Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Mavraj: Të varfrit më trishtojnë, i ndihmoj me gjithçka që mundem

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Mavraj: Të varfrit më trishtojnë, i ndihmoj me gjithçka që mundem

Mërgim Mavraj është një nga personazhet më të veçanta në grupin e kombëtares shqiptare të futbollit dhe këtë e kanë kuptuar shumë shpejt edhe në Gjermani.

Mediave gjermane u ka bërë shumë përshtypje se si futbollisti shqiptar nuk ka nisur pushimet si shokët e skuadrës të Hamburgut, por ka udhëtuar drejt vendit tonë për t’u marrë me bamirësi.

Në një intervistë për “Bild” ai ka shpjeguar se pse e bën një gjë të tillë dhe se si çdo herë që vjen në vendin tonë, përballet me skena që në vende të tjera të botës askush nuk do t’i konceptonte të mundura në vitin 2017.

Monako, Kanë, Kaliforni. Shokët tuaj të skuadrës po ia kalojnë shumë mirë. Ndërsa ju keni kaluar ditët e para të pushimit në Shqipëri. Ju lutem na e shpjegoni…

Prej dy vitesh jam patroni i një organizate bamirësie që punon për nevojtarët e të gjitha llojeve. Ne ndihmojmë që fëmijët të kenë një edukim më të mirë shkollor, sigurojmë mësues të cilët shkojnë në fshatrat e tyre, kujdesemi për më të moshuarit, të sëmurët, ndihmojmë me shtëpitë dhe me puset e ujit.

mavraj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shumë e veçantë. Çfarë ju shtyn ta bëni një gjë të tillë?

E bëj sepse dua të ndihmoj. Ky ka qenë gjithmonë motivimi im. Edhe kur isha më i vogël, në Shqipëri harxhoja të gjithë paratë e xhepit për njerëzit që jetonin në rrugë. Sot e shoh veten më të përfshirë.

Çfarë do të thotë kjo?

Po ju jap një shembull të thjeshtë. Unë mund të blej një Roleks në Gjermani ose të ndërtoj një shtëpi në Shqipëri për një familje me shtatë persona. Kjo situatë nuk më shqetëson mua personalisht. Tani kam privilegjin që të fitoj shumë para duke luajtur futboll. Përveç kësaj, kisha mundësinë të njihja shumë njerëz të rëndësishëm dhe me influencë. Unë dua të shfrytëzoj këtë rrjet, ta përdor siç duhet dhe të bëj gjëra të mira.

mavraj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Si e përjetoni eksperiencën në terren?

Më bën vazhdimsht të trishtohem dhe mërzitem. Nuk e kuptoj se si është ende e mundur të ekzistojë një gjë e tillë në vitin 2017. Kam parë fëmijë të sëmurë të flenë mbi beton dhe duke jetuar në kushte higjenike katastrofike. Një gjë e tillë do të ishte e pakonceptueshme në Gjermani.

A e ndjeni mirënjohjen e njerëzve?

Po, por unë e kuptoj me vonesë. Vetëm kur kthehem në shtëpi dhe këto familje më dërgojnë video, foto dhe mesazhe. Atëherë e kuptoj se kam bërë gjënë e duhur. Më bën të lumtur. Më jep qetësi edhe mendërisht, ndryshe nga sa mund të më dhurojë një makinë e re për shembull.

Si do ta kaloni pjesën tjetër të pushimeve?

Do qëndroj edhe pak ditë në shtëpinë time pranë Frankfurtit. Pastaj do të udhëtoj drejt ekipit kombëtar dhe më pas në Kosovë, te nëna ime.

mavraj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Le të flasim për futbollin. Këlni, ku ju luajtët në pjesën e parë të sezonit, arriti Europën. Hamburgu arriti të mbijetonte. Cilën e pritët më me padurim?

Të dyja janë arritje të bukura. Por ishte më emocionuese eksperienca në Hamburg. Ishte një ndjesi jashtëzakonisht e fortë. Në çdo javë ne luanim një finale, thuajse ishim të detyruar të mos humbnim asnjëherë. Ishte ndjesia më e bukur që të ndëshkonim ata njerëz që na kishin fshirë nga gara. Diçka e çmendur. Ndoshta ishte më entuziazmuese sesa një titull kampion.

Cili ishte çelësi i suksesit?

Trajneri! Në fazën më delikate ai ruajti qetësinë, gjeti përgjigjet e duhura. Diçka që shumëkush e pret vetëm nga emra si Hejnkes apo Ançeloti. Ishte mbresëlënëse dhe asi ynë nën mëngë.

Mbijetesa u sigurua. Çfarë duhet të presim në sezonin e ardhshëm?

Është e rëndësishme që ne të kemi mësuar leksionet e duhura, të vazhdojmë të besojmë në vetevete dhe të vazhdojmë me përulësi një proces që kemi nisur që në dhjetor. Por është e qartë, askush nuk dëshiron të flasë më për mbijetesën.

Përktheu: Panorama Sport

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 31 maj 2017

Shtypi i ditës, 31 maj 2017

Shtypi nga bota, 31 maj 2017

Shtypi nga bota, 31 maj 2017

Çfarë ka ndodhur më 31 maj?

Çfarë ka ndodhur më 31 maj?







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë
Analizë

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

by mirseda
08:29 | 07/02/2026
0

Sapo vendimi të hyjë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, Belinda Balluku nuk do të ushtrojë...

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

23:06 | 06/02/2026
Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com