Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Manipulimi, nga informimi te keqinformimi

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhënie?

Agim Baçi

Studiuesit e çështjeve të komunikimit, me në krye filozofin kanadez Marshall McLuhan, e konsiderojnë… manipulimin si një kalim nga dhuna në bindje. Por, për të funksionuar ky kalim nga dhuna në bindje, duhet më së pari që të kalohet nga informimi në keqinformim. Në një situatë të tillë, të botës së keqinformimit, manipuluesi krijon mundësitë për një opinion paralel nga ai i fakteve në botën reale, duke bërë që opinioni publik të mos jetë më i vetëm, e aq më pak i unifikuar. Garancia e këtij kalimi nis me vënien nën kontroll të mjeteve të informimit.

“Aty ku ekziston monopoli i informacionit, i ideve, pak mundësi ka për mendime alternative”, shkruan McLuhan, duke theksuar se mungesa e alternativave e bën fuqinë e një individi mbi një individ tjetër apo mbi një grup, shumë vendimtare. (A nuk ishte në kufijtë e besueshmërisë kërcënimi i Kryeministrit Rama para zgjedhjeve se nuk do kishte as legalizime, as rindërtime e as vaksinime nëse fitonte kundërshtari i tij politik? A nuk kishte në çdo qytet e fshat njerëz që e besonin këtë propagandë, edhe pse Kryeministri përdor paratë e buxhetit të shtetit dhe jo paratë personale në këtë proces?). Ajo që ndodhi përpara zgjedhjeve ishte jo thjesht një propagandë për zgjedhjet e radhës, por rrugëtimi që ka nisur Rilindja për të kontrolluar “të vërtetat” e shoqërisë shqiptare.

Pas nis të zbatohet një kontroll i tillë, publiku kthehet në pasiv dhe numri i atyre që pranojnë mendimet e sugjeruara vjen e zgjerohet në kurriz të atyre që Zoti u ka falur mundësinë të mendojnë vetë. Turma humb kështu çdo autonomi përballë institucioneve, përballë pushtetit, ndërkohë që përfaqësuesit e pushtetit depërtojnë në turmë për të zvogëluar çdo autonomi mendimi që vjen nga diskutimet e hapura. “Të gjitha sëmundjet e shoqërisë më së pari shfaqen si sëmundje të gjuhës”, shkruan sociologu Talcot Parsons në veprën e tij “Shoqëritë moderne”. Sipas tij, janë interesat që helmojnë gjuhën, ndaj dhe manipuluesi mundohet të zhveshë kuptimin historik të fjalëve, duke i zëvendësuar me shprehje emocionale. Një helmim i tillë i gjuhës na çon në botën oruelliane, i cili në romanin distopik “1984” shkruante: “Të thuash rrena me vetëdije dhe t’i besosh sinqerisht ato; të harrosh çdo fakt kur bëhet i pafavorshëm, dhe më pas, kur bëhet i nevojshëm, ta harrosh sërish – ta nxjerrësh nga harresa për aq kohë sa ke nevojë. Të mohosh ekzistencën e së vërtetës objektive dhe gjatë gjithë kohës të kesh parasysh faktin e mohuar. E gjithë kjo është domosdoshmëri. Dhe kështu deri në pafundësi: me faktin që rrena është gjithnjë një hap përpara së vërtetës”.

Manipulimi kështu kthehet në një radioaktivitet shpirtëror, në krimin modern, sepse u jep njerëzve një realitet që nuk ekziston dhe i shtyn të mendojnë mbi atë realitet të sajuar. Nën shiun e simbolikave të prodhuara mbi gjysmë të vërteta krijohet, në dukje, një bindje pa dhimbje, që nxit nevojat e turmave, duke e bërë informimin edhe më të vështirë. Sepse, manipuluesi e zëvendëson çdo ditë e më shumë dijen me fuqinë, pra, duke u bazuar marrëdhënien njerëzore mbi frikën dhe adhurimin e fuqisë së pushtetit.

Në këtë situatë, duket se hyn në skenë shkrimtari britanik Aldox Hyxley me parashikimin e tij distopik në librin “Më e bukura e botëve” ku shkruan: “Njerëzit qëndrojnë në radhët e gjata duke pritur racionin e tyre me tru dhe mend. Ata e marrin atë nga duart e pushtetit, njëri pas tjetrit, dhe të mbuluar me mirëqenie e të lumtur largohen nga radha. Askush nuk shtron pyetje, askush nuk rebelohet”.

Në fakt, manipuluesit nuk përpiqen të ndryshojnë në rrethanat reale, por të ndryshojnë perceptimin tonë mbi këto rrethana. P.sh., politikanë të ndryshëm, nuk kanë më shqetësim korruptimin apo devijimin e vullnetit të tyre politik, por janë përpjekur të ndryshojnë perceptimin mbi këtë fenomen, duke e diskutuar hapur në publik si diçka normale. Manipulimi nis shkallë-shkallë të ndryshojë interpretimet, duke i bashkangjitur informacione plotësuese, me qëllim që interpretimi i mëvonshëm t’i shkojë për shtat. Shini p.sh. se çfarë ndodhi me z. Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2021- ai nuk kërkoi ndjesë lidhur me aktivitetin e patronazhistëve, por zgjodhi t’i falënderonte, duke e konsideruar punën e tyre si një “aktivitet vullnetar të arsyeshëm”. Pra, Rama u shtoi fakteve disa të dhëna që i shkonin për shtat interpretimit të tij, duke shfrytëzuar kështu edhe dëshirën e partive të tjera që të kishin një rrjet informimi. Votuesit në këtë rast ishin nën presionin e disa interpretimeve që kishin peshën e njeriut “në krye të qeverisë”. Në ndihmë të këtyre interpretimeve, Ramës i erdhi mungesa e çdo hetimi nga organet ligjzbatuese, duke e kthyer kështu në një normë survejimin e jetës së të tjerëve.

Po përse politika, sidomos qeveritë e sotme, janë të interesuara për vdekjen e idealit? Sepse është e qartë se njeriu mund të veprojë kundër instinkteve natyrore dhe ndjenjave turbulluese vetëm nëse ka ideal dhe ideali e shtyn të veprojë me ndërgjegje, që është edhe masa e fundit që njeriu mund të vlerësojë veprimet përpara vetes dhe përpara Zotit. “Kur mungon qëllimi, a nuk mungon aty edhe vetë njerëzimi?”, pyeste Niçe në mënyrë ironike në librin e tij “Kështu foli Zarathustra”.

Kështu, “diktatorët e rinj shpirtërorë” i zëvendësojnë urdhrat me “këshilla”., duke i ftuar njerëzit të veprojnë gjithnjë me instinkt, duke parë nga mbijetesa si artin e vetëm të jetës së sotme. Diktatura e tyre mbështetet më së shumti te bllokimi i çdo lëvizjeje që i nxjerr në pah gënjeshtrën, te çdo lëvizje që bën bashkë njerëzit të mendojnë, të arsyetojnë. Nuk duhet të ketë asnjë të vërtetë tjetër veç asaj që sugjerojnë ata. Turmat duhet të sundohen pa e ditur, por duke besuar se ajo që bëjnë është vullneti i tyre. Për manipuluesin, “Njeriu i revoltuar” i Kamysë, që gjen rrugë për të mos pranuar të padurueshmen, nuk duhet të funksionojë. Jeta dhe vdekja duhet të sugjerohen vetëm nga ata që formulojnë edhe pushtetin edhe romantikën./panorama.al

Tags: “Manipulimi”1984Agim Baçikeqinformimioruell

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Kosova “doli nga provinca” shqiptare dhe i tregoi shtetin e vet

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

“Po dërgojmë urgjent ekipe të sigurisë civile”, Macron mesazh në gjuhën shqipe

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Kanosi me armë zjarri 18-vjeçarin, arrestohet i riu në Lezhë

Tronditet Shëngjini/ Gjendet një person i vdekur, dalin dyshimet e para







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com