Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Manual shqip, mbi 1800 shqiptarë në burgjet italiane do të kenë mundësi të njihen me të drejtat e tyre në gjuhën amtare

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Manual shqip, mbi 1800 shqiptarë në burgjet italiane do të kenë mundësi të njihen me të drejtat e tyre në gjuhën amtare

Mbi 1800 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet italiane do të kenë mundësi të njihen me të drejtat e tyre me një manual në gjuhën shqipe.

Informacione të sakta e të thjeshta mbi normat administrative e penale si dhe mbi të drejtën e emigracionit për personat e privuar nga liria personale e që vuajnë dënimin në burgjet italiane është objektivi i këtij udhëzuesi informativ në gjuhën shqipe i shpërndarë së fundmi në burgjet italiane.

Një udhëzues i përgjithshëm mbi të drejtat e të burgosurve është hartuar për herë të parë nga Ministria e Brendshme Italiane më 2021 e së fundmi është hartuar kjo shtojcë speciale enkas për të burgosurit e huaj dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe.

Ai është i ndarë në shtatë kapituj në të cilët hulumtohen tema të ndryshme përmes një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh mbi çështje kryesore me interes për të burgosurit e huaj: nga të drejtat e tyre lidhur me lejen e qëndrimit deri te mbrojtja ndërkombëtare, nga përfitimet e burgut te e drejta e komunikimit. me jashtë, nga disiplina e dëbimeve te riatdhesimi i asistuar dhe mundësia e transferimit në shtete të tjera.

Në Itali të burgosurit shqiptar janë ndër më të shumtit në numër ndër të huajt që vuajnë dënimin nga drejtësia italiane.

Ata renditen të tretët në klasifikimin e bërë nga Ministria Italiane e Drejtësisë e cila sapo ka publikuar raportin e fundit mujor me të dhëna të përditësuar deri më 31 maj 2023, e shqiptarët përbëjnë rreth 10.2% të numrit të përgjithshëm të të burgosurve të huaj në burgjet italiane, pas atyre me origjinë rumune e marokene.

Aktualisht në burgjet italiane vuajnë dënimin 1828 të burgosur shqiptarë meshkuj e 20 femra. Numri më i lartë i të burgosurve shqiptarë gjendet në rajonet e Lombardisë, Toskana e Lazio. Totalisht janë 18 643 të burgosur të huaj në Itali ndërsa numri i përgjithshëm i të burgosurve përfshirë dhe ata italianë është 51 153.

Ndërsa të burgosur kosovarë janë 71 meshkuj e 2 gra.

Të burgosurit e huaj mes të cilëve shqiptarë e kosovarë përbëjnë rreth 30% të numrit të përgjithshëm të të burgosurve e kriminaliteti i të huajve mbetet një debat e sfidë e fortë në institucionet italiane të sistemit të drejtësisë.

Mbi popullimi i burgjeve mbetet një problematikë madhore e sistemit penitenciar e në fund të vitit 2022 Italia shënonte 5000 mijë të burgosur më shumë se sa kapaciteti i burgjeve në nivel kombëtar e kushtet e të drejtat e të burgosurve janë bërë shpesh objekt procesesh gjyqësore dhe me masa administrative në nivel evropian.

Media italiane kanë sjellë në vëmendje dhe shembullin e Danimarkës e cila ka financuar 15 milionë euro për përdorimin e 300 qelive burgu në Gjilan të Kosovës e mendohet si një alternativë studimi në rast se sistemi penintenciar italian do të vazhdoj të regjistroj problematika madhore. Qeveria Italian po punon dhe në fushën e marrëveshjeve dypalëshe me vende të ndryshme për ekstradimin e tyre e vuajtjen ne dënimin në vendet e origjinës.

Manuali i përkthyer në gjuhën shqipe është komentuar si një fakt pozitiv në fushën e së drejtave të të burgosurve të huaj, I realizuar falë bashkëpunimit midis Shoqatës për Studime Juridike mbi Imigracionin (ASGI APS), Studios Ligjore të Burgjeve dhe të Drejtave të Departamentit Juridik të Universitetit të Torinos dhe Zyrës së Garantuesit të të drejtave të personave të privuar nga liria. manuali përmban informacion mbi të drejtën e qëndrimit në Itali, i cili është thelbësor për njohuritë, rinovimin dhe ruajtjen e pozicionit të rregullt në territor, në mënyrë që të ketë efektivitet aksesi, e të njoh të drejtat e lidhura me statusin e tij të burgut.

Ky udhëzues u krijua si një shtojcë e “Udhëzuesit për personin e privuar nga liria personale” për të gjithë të burgosurit. Të dy udhërrëfyesit u drejtohen kryesisht të burgosurve, por mund të jenë gjithashtu një mjet i vlefshëm orientues për të gjithë operatorët që punojnë në burgje për arsye të ndryshme.

TË LIDHURA

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë
Aktualitet

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

20:50 | 28/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara
Aktualitet

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Next Post
Kiara apo Bora, cilën zgjedh Olsa Muhameti?

Kiara apo Bora, cilën zgjedh Olsa Muhameti?

Mos vallë Don Xhoni dhe modelja ruse janë martuar vërtetë?

Mos vallë Don Xhoni dhe modelja ruse janë martuar vërtetë?

“Lëpin aty ku pështynë”, pasi foli keq për Për’puthen, zbulohet se çfarë tha Luizi sot në emision

“Lëpin aty ku pështynë”, pasi foli keq për Për’puthen, zbulohet se çfarë tha Luizi sot në emision

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë
Aktualitet

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

by mirseda
20:50 | 28/09/2025
0

Burgut 203 në Tiranë, i njohur si burgu ‘Mine Peza’, ditët e fundit, i është shtuar një...

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com