Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mark Zuckerberg kërkon falje publikisht, por kjo nuk mjafton

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Mark Zuckerberg kërkon falje publikisht, por kjo nuk mjafton

“Ju premtoj se do punojmë më mirë në të ardhmen,” shkroi drejtori ekzekutiv i Facebook Zuckerberg. Por falja me shkrim me sa duket nuk është e mjaftueshme.

Përmes reklamave Mark Zuckerberg kërkoi publikisht falje për skandalin mbi përdorimin e paautorizuar të të dhënave të miliona përdoruesve të Facebook.

“Ju ndoshta keni dëgjuar se aplikacioni i një kuizi të një shkencëtari u ka dhënë në mënyrë të paligjshme të dhënat e Facebookut të miliona njerëzve në vitin 2014”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Zuckerberg që zë një faqe të plotë në gazetat Süddeutsche Zeitung dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung, shkruan DW.

“Kjo ishte prerje në besë dhe unë kërkoj falje që ne nuk kemi ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë gjë më përpara.” Facebooku po merr hapat e nevojshëm që kjo të mos ndodhë përsëri. Zuckerbergu kishte kërkuar falje të dielën edhe në disa gazeta britanike për skandalin me të dhënat.

Politikanët britanikë u shprehën se për ta falja me shkrim nuk është e mjaftueshme. Ata duan ta marrin në pyetje personalisht Zuckerbergun, dhe u shprehën se kjo mund të bëhet edhe përmes një video-konference. Drejtori ekzekutiv i Facebookut tha se para tij pyetjeve të një komisioni parlamentar duhet t’i nënshtrohen ose drejtori i teknologjisë Mike Schroepfer ose drejtuesi i produktit Chris Cox.

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Elb (SPD) u takua më 26 mars me përfaqësuesit evropianë të Facebook në Berlin.

Rreth një javë më parë ishte bërë e ditur se kompania britanike e analizës së të dhënave Cambridge Analytica ka arritur të ketë qasje të paautorizuar në të dhënat e miliona profileve në Facebook. Me ndihmën e këtyre të dhënave mendohet se gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane votuesit janë ndikuar qëllimisht me reklama zgjedhore të paautorizuara në favor të Donald Trumpit.

Komisioni i BE i ka vendosur koncernit Facebook një afat kohor prej dy javësh për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth skandalit të të dhënave. Komisionerja e Drejtësisë Vera Jourova i shkroi një letër gjigantit të internetit ku kërkon të qartësojë rolin e sipërmarrjes Cambridge Analytica dhe t’i përgjigjet pyetjes nëse janë prekur edhe të dhënat personale të përdoruesve të Facebook-ut në Evropë. 

Tags: faljekerkonkjoMark Zuckerbergmjaftonpublikisht

TË LIDHURA

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

22:46 | 06/03/2026
SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan
Bota

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026
Bota

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Next Post
Zoran Zaev “plotëson” ëndrrën e shqiptarëve

Zoran Zaev “plotëson” ëndrrën e shqiptarëve

Ministria e Brendshme i përgjigjet PD-së: S’ka pengesë ligjore për emërimin e ish-gjyqtarit Hysi

Ministria e Brendshme i përgjigjet PD-së: S’ka pengesë ligjore për emërimin e ish-gjyqtarit Hysi

Tronditëse/Ekspertiza për “Almirin”, nga ekspertë pa licencë (Video)

Tronditëse/Ekspertiza për “Almirin”, nga ekspertë pa licencë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com