Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

2 muaj ago
in Aktualitet, Ekonomi, Shqipëria
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Financave Petrit Malaj, në fjalën e tij sot në 26 shkurt përpara socialistëve deklaroi se viti 2025 shënoi një hap tjetër të rëndësishëm përsa i përket konsolidimit ekonomik dhe fiskal të vendit tonë.

“Rritja ekonomike për vitin 2025 parashikohet në masën 3.9%, ndërsa projeksioni ynë për periudhën afatmesme është 4%. Kjo rritje është ndjeshëm më e lartë edhe krahasuar me mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet në masën 3%”, tha ai.

Malaj shtoi se papunësia është ulur në nivelin më të ulët historik në 30 vitet e fundit, duke arritur në masën 8.1% nga 17% që ishte 10 vite më parë.

“Kjo normë papunësie është po ashtu dukshëm më e ulët se sa norma mesatare e papunësisë në Ballkanin Perëndimor, e cila sot shënon 10.3%”, u shpreh ministri.

Fjala e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, në mbledhjen e Grupit të Partisë Socialiste

I nderuar z.Kryeministër,

Kolegë Ministra,

Të nderuar Deputetë,

Viti 2025 që sapo lamë pas shënoi një hap tjetër të rëndësishëm përsa i përket konsolidimit ekonomik dhe fiskal të vendit tonë.

Rezultatet që do të prezantoj në vijim janë fryt i një vizioni të qartë reformash që jemi duke zbatuar dhe padiskutim që kanë në themel garantimin një disipline të qëndrueshme makroekonomike dhe fiskale.

Rritja ekonomike për vitin 2025 parashikohet në masën 3.9%, ndërsa projeksioni ynë për periudhën afatmesme është 4%. Kjo rritje është ndjeshëm më e lartë edhe krahasuar me mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet në masën 3%.

Vlen për t’u theksuar se në 5 vitet e fundit Prodhimi i Brendshëm Bruto i ekonomisë shqiptare është rritur me rreth 20%. Kjo është shifra më e lartë në rajon dhe tregon qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e ekonomisë shqiptare, si rezultat i politikave të ndjekura gjatë viteve të fundit. Nga ana tjetër, papunësia është ulur në nivelin më të ulët historik në 30 vitet e fundit, duke arritur në masën 8.1% nga 17% që ishte 10 vite më parë.

Kjo normë papunësie është po ashtu dukshëm më e ulët se sa norma mesatare e papunësisë në Ballkanin Perëndimor, e cila sot shënon 10.3%.

Gjithashtu, edhe ecuria e pagave ka ndjekur një trend rritës, me rritje mesatare të pagës nominale prej 10% krahasuar me vitin 2024. Sot që flasim paga mesatare në sektorin publik është 1,026 euro, ndërsa paga mesatare në sektorin privat është vetëm 785 euro. Megjithatë, edhe përmes buxhetit të vitit 2026, ne vazhduam me politikën e rritjes së pagave, duke prezantuar rritjen e mëtejshme të pagës minimale në shkallë vendi, nga 40 mijë lekë në 50 mijë lëkë. Gjithashtu, për herë të parë duke filluar nga vitit 2026 kemi nisur zbatimin e skemës së indeksimit të pagave në sektorin publik, për t’i dhënë një impuls shtesë fuqisë blerëse në vend.

Por, qëndrueshmëria ekonomike natyrisht reflektohet edhe te Borxhi Publik. Të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se Borxhi Publik për vitin 2025 është vetëm 53% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nga 54.21% që ishte një vit më parë.

Sa i takon fluksit të Investimeve të Huaja Direkte, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për 9-mujorin e vitit 2025, ato arritën në 1.21 miliardë euro, duke shënuar kështu nivelin më të lartë historik për këtë periudhë, pra për periudhën 9-mujore, dhe me një rritje me 51 milionë euro krahasuar me 9-mujorin e vitit 2024.

Edhe këtu vlen për tu theksuar se gjatë 5 viteve të fundit, Shqipëria ka përthithur përqindjen më të lartë të IHD- ve në raport me PBB, krahasuar me mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përsa i takon të Ardhurave, nga tatimet dhe doganat, përfshirë këtu edhe kontributet e sigurimeve Shoqërore e shëndetësore, për vitin 2025 ato ishin 6.7 miliardë euro, me një rritje me rreth 560 milionë euro më shumë se sa viti 2024.

Edhe për vitin 2026, ne planifikojmë të rrisim këto të ardhura me rreth 540 milionë euro më shumë se sa viti 2025.

Pra, vetëm në dy vite të ardhurat shkojnë mbi 1 miliard euro dhe këto të ardhura vijnë si rezultat i mirëadministrimit tatimor dhe doganor dhe jo si rezultat i rritjes së taksave.

Si rezultat i ecurisë së qëndrueshme të ekonomisë, përmes buxhetit tonë afatmesëm 2026-2028, parashikuam zbatimin e politikave të rëndësishme sociale, si:

• Rritja dhe indeksimi i pensioneve;

• Rritja e pagës minimale, por edhe indeksimi i pagave në administratën publike çdo 2 vjet.

Gjithashtu kemi planifikuar me rritje shpenzimet buxhetore për sektorët më të rëndësishëm si: Arsimi, mbrojtja sociale, shëndetësia, bujqësia e kështu me radhë.

Gjithashtu, dua të nënvizoj disa nga arritjet më të rëndësishme për vitin 2025.

Përveç zhvillimeve poziutive makroekonomike dhe fiskale, nga të cilat mund të përmend:

• Emetimin e suksesshëm të Eurobondit në shkurt të vitit 2025, për 650 milionë euro. Raporti i mbulimit, ose thënë ndryshe kërkesa e investitorëve të huaj për Eurobondin shqiptar, tejkaloi 4.3 herë nevojat që ne kishim, duke shënuar kështu një nga kërkesat më të larta të arritura ndonjëherë.

• Gjithashtu, përgjatë vitit 2025, miratuam Garancinë Sovrane për sektorin e Bujqësisë, e cila vë në dispozicion të fermerëve rreth 30 milionë euro për kredi të buta, me norma interesi 2%, dhe duke garantuar kreditë deri në masën 70%. Kjo skemë tashmë do të jetë fuksionale edhe përgjatë vitit 2026.

• Gjithashtu, së bashku me Bankën e Shqipërisë, miratuam linjën e kredisë prej rreth 250 milionë euro, e cila mund të përdoret për financimin me kredi të buta me norma interesi deri 3% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesm.

• Gjatë vitit 2025 krijuam shoqërinë shtetërore ”Albtrace”, për ofrimin e shërbimeve të pullave fiskale dhe markimin e karburanteve që deri dje ishin kontrata koncensionare dhe që sot do të bëhen nga shteti, ku ne parashikojmë të realizojmë të ardhura vjetore rreth 10 milionë euro në vit.

• Në fund të vitit 2025 u themelua Banka Shqiptare e Zhvillimit, sipas modelit të Casa Depositi e Prestiti, një institucion financiar i cili synon të kreditojë sektorë të nën-financuar të ekonomisë, por edhe projekte strategjike të qeverisë me natyrë ekonomike apo sociale.

Ndërsa për vitin 2026, dua të veçoj disa nga prioritetet më të rëndësishme të Ministrisë së Financave:

1. Së pari, projektigjin “Për sigurimin e detyrueshëm nga tërmeti”;

2. Së dyti, skemën e sigurimit në Bujqësi, për sigurimin e produkteve bujqësore, që do të jetë një nismë e cila do të ndërmerret së bashku me MBZHR;

3. Detyrimin dhe angazhimin që brenda vitit 2026 të bëjmë përafrimin e plotë të legjislacionit tatimor dhe doganor, në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian;

4. Sikundër kemi dhe prioritet që brenda këtij viti të marrim akreditimin dhe zbatimin e Programit IPARD III;

5. Gjithashtu, viti 2026 do të jetë dhe viti i Inteligjencës Artificiale, ku do të zgjerojmë dhe thellojmë implementimin e moduleve të AI në tatime dhe dogane, me qëllim rritjen e të ardhurave, uljen edhe rritjen e cilësisë së shërbimit.

Faleminderit.

TË LIDHURA

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën
Aktualitet

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën

13:05 | 14/04/2026
Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari
Aktualitet

Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari

12:56 | 14/04/2026
Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg
Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

12:41 | 14/04/2026
Next Post
Fjalimi i Ramës në mbledhjen e grupit të PS, Berisha: Mbrojti veten duke sulmuar drejtësinë

Fjalimi i Ramës në mbledhjen e grupit të PS, Berisha: Mbrojti veten duke sulmuar drejtësinë

Abuzimi me fondet IPARD/Reni Ashiku i CMC pyetet në SPAK,e kallëzuar edhe ish-ministrja Frida Krifca

Abuzimi me fondet IPARD/Reni Ashiku i CMC pyetet në SPAK,e kallëzuar edhe ish-ministrja Frida Krifca

Ambasada e SHBA: Dhoma Amerikane e Tregtisë, urë mes investitorëve dhe Shqipërisë

Ambasada e SHBA: Dhoma Amerikane e Tregtisë, urë mes investitorëve dhe Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën
Aktualitet

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën

by mirseda
13:05 | 14/04/2026
0

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Isuf Hasa, i akuzuar për vrasjen e fqinjit...

Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari

Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari

12:56 | 14/04/2026
Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

12:41 | 14/04/2026
E rëndë! Të shtëna me armë në Suedi, vdes 20-vjeçari shqiptar, plagoset vajza që e shoqëronte

E rëndë! Të shtëna me armë në Suedi, vdes 20-vjeçari shqiptar, plagoset vajza që e shoqëronte

12:37 | 14/04/2026
Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52-vjeçari në Malësi të Madhe

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52-vjeçari në Malësi të Madhe

12:34 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com