Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Manastirliu me maturantët e Tiranës

1 javë ago
in Aktualitet, Shqipëria
Manastirliu me maturantët e Tiranës

Për herë të parë teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti sot një grup maturantësh ekselentë nga gjimnazet e Tiranës, për të diskutuar mbi zhvillimin e Maturës Shtetërore dhe për të ndarë risitë e këtij viti në procesin e provimeve.

Në bashkëbisedim me maturantët, Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e përgatitjes dhe garantimin e një procesi të drejtë dhe të rregullt për të gjithë nxënësit maturantë.

“Testet model, që ne tashmë u bënë dy vite që i japim për nxënësit maturantë që në muajin janar, janë një mundësi shumë e mirë që të familjarizoheni me mënyrën e testit për katër provimet e maturës. Ajo që është e rëndësishme këtë vit është se fondin e pyetjeve e kemi të riorganizuar, sepse edhe mësuesit që janë përfshirë, hartuesit e tezave, i kanë riparë me shumë kujdes. Nga ana tjetër, sa i përket administratorëve të testimit, do të jenë mësuesit të cilët do të jenë në ambientet e përzgjedhura të testimit dhe do të jenë mbi 140 shkolla të cilat janë vendosur të jenë ambientet e testimit për provimet e maturës shtetërore. Janë të angazhuar më shumë se 640 vlerësues, pra mësues që do të korrigjojnë testet”, tha Manastiliu, duke shtuar se për këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët të cilët janë me aftësi speciale.

E pyetur nga maturantët mbi të ardhmen e formatit të Maturës Shtetërore, Ministrja Manastirliu u shpreh se e ardhmja e testimit të maturës do të shkojë drejt digjitalizimit, pasi po punohet për të garantuar infrastrukturën përmes QSHA si dhe investimet në rrjetin e laboratorëve SMART në të gjithë vendin.

Sa i përket alternativave që ofron arsimi i lartë në Shqipëri, për të cilën maturantët shfaqën interes të veçantë, Ministrja Manastirliu tha:
“Mundësitë që janë sot në Shqipëri për të ndjekur një edukim cilësor janë shumë më të mëdha se ato që ishin dje. Sot universitetet tona janë lidhur me universitete prestigjioze europiane. Ne kemi Universitetin Bujqësor të Tiranës që është lidhur me Universitetin e Shkencave Natyrore, Boku në Vjenë dhe në krye të pak viteve do të jenë diplomat e unifikuara njësoj sikur të kesh studiuar në Vjenë, Austri.

Ndërkohë kemi programe dyfishe dhe diploma të përbashkëta me universitete të huaja duke nisur që me universitetet e Italisë, ku programet e përbashkëta dhe diplomat dyfishe krijojnë mundësi që të kemi të njëjtat programe, me të njëjtat standarde dhe që diploma të njihet në të gjithë vendet.

Kampuset e universiteteve ndërkombëtare të njohura janë duke u hapur në Shqipëri. U hap kampusi i Tiranës i Kolegjit të Europës për nivelin master për të gjithë ata që studiojnë shkenca ndërkombëtare politike. Hapet këtë vit një tjetër kampus, ai i Universitetit Teknologjik të Compiègne në Universitetin Politeknik të Tiranës, për degë shumë interesante dhe të kohës që lidhen me elektronikën dhe inxhinierinë elektronike që ju të keni të njëjtat diploma si në Francë. Të njëjtën gjë po bëjmë me Universitetin Teknik të Stambollit dhe po zgjerohemi edhe me universitete të tjera për të pasur programe të përbashkëta dhe diploma dyfishe.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

TË LIDHURA

Jep dorëheqjen komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi
Aktualitet

Jep dorëheqjen komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi

19:56 | 03/06/2025
“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”
Aktualitet

“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”

19:19 | 03/06/2025
“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”
Aktualitet

“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”

19:17 | 03/06/2025
Next Post
Manja për ndarjen nga jeta të Lamajt: Nga sot, Shqipërisë do i mungojë një njeri i mençur dhe patriot

Manja për ndarjen nga jeta të Lamajt: Nga sot, Shqipërisë do i mungojë një njeri i mençur dhe patriot

BE: Të përkushtuar ndaj përpjekjeve të SHBA-së për një marrëveshje tregtare

BE: Të përkushtuar ndaj përpjekjeve të SHBA-së për një marrëveshje tregtare

Lëvizte i armatosur në Tiranë, kapet 18 vjeçari me pistoletë

Lëvizte i armatosur në Tiranë, kapet 18 vjeçari me pistoletë

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, sulmuesi mungon në stërvitjet e Kombëtares
Sport

Përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, sulmuesi mungon në stërvitjet e Kombëtares

by mirseda
20:23 | 03/06/2025
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, nuk mori pjesë në seancën e dytë stërvitore në prag të...

Jep dorëheqjen komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi

Jep dorëheqjen komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi

19:56 | 03/06/2025
“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”

“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”

19:19 | 03/06/2025
“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”

“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”

19:17 | 03/06/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin

19:15 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com