Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Malaj: Ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6% në 6-mujorin e parë të 2025-ës

3 muaj ago
in Ekonomi
Malaj: Ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6% në 6-mujorin e parë të 2025-ës

Malaj: Ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6% në 6-mujorin e parë të 2025-ës
Malaj tha sot, 14 nëntor, se Shqipëria ka dëshmuar që ka një kapacitet për t’u përshtatur dhe për të mbrojtur trajektoren e saj të zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se në 6-mujorin e parë të vitit 2025 ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6%.

“Një performancë që dëshmon shëndetin e saj të mirë”, tha Malaj duke shtuar se rritja për vitin 2025 parashikohet të jetë 3.9%. Ai tha se rritja ka qenë gjithëpërfshirëse duke prekur të gjithë sektorët e ekonomisë.

Ai u shpreh se Shqipëria ka treguar maturitet në menaxhimin e rreziqeve dhe hartimin e politikave që kanë ndihmuar në minimizimin e kostove të ardhura nga goditjet e jashtme.

“Kjo përvojë na ka shërbyer për të forcuar besimin përballë sfidave të ardhshme”, tha Malaj.

Ministri bëri me dije se konsumi privat është rritur me 3.3% ndërkohë që investimet totale janë rritur me 4.1%. Sa i përket projekteve strategjike, sipas Malajt, do vazhdojnë të kenë një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike të vendit tonë.

Ministri theksoi se tregu i punës po përjeton një transformim historik. Aiu u shpreh se Papunësia ka rënë në minimumin e saj historik, punësimi po rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe pagat po përmirësohen në gjithë sektorët, qoftë publik apo privat.

“Rritja ekonomike po përkthhet në më shumë mirëqenie për qytetarëtr e e vendit tonë”, tha Malaj.

Inflacioni mbetet i ulët dhe i qëndrueshëm, u shpreh ministri duke theksuar se turizmi vazhdon të mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm në vend.

Borxhi publik gjatë 2024 ka rënë 54.2%, që sipas Malajt është niveli më i ulët që nga viti 2008. Ai theksoi se edhe gjatë vitit 2025 pritet një balancë primare pozitive dhe reduktim i mëtejshëm i borxhit publik.

“Për Ministrinë e Financave mbetet i palëkundur angazhimi për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe për nxitjen e një rritjeje që sjell përfitime për të gjithë qytetarët”, tha Malaj.

TË LIDHURA

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat
Ekonomi

Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat

16:18 | 10/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh
Aktualitet

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Next Post
FMN kundër paqes fiskale: Qeveria ka bërë përparim në forcimin e administrimit të të ardhurave,

FMN kundër paqes fiskale: Qeveria ka bërë përparim në forcimin e administrimit të të ardhurave,

Sejko: Ekonomia, rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme gjatë 2025-ës

Sejko: Ekonomia, rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme gjatë 2025-ës

Malaj: Ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6% në 6-mujorin e parë të 2025-ës

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com