Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mal me borxhe, i varur nga heroina dhe i dënuar, shqiptari lutet ndër dhëmbë për…

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Mal me borxhe, i varur nga heroina dhe i dënuar, shqiptari lutet ndër dhëmbë për…

I dënuar për vjedhje, i zhytur në borxhe dhe i varur nga heroina. Kjo është gjendja e shqiptarit nga Kosova, të cilin Zvicra do ta dëboje, ndërkohe që ai bën apel që pas burgut, të mos e dëbojnë, që të mund të jetë pranë fëmijëve.

Në pranverën e vitit 2017, Kushtrim E.  dy herë kishte hyrë nëpër dyqanet ushqimore në Grenchen për të vjedhur të holla, pako të cigareve dhe tiketa të lojërave të fatit. Gjykata rajonale në Solothurn-Lebern të martën e shpalli fajtor për vjedhje të shumëfishtë, dëmtim të pronës dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike, shkruan “Oltner Tagblatt”, përcjell albinfo.ch.

Për shkak se tani duhet të vuajë edhe dënimin e mëparshëm me kusht nga viti 2012, tani kjo ka rezultuar me një dënim të përgjithshëm prej 28 muajsh.

Ajo që është edhe më e komplikuar,  kosovari 35-vjeçar, në kohën e krimit ka pasur ndalesë pesëvjeçare për hyrje në Zvicër, të cilën Sekretariati Shtetëror për Migracion,  e kishte pezulluar për dy muaj, për shkak të n dëbimit. Përkundër dëbimit nga Zvicra, Kushtrimit i ishte lejuar të vizitonte tre fëmijët e tij biologjikë.

Që nga riatdhesimi Kushtrim E. ka jetuar në shtëpinë e prindërve të tij në Kosovë. “Nuk njoh shumë njerëz, atje nuk kam qenë kurrë më parë. Nuk ishte e lehtë për mua”, i tha ai gjykatës. Gjuha nuk ishte problem, por punë nuk ka mundur të gjejë asnjëherë. Financiarisht, ai ishte përkrahur nga nëna dhe miqtë e tij.

Gjatë pushimeve verore, fëmijët e kishin vizituar. “Por unë dua të jetoj përsëri këtu, të gjej punë dhe të përkujdesem për fëmijët e mi”, ka thënë Kushtrim E. kur u pyet se si e imagjinon të ardhmen e tij. Kjo dëshirë madje do të mund t`i realizohej po qe se do ta kishte respektuar ligjin: Në mars të vitit të ardhshëm skadon ndalimi ekzistues i hyrjes në Zvicër. Por, porse ai e rrezikoi këtë shpresë me vjedhje, i pandehuri nuk ka mundur t’i shpjegonte gjykatës.

Në Zvicër, Kushtrim E. kishte ardhur si fëmijë, e kreu shkollimin dhe përfundoi një trajnim profesional. “Lartësia e dënimit është më pak e rëndësishme”, ka deklaruar mbrojtësi i tij. “Në burg ai mund të ketë nën kontroll varësinë e tij ndaj heroinës dhe ka mundësi për të mbajtur kontakte me familjen e tij. Dëbimi nga Zvicra mund t`ia shkatërrojë jetën e tij. Fëmijët e tij do të duhej të rriteshin pa babanë e tyre”. Pra, ky është një rast i veçantë, i vështirë.

Duke pasur parasysh të dhënat e shumta kriminale, duke përfshirë edhe një grabitje, bilanci i Gjykatës rajonale Solothurn-Lebern ishte ende negativ, informon albinfo.ch.

“Interesi publik për të siguruar që ju të largohen nga vendi peshon më rëndë se sa interesi juaj personal për të qenë e mundur të jetoni me familjen”, ka konstatuar kryetari i gjykatës, Yves Derendinger. “Fakti që ju këtu keni një partner të jetës dhe tre fëmijë, do t`i plotësonte kushtet e rastit të rëndë nëse kjo ishte shkelja e parë. Por rreziku i rikthimit është shumë i madh, gjë që dëshmohet nga e kaluara juaj. Vërejtja e mëparshme penale nuk ndihmoi, një paralajmërim nga Zyra e Migracionit nuk kishte efekt. Edhe pse ju në Zvicër keni jetuar për 22 vjet, nuk e keni respektuar sistemin tonë ligjor dhe keni grumbulluar borxhe të mëdha”. Gjykata urdhëroi që Kushtrim E. pas vuajtjes së dënimit me burg prej 28 muajsh, të riatdhesohet për shtatë vjet.

TË LIDHURA

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

23:03 | 12/06/2025
Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?
Bota

Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?

21:17 | 12/06/2025
Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont
Bota

Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont

21:01 | 12/06/2025
Next Post
Emri/ Kush është shqiptari me tatuazhe në dorë dhe qafë, bos i grupit mafioz

Emri/ Kush është shqiptari me tatuazhe në dorë dhe qafë, bos i grupit mafioz

Vrau dhe masakroi gjyshen në banesë, zbardhet shkaku i krimit, nipi: I kërkova lekë, por ajo…

Vrau dhe masakroi gjyshen në banesë, zbardhet shkaku i krimit, nipi: I kërkova lekë, por ajo…

Aksion i frikshëm/Arreston 150 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Dalin detajet

Aksion i frikshëm/Arreston 150 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Dalin detajet

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com