Italia më ndeshjen me Portugalinë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri Roberto Mancini ka surprizuar të gjithë me formacionin startues, pasi nuk ka hedhur në fushë asnjë lojtarë të Juventusit. Kjo gjë ndodh për herë të parë pas 20 vitesh.
Roberto Mancini teston një formacion eksperimental ndaj Portugalisë, duke ndryshuar nëntë lojtarë nga ndeshja e fundit me Poloninë. Ka përfaqësues nga Milan, Roma, Torino, Lazio, Fiorentina, SPAL, Genoa dhe Chelsea.
Kjo është hera e parë që në një ndeshje zyrtare nuk do të ketë asnjë lojtar të Juventus që nga 17 qershori i 1998, një fitore 3-0 ndaj Kamerunit në Kupën e Botës në Francë. Në pankinë është Chiellini, Bonucci, Bernardeschi dhe portieri Perin, të cilët nuk u preferuan si titullar nga tekniku italian.
Një tjetër fakt interesant është se ka një lojtar të Juventus në anën e Portugalisë, pikërisht Joao Cancelo.