Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Maya Angelou: Ja se si një bibliotekë më shpëtoi jetën

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Maya Angelou: Ja se si një bibliotekë më shpëtoi jetën

“Ju nuk mund ta dini kurrë se sa një vajzë e vogël dhe e trazuar, ka nevojë për një libër” – ka shkruar Nikki Giovanni në një nga poezitë e saj. “Dituria na çliron, arti na çliron. Një bibliotekë e madhe është liri” – pohon Ursula K. Le Guin në esenë e saj të bukur mbi shenjtërinë e bibliotekave publike.

“Kur një bibliotekë është e hapur, nuk ka rëndësi madhësia apo forma e saj” – shkroi Bill Moyers në esenë e tij mbi bibliotekat publike, “edhe demokracia është e hapur gjithashtu”. Por, askush nuk e ka artikuluar dhe as përjetuar, këtë funksion çlirues dhe shpëtimtar të bibliotekave në një mënyrë më të plotë, se sa shkrimtarja e mirënjohur amerikane Maya Angelou (1928-2014).

Në vjeshtën e vitit 2010, pak para se të merrte Medaljen Presidenciale të Lirisë, Qendra Schomburg në Harlem për Hulumtime mbi Kulturën e Zezakëve – një degë e Bibliotekës Publike të Nju Jorkut – publikoi letrat e saj. Ajo e vizitoi bibliotekën e famshme për një ngjarje publike, gjatë së cilës filloi të këndojë për të ilustruar rolin jetë-shpëtues, që kanë pasur gjithmonë bibliotekat, në jetën e njerëzve, gjatë periudhave më të errëta të tyre.

Ajo tregoi historinë, se si një bibliotekë i kishte shpëtuar jetën kur ishte fëmijë.

Kur dukej se dielli nuk do të shkëlqente më, Perëndia vendosi një ylber ndër re. Shikojeni – shikojeni atë! Është një bibliotekë – një bibliotekë është një ylber mbi re. Ne e dimë se disa poetë lirikë afro-amerikanë të shekullit XIX, ishin frymëzuar nga një varg biblik i Zanafillës.

Tek Zanafilla na thuhet se shiu vazhdoi të bjerë më aq furi, saqë njerëzit mendonin se nuk do të reshte kurrë. Dhe në një përpjekje për të lehtësuar njerëzit, Zoti vendosi në qiell një ylber. Kjo është në Zanafilla. Por, në shekullin XIX, disa lirikë afro-amerikanë, një poet – ndoshta një grua, nuk e di – tha “Jo. Zoti nuk vendosi vetëm një ylber në qiell. Ne e dimë se ylberet, diejt, hënat, yjet – të gjitha llojet e objekteve të shndritshme – janë gjithmonë në kupën qiellore, por retë mund të ulen aq poshtë, sa që shikuesit mund të mos e shohin dot dritën. Prandaj, Zoti e vendosi ylberin mbi re – në kohën më të keqe – në mënyrë që në çdo kohë shikuesit të mund të shohin një mundësi shprese. Kjo është ajo që përfaqëson një bibliotekë”.

(…) Ishte e mahnitshme për mua, të hyja në një bibliotekë kur isha 8-vjeç. Isha abuzuar seksualisht dhe po kthehesha në një fshat të vogël në Arkansas. Dhe një zonjë me ngjyrë… e dinte se unë nuk kisha folur – refuzuar të flisja – për 6 vite kam qenë një memece në mënyrë të vullnetshme. Ajo më mori me vete në bibliotekën e fëmijëve me ngjyrë.

Ajo kishte ndoshta 300 libra. Librat ishin dhënë për shkollën e zezakëve nga një shkollë e nxënësve të bardhë dhe shpesh nuk kishin kapakë. Prandaj ne i mbështillnim me letra shumëngjyrëshe në mënyrë që të dukeshin bukur. Dhe ato qenë librat që ajo më tregoi. Dhe më tha: “Dua të lexosh çdo libër në këtë bibliotekë”.

Mua më dukeshin si mijëra libra. Unë kam tani në shtëpinë time në Karolinën e Veriut, një bibliotekë me rreth 4000 libra. Por, në atë kohë mendova: “A mund t’i lexoj dot të gjitha? A do të jetoj mjaftueshëm për ta arritur këtë?” Nuk mund të them se i kuptova ato libra, por lexova çdonjërin prej tyre, dhe çdo herë që shkoja në bibliotekë, ndihesha e sigurt. Asnjë e keqe nuk mund t’iu ndodhë ndonjëherë në një bibliotekë.

Gjatë një intervistë me drejtuesen e Bibliotekës Publike të Nju Jorkut, Angela Montefinise, në kuadër të ceremonisë së blerjes së letrave të saj, Maya Angelou shtoi: Të gjitha informacionet u takojnë të gjithëve gjatë gjithë kohës. Duhet të jenë në dispozicion të fëmijëve, grave, burrave, të moshuarve, gjysmë-analfabetëve, të drejtuesve të universiteteve, për të gjithë. Ato duhet të jenë të hapura.

 (…) Informacioni ju ndihmon të shihni se nuk jeni vetëm. Se gjendet dikush në Misisipi dhe Tokio që ka qarë, që ka luftuar dhe humbur, apo se të gjitha kanë qenë në një moment të lumtur. Pra, biblioteka ju ndihmon të shihni, jo vetëm që nuk jeni vetëm, por se në të vërtetë nuk jeni dhe aq ndryshe nga gjithë të tjerët. Ndoshta mund të ketë detaje që janë të ndryshme, por një qenie njerëzore është një qenie njerëzore.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi

19:55 | 21/01/2026
Next Post
Audi prezanton modelin e ri të RS7

Audi prezanton modelin e ri të RS7

Shtypi i ditës, 23 prill 2017

Shtypi i ditës, 23 prill 2017

Shtypi nga bota, 23 prill 2017

Shtypi nga bota, 23 prill 2017







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Presidenti Begaj autorizon Kryeministrin Edi Rama për nënshkrimin në Bordin e Paqes
Aktualitet

Presidenti Begaj autorizon Kryeministrin Edi Rama për nënshkrimin në Bordin e Paqes

by mirseda
12:03 | 22/01/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka autorizuar sot Kryeministrin Edi Rama për të nënshkruar marrëveshjen e aderimit...

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje

“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje

11:15 | 22/01/2026
“Pezullimi, njësoj si shkarkimi”Kuvendi në seancën për Ballukun: Janë shkelur dispozitat kushtetuese

“Pezullimi, njësoj si shkarkimi”Kuvendi në seancën për Ballukun: Janë shkelur dispozitat kushtetuese

11:08 | 22/01/2026
Me 80 vota pro/ Miratohet procedura e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”

Me 80 vota pro/ Miratohet procedura e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”

10:57 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com