Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Marrëveshja Shkup-Athinë, e vështirë për t’u zbatuar

8 vjet ago
in Të Gjitha
Marrëveshja Shkup-Athinë, e vështirë për t’u zbatuar
Nga Zoran Nechev, “European Western Balkans”

Një javë më parë, kryeministrat maqedonas dhe grekë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, dolën me një propozim të detajuar për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes 30-vjeçare mbi emrin e Republikës së Maqedonisë.

Propozimi i përbashkët i Zaev dhe Tsipras, provokoi reagime të menjëhershme në të dyja vendet, Europë dhe botë, duke filluar nga ato shumë pozitive deri tek ato shumë negative, çka tregon se si Zaev ashtu edhe Tsipras, po rrezikojnë shumë karrierat e tyre politike.

Qeveria, parlamenti dhe qytetarët maqedonas, duhet të pranojnë që emri i vendit të tyre nuk do  të jetë më “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” apo “Republika e Maqedonisë”, por “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Ky emër duhet të përdoret si jashtë ashtu dhe brenda vendit. Emri i gjuhës zyrtare, do të mbetet “maqedonase”, siç është regjistruar në OKB, por do të shtohet sqarimi se ajo i takon familjes së gjuhëve të sllavëve të jugut.

Maqedonia duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj, duhet të informojë më shumë se 190 vende në të gjithë botën mbi emrin e saj të ri, dhe duhet të distancohet nga çdo lloj lidhje me qytetërimin antik helenik.

Një komision i përbashkët ekspertësh, do të duhet të rishikojë tekstet shkollore, hartat dhe dokumentet e tjera, nëse konsiderohen apo jo të papërshtatshme. Kjo do të bëhet në të dyja vendet.

A është një marrëveshje e mirë?

Po, por a është e drejtë? A mund të kishte qenë më e mirë? Ndoshta po, në rrethana të tjera historike, politike dhe gjeopolitike. Por mua më pëlqen të besoj se kjo është marrëveshja më e mirë që qeveria maqedonase dhe negociatorët mund të kishin marrë në këtë moment.

Në sytë e maqedonasve të thjeshtë, marrëveshja më e mirë do të ishte që Greqia të pranonte që vendi të quhet Republika e Maqedonisë, dhe populli i saj është maqedonas.

Për grekët, marrëveshja më e mirë do të ishte që ata të braktisnin emrin “Maqedoni”, dhe ta quanin veten diçka tjetër. 

Të dyja palët pritën 25 vjet, duke shpresuar që situata të ndryshonte në mënyrë dramatike, në mënyrë që të bëhej realitet një skenar apo një tjetër. Grekët s’do të bindnin dot kurrë maqedonasit të ndryshonin tërësisht emrin, gjuhën dhe kombësinë.

Grekët nuk mundën ta realizonin këtë mundësi as gjatë embargos tregtare të viteve 1990, kur situata ekonomike në Maqedoni. Edhe maqedonasit nuk mundën të merrnin marrëveshjen e tyre të përsosur, kur Greqia po kalonte krizën financiare dhe ishte nën presion nga shumë vende anëtare të BE-së, dhe as kur në samitin e NATO-s presidenti i SHBA Xhorxh Ë. Bush, u rreshtua hapur në krah të Maqedonisë.

A do të mund të zbatohet marrëveshja?

Si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi, hapat e ardhshëm nuk varen nga vullneti i dy kryeministrave apo i partive të tyre. Megjithatë, në Maqedoni, qeveria e miratoi njëzëri tekstin e marrëveshjes, dhe është e përgatitur ta nënshkruajë atë dhe ta dërgojë atë në Parlament për ratifikim.

Sapo parlamenti të ratifikojë marrëveshjen, Greqia do të zhbllokojë hapjen e negociatave të pranimit në BE, dhe ftesën për anëtarësim në NATO. Kjo do të ishte shenja e parë e dukshme, se zbatimi i marrëveshjes ka filluar. Por çdo hap më pas, do të jetë më i vështirë për t’u arritur.

Për shembull që marrëveshja, e ratifikuar nga parlamenti të hyjë në fuqi, duhet të dekretohet nga kreu i shtetit. 

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka njoftuar publikisht se nuk do ta firmosë atë. Për më tepër, ndryshimi i kushtetutës do të kërkojë mbështetjen e dy të tretës së deputetëve. Kreu i qendrës së djathtë të VMRO-DPMNE, Hristijan Miçkovski, partia e të cilit mban çelësin e shumicës së cilësuar, është distancuar nga marrëveshja.

Ideja për të arritur një marrëveshje me Greqinë, për ta larguar vendin nga izolimi, nuk është mirëpritur as nga qytetarët e thjeshtë maqedonas. Fitimi i zemrave dhe i mendjeve të qytetarëve, politikanëve dhe qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë, do të kërkojë më shumë përpjekje dhe shpjegime.

Tani presim që Këshilli i Bashkimit Evropian të miratojë rekomandimin e Komisionit të datës 17 prill, dhe të çelë dritën jeshile për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë.

Kjo është jo vetëm e merituar, dhe një njohje e rezultateve të konsiderueshme të reformave të vendit, por do të kontribuojë në mënyrë të rëndësishme në zbatimin e plotë të marrëveshjes, në interes si të  vendeve të rajonit, ashtu edhe Bashkimit Evropian si një i tërë.

Shënim: Zoran Nechev, është drejtues i Qendrës për Integrimin në BE në Institutin për Demokraci “Societas Civilis”, dhe anëtar i Grupit Këshillimor të Politikave Evropiane në Ballkan (BiEPAG).

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: Marrëveshja. Shkup-Athinëvështirëzbatuar

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Vendos “njeriu gol”, Maroku largohet me kokën lart (Video)

Vendos “njeriu gol”, Maroku largohet me kokën lart (Video)

Mediu vihet në krah të Majkos për refugjatët: Çmenduri dhe maskarallëk

Mediu vihet në krah të Majkos për refugjatët: Çmenduri dhe maskarallëk

Legjendat gjermane sulmojnë me fjalë të rënda Mesut Ozilin

Legjendat gjermane sulmojnë me fjalë të rënda Mesut Ozilin







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com