Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mashtron qytetetarët se do i çojë në Britani, ju merr 9500 paund për një vizë

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Mashtron qytetetarët se do i çojë në Britani, ju merr 9500 paund për një vizë

Të shumta janë faqet në tik-tok, të cilat ofrojnë viza për në Angli. Të paktën kështu deklarojnë, sepse e vërteta është disi ndryshe.

‘Problemi im ka nisur në vitin 2022. Jam gënjyer nga tik-toku nga Amarildo Jaku. Kishte një faqe në tik tok që bëj viza për në Angli.’

Dëshira e këtij te riu me emrin Astrit Marku, për te emigruar drejt Mbretërisë se Bashkuar, ka bërë që ai të bjerë pre e një mashtruesi, që i kishte premtuar lehtësira në marrjen e dokumenteve .

Fakt që vërtetohet edhe nga disa mesazhe që dy te rinjtë kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.

‘Pretendonte se e bënte vizën për 10 ditë. Një pjesë të lekëve e donte në dorë. Pimë kafe dhe herën e parë i dorëzova pasaportën me 1000 euro. Herën e dytë i dhashë 2500 euro. Pra 3500 euro në dorë.’

Gjithçka e pa dokumentuar, gabim fatal që e bëjnë shumë persona kur kërkojnë të zgjidhin problemin përmes sekserëve, si në këtë rast. Por kjo ishte për shumën e vogël, atë të paradhënies. Në momentin që Astriti do të paguante pjesën më të madhe të lekeve, disa dokumente të ligjshme do firmoseshin.

‘Kur erdhi data se del viza, tha jam gati dhe bëra një deklaratë noteriale që i jap këtë shumë për 3 ditë, I kam dhënë 6500 paund, u bënë 9500 paund. Por aty në deklaratë e bëmë me arsyetimin si hua dhënie.’

Pra, të dyja palët nënshkruan një kontratë, në të cilën afati i likuidimit, do të ishte 3 ditë pas nënshkrimit të saj. Praktikisht kontrata ishte një sigurese për Astritin, e cila do te zhvlerësohej menjëherë pasi ai te merrte vizen e premtuar.

Por ditët kalojnë, dhe viza Angleze e premtuar nga Amarildo nuk dukej askund. Ne vend te saj, vetëm premtime dhe mbajtje me shprese.

‘Më siguronte që ka mikun te ambasada, por nuk ma nxirrte që ta takoja dhe gjente justifikime që s’jam me fat, se të tjerëve ja kam bërë, etj, etj. E lashë 3 muaj qetësi dhe kontakti i fundit me të ka qenë në qershor vitin e kaluar.’

…ku Amarildo zotohet se do t’i kthejë lekët, duke qenë se nuk e dërgoi dot në Angli.

Fillimisht ai i dërgon dy mesazhe, dhe me pas e përsërit premtimin nëpërmjet një telefonate. Por Amarildo, nuk e mbajti fjalën, pasi ai nuk doli në takim në orën 5, siç kishte premtuar.

‘E kam kërkuar edhe te shtëpia, por nuk del ai.’

Kjo situatë e fshehjes dhe moskthimit të lekëve nga Amarildo, vijoi për rreth një vit e gjysëm, por Amarildo ndodhej shumë më pranë se sa e kishim menduar dhe pasi gjejmë adresën e saktë, shkojmë ta takojmë.

Amarildo pretendon që është një gabim i noteres, pasi sipas tij, data për t’u likuiduar ishte në vitin 2024. Kjo është alibi, e cila mund të vërtetohet vetëm nga zyra noteriale në të cilën janë bërë dokumentet.

Noterja sqaron se në zyrën e saj është vetëm një dokument, i cili fakton se data reale e likuidimit është 13 Mars 2022.

Pasi kemi sqaruar situatën me noteren, Amarildo ngre tonet dhe kërkon te viktimizohet. Në fund të debatit premton se do të sjellë dokumentet që janë në favor të tij, por edhe pse ka kaluar gati një muaj, premtimi i Amarildos, që siç mund ta imagjinoni ngeli aty, thjeshtë premtim, sepse nga ajo ditë, ai s’u bë më i gjallë.

TË LIDHURA

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur
Aktualitet

Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur

18:50 | 19/12/2025
Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

18:05 | 19/12/2025
Next Post
Starton “Dancing With the Stars”, njihuni me VIP-at që do të jenë pjesë e spektaklit

Starton “Dancing With the Stars”, njihuni me VIP-at që do të jenë pjesë e spektaklit

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Tetor 2023

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare, flet mjeku Roland Xhaxho: Prindërit firmosën për kryerjen e anestezisë, fëmija kishte infeksion

Vdekja e 3-vjeçarit, policia shkoi për të sekuestruara kamerat në klinikë, mjeku: Nuk ka, kam bërë punime







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato
Sport

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato

by mirseda
13:43 | 20/12/2025
0

Një pengesë e madhe ka dalë së fundi në skenë për Al Nassr. FIFA ka njoftuar të...

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

12:06 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com