpifur që nuk vetëm veten shok.
A nuk je ti që ke zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro për djegësin e Tiranës, në një kohë kur djegësit nuk i dihen nam as nishan? Meriton çdo epitet, por unë nuk po e lëshoj gojën time. Por u rikujtoj qytetarëve të Tiranës se ti ke pasur zotim me shkrim se do të raportosh çdo muaj për punimet, situacionet, ecurinë e ndërtimit.
Kurse ti me Edi Ramën, për ndërmarrjen jo vetëm që nuk raportove, por vodhe dhe vetëm vodhe paratë e taksapaguesve të Shqipërisë, 130 milionë gjer sot. Çfarë do ti më? Se të mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forcë që të mbron nga qytetarët e Tiranës. Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty.