Ishte një lojë fjalësh, mbi të gjitha shikimesh. Marco Materazzi ka zbuluar bisedën e famshme mes tij dhe Zinedine Zidane në finalen e Botërorit 2006 që e detyroi francezin të bënte atë gjest dhe të ndëshkohej me të kuq. Italiani ka pranuar se e ka ofenduar nga motra duke e quajtur kurvë, por pasi Zidane kishte bërë një sjellje injoruese ndaj tij.Ja misteri i goditjes me kokë më të famshme në historinë e Botërorit: “Më bezdisi mënyra sesi Zidane më shikonte kur më fliste. Nga koka te këmbët.
Sapo i kisha kërkuar falje për një faull që i kisha bërë pak më përpara. Ajo “më fal” brenda për brenda vetes sime nënkuptonte një mendim të tipit:
Më kupto, por s’mund të të le të më driblosh, je shumë i fortë, pak më para gati sa nuk bëre gol. Kështu që do të mbaj pak.Pastaj nëse arbitri më sheh dhe jep penallti është pjesë e lojës.
Por kur më shikoi në atë mënyrë, dhe më tha “fanellën e ndërrojmë në fund të ndeshjes”, unë si fshatar krenar thashë me vete:
Oh, jam edhe unë këtu në Berlin që po luaj finalen e Kupës së Botës. Kam shënuar dhe unë një gol si ti. Përse duhet të më trajtosh sikur ti je në qiell dhe unë nëntokë?.Dhe atëherë kur ma përsëriti përsëri, duke më parë nga koka te këmbët, “fanellën e shkëmbej në fund të ndeshjes”, i thashë:
“Preferoj motrën tënde kurvë!” Fjalët e Materazzit në finalen e Botërorit 2006. Pjesa tjetër është histori…