Zyrtarët e Malit të Zi janë shprehur të interesuar për të gjetur zgjidhje sa më parë mbi çështjen e demarkacionit të kufirit me Kosovën.
“Ne po presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit, pasi interesi i Kosovës varet nga kjo”, ka thënë Presidenti i Malit të Zi, duke theksuar se ratifikimi i kufirit është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi nga kjo varet liberalizimi i vizave.
Gjithashtu, autoritetet e Podgoricës theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet.