jojobetjojobet girişgamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Manchester City? Ata duken të tmerrshëm, për Liverpool vë gjithë pasurinë”

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Manchester City? Ata duken të tmerrshëm, për Liverpool vë gjithë pasurinë”

Nga LOUIS VAN GAAL/ Klop e ka kthyer Liverpulin në një makinë luftarake, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Kështu që nëse ka një klub që unë do të vendosja paratë e mia për të fituar titullin, ai do të ishte Liverpuli. Skuadra e Liverpulit nuk është skuadra e cilësisë më të lartë kur vjen puna te kualiteti i futbollistëve.

Në fakt, lojtarët më cilësorë janë te Mançester Siti. Por, në të njëjtën kohë, kjo është edhe dobësia e Guardiolës. Ai i stërvit skuadrat e tij vetëm në sulm, gjithnjë. Momenti që skuadra e tij duhet të mbrojë, ata duken të tmerrshëm. Liverpuli ka një skuadër që mund të mbrojë shumë më mirë.

Kjo për shkak se Klopi i ka stërvitur ata që të jenë një forcë luftarake, e kanë apo jo topin. Kjo është ekzaktësisht ajo që i mungon skuadrës së Guardiolës në këto momente. Siti ka ide të shkëlqyera futbolli dhe një stil të shkëlqyer loje, por jo shpirtin e duhur luftarak.

Mos më keqkuptoni, unë e dashuroj ende ta shoh sesi luan Siti. Por, mënyra sesi Klop e bën Liverpulin të luajë është absolutisht fantastike. Përballja direkte më bindi se Siti nuk mund të mbrojë. Kur Liverpuli barazoi, kishte mjaftueshëm mbrojtës të Sitit në zonë për ta parandaluar golin. Por, pjesën më të madhe të kohës në Premier Ligë, Siti nuk ka pse të mbrojë, sepse ata e dominojnë shumicën e kundërshtarëve. Kur ata përballen me një skuadër të fortë si Liverpuli, mund të shihnit se lojtarët e tyre nuk janë në gjendje të mbrojnë siç duhet. Ata duken të çorganizuar.

Liverpuli meriton duartrokitje, sepse shumica e ekipeve nuk e detyrojnë Sitin në situata mbrojtëse. Liverpuli e bëri këtë në një pikë në pjesën e dytë dhe pamë që Siti ishte në telashe. Shikoni Firminon, ai mezi e preku topin, por km e tij për skuadrën ishin të pabesueshme. Klop ka Manenë gjithashtu dhe Salahun që vrapojnë pafund. Ata të tre ndihmojnë të tjerët për të mbrojtur dhe kanë edhe energjinë për të kundërsulmuar dhe rifituar topin. Jam i kënaqur që Siti e mundi Liverpulin, sepse e bëri garën për titull më të bukur. Emocionet janë të mëdha në këto momente.

Tri skuadra mund të shpallen kampione, sepse nuk mund të përjashtojmë as Totenhemin. Por nëse ju më pyesni se cila nga pretendentet ka skuadrën më të mirë, unë do thosha skuadra e Klopit. Lojtarët e Liverpulit kanë një dëshirë më të madhe për ta fituar titullin dhe kjo do t’i ndihmojë që ta fitojnë kampionatin. Për mua, ata e duan atë më shumë se lojtarët e Sitit.

TË LIDHURA

Nga mungesat te risitë, Sylvinho shpjegon zgjedhjet e bëra për Poloninë
Bota

Nga mungesat te risitë, Sylvinho shpjegon zgjedhjet e bëra për Poloninë

14:08 | 21/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
2018-a viti i McGregor, irlandezi programon dy superduele

McGregor kërkon të ‘mbushë xhepat’: Ju lutem, realizojeni këtë sfidë

Misteri i provincës me emrin Albania në Kolumbi

Misteri i provincës me emrin Albania në Kolumbi

Foto/Helga, e bukura që ‘nuk di të vishet’, pas James po ndan fansat nga gratë

Foto/Helga, e bukura që ‘nuk di të vishet’, pas James po ndan fansat nga gratë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve
Bota

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

by mirseda
23:09 | 23/03/2026
0

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i...

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

22:14 | 23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

21:49 | 23/03/2026
Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

21:48 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com