Parlamenti malazez miratoi sot anëtarësimin e vendit në NATO. Mali i Zi shpreson tashmë të bëhet zyrtarisht pjesë e NATO-s, gjatë samitit në muajin maj, në Bruksel.
Deri në atë kohë, dy nga 28 vendet anëtare, Spanja dhe Holanda duhet të miratojnë dokumentin që Parlamenti malazez miratoi sot.
Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të riforconte edhe më tepër, praninë e aleancës në Ballkan, ndërkohë që Greqia, Kroacia dhe Shqipëria janë tashmë anëtarë.