Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Malli super, ma kanë pëlqyer të gjithë”, PËRGJIMET: Si agjenti i infiltruar “fundosi” shpërndarësit e drogës në Elbasan

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“Malli super, ma kanë pëlqyer të gjithë”, PËRGJIMET: Si agjenti i infiltruar “fundosi” shpërndarësit e drogës në Elbasan

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e operacionit ‘Tempulli’ dhe përgjimet që fundosën shpërndarësit e drogës në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë se policia goditi 23 grupe, ndërsa në qytetin e Elbasanit, 7 persona ranë në pranga, një u shpall në kërkim, ndërsa u arrestua edhe një efektiv policie.

Ka qenë agjenti i infiltruar që ka futur në kurth shpërndarësit e drogës, ndrësa ai është futur në makinë dhe u ka kërkuar që të blinte një sasi droge.

Agjenti me emrin e koduar “Koli” ka kontaktuar me Stiven Faqollin, tashmë i arrestuar, dhe janë takuar më datë 07.09.2023 në Qukës të Librazhdit. Fillimisht ‘Koli’ ka marrë Stiven Faqollin në lokalin e tij me makinë dhe më pas janë nisur në drejtim të Librazhdit ku janë takuar me dy persona të tjerë që do të shisnin drogën. Në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Librazhd, agjenti bashkë Stiven Faqollin kanë takuar dy persona në makinë, njëri prej tyre Glidi Ballolli që është në burg dhe Mikel Poçi. Agjenti ka blerë një sasi kanabisi tek Badolli dhe më pas është larguar.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe përgjimet që ‘fundosën’ personat e përfshirë në shpërndarjen e drogës. Agjenti i pyet sa a është i mirë ‘malli’ dhe shpërndarësit e sigurojnë që është super dhe e kanë pëlqyer të gjithë.

Gildi Ballolli (G): Sa të duhen ty?

Agjenti (K): A është e mirë ?

Gildi Ballolli: Dy të plota, ke dhe një zero dyshe…

Agjenti (K): Ok vetëm të jenë të mira

Gildi Ballolli: Mallin e kë super, ma kanë pëlqyer të gjithë

Agjenti (K): O S është naj çik e mirë kjo ?

S (Stiven Faqolli): Për zotin po, për kokën time.

Agjenti (K): Epo se ku e kam parë këtë cunin që mi dha mua…

Stiven Faqolli: Ktu rri ky në Librazhd

Agjenti (K): Si e ka emrin ky ?

Stiven Faqolli: Gia

Agjenti (K): Ishte dhe me një tjetër ky

Stiven Faqolli: Ai është Mikel Poçi

Ndërkaq, agjenti “Koli”, më 12 shtatior ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të rrugës Cerrik-Gostimë me rrugën “Pazhoku”, duke ndaluar pranë karburant “Kastrati”. Pas reth 5 minutash, pranë tij është afruar shtetasi Françesko Braho, i cili udhëtonte me automjetin me tarag AA-287-GK.

Francesko ka ndaluar në krah të rrugës, ka zbritur nga automjeti dhe është takuar me agjentin në mbulim/të autorizuar. Pasi janë takuar kanë biseduar për pak sekonda dhe përpara se të largohej Francesko i ka dhënë dicka në dorë agjentit në mbulim/të autorizuar duke u larguar në drejtim të rrugës Cërrik Belsh.

Pjesër nga përgjimet

K : Po kshu per bidon del kjo?

F : Nuk e kam provu po besoj se po

K : Desha bjer edhe njw zero dyshe mu

F : Ok se gati e kam un ja sa ti jap leke e kafes

K : A i do leket ti jap?

F : Po jo e ska gja

Më 9 shtator, agjenti ka shkuar në rrugën që të dërgon në “Llixha” dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit “Çoku” dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit.

Pjesë nga përgjimet:

Endrit Kovaçi (E) : Ktu ke 10-çen?

Agjenti (K) : Ti mos e mçif, ti lene me i ven që të duket.

E : Ke katër-pesë cigare të mira lale.

K : E po m’pëlqeu mua imen?

E : Është i mir ai lal, maj içik er maj.

Me datë 8 shtator, agjenti ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan, konkretisht në rrugën “Çajupi” ku ka ndaluar në parkimin e një pallati. Pas rreth 5 (pesë) minuta pranë tij është afruar shtetasi Ervis Duzha dhe pasi kanë biseduar për pak sekonda, ky i fundit i ka dhënë diçka në dorë agjentit të autorizuar dhe më pas është larguar në drejtim të pallatit.

Pjesë nga përgjimet

Agjenti (K) : O Ervis hë o la?

Ervis Duzha (E) : Ça ban?

K : Bjer i gjysëm mu, e po shiko të jet për bidon. E mirë është?

E : E mirë.

TË LIDHURA

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

19:09 | 28/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë
Aktualitet

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Next Post
Vrau shqiptarin pas sherrit për parkimin, zbardhet dëshmia e grekut: Kishim vite që ziheshim, s’doja të përfundonte kështu

Vrau shqiptarin pas sherrit për parkimin, zbardhet dëshmia e grekut: Kishim vite që ziheshim, s’doja të përfundonte kështu

21 persona në Mal të Zi akuzohen për kontrabandë kokaine, mes tyre dhe kryetari i Budvës dhe zyrtarë të policisë

21 persona në Mal të Zi akuzohen për kontrabandë kokaine, mes tyre dhe kryetari i Budvës dhe zyrtarë të policisë

Inter i pandalshëm, sërish gol ndaj Milanit

Inter i pandalshëm, sërish gol ndaj Milanit

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

by mirseda
19:09 | 28/07/2025
0

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet...

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com