Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Makinat autonome në qendër të vëmendjes

8 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Makinat autonome në qendër të vëmendjes

Një aksident i rëndë me një prej makinave të vetëdrejtuara të firmës Uber mund të ketë krijuar pasiguri dhe dyshime për të ardhmen e makinave autonome, por prodhuesit e makinave këmbëngulin se mjetet e vetëdrejtuara janë e ardhmja. Në Panairin Ndërkombëtar të Makinave në Nju Jork, mjetet autonome dhe ato elektrike ishin në qendër të vëmendjes.

Firmat e prodhimit të makinave demonstrojnë në Panairin Ndërkombëtar të Makinave në Nju Jork teknologjitë e reja që përbëjnë të ardhmen e industrisë së tyre.

Ndër makinat që ranë në sy ishte edhe Lincoln Aviator, një makinë me tre radhë sediljesh, e cila mund të menaxhohet nëpërmjet telefonit.

“Mund të bëni të gjitha veprimet që sot bëhen nëpërmjet pultit. Nëse telefonit i bie bateria p.sh., mund të hyni nëpërmjet një kodi personal”, shpjegon kryeinxhinieri John Davis, i kompanisë Lincoln Motor Company.

“Aviatori” është makina e parë e kompanisë Lincoln në variantin hibrid, që shfrytëzon në mënyrë alternative rrymën elektrike dhe atë të motorit me djegie.

“Pas 10 ose 15 vjetësh do të ketë shumë pak makina me motor me djegie”, parashikon Stephanie Brinley, e firmës “IHS Markit”.

16 kompani të prodhimit të makinave i janë bashkuar fushatës për të nxitur prodhimin e makinave elektrike, shkruan voa.

“Më parë na kufizonin përmasat e makinës. Por, tashmë mund të bëhet elektrike çfarëdolloj makine”, thotë Wade Newton, i Aleancës së Prodhuesve të Makinave.

Kompania Jaguar po guxon me modelin e saj vetëm elektrik, të quajtur I-PACE.

“Mund të përshkojë deri në 240 milje dhe mund të rimbushet me shpejtësi për 40 minuta, në gati 80% të kapacitetit të baterive”, thotë David Larsen, i kompanisë “Jaguar Land Rover”.

“Jaguar” ka bashkuar forcat edhe me kompaninë e makinave të vetëdrejtuara “Waymo”.

“Këtë vit do testojnë sistemet e tyre me makinën tonë I-PACE, e cila do të jetë plotësisht autonome”, thotë zoti Larsen.

Megjithë aksidentin që ndodhi rishtazi, gjatë të cilit një makinë e vetëdrejtuar e kompanisë Uber vrau një këmbësore, makinat autonome nuk do të ndalin përpjekjet.

“Parashikojmë se deri në vitin 2040, do të shiten 33 milionë makina autonome në vit. Pra, rreth 25% e gjithë makinave”, thotë zonja Brinley.

Madje mendohet se teknologjia do të zgjidhë shumë aspekte.

“Teknologjia e re do të trajtojë gati 94% të shkaqeve të të gjitha aksidenteve që shkaktohen nga sjellja njerëzore”, thotë zoti Newton.

Tags: autonomemakinatqendërvëmendjes

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar
Aktualitet

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

17:20 | 26/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Horoskopi javor, zbuloni shenjën më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 3 prill 2018

Shtypi nga vendi, 3 Prill 2018

Shtypi nga vendi, 3 Prill 2018

Shtypi nga bota 3 Prill 2018

Shtypi nga bota 3 Prill 2018







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Më shumë se 100 magazina në kapanonet e djegura, flakët nisën nga kabujt elektrikë
Aktualitet

Më shumë se 100 magazina në kapanonet e djegura, flakët nisën nga kabujt elektrikë

by mirseda
11:09 | 09/01/2026
0

Dy kapanonet e djegura A dhe B në tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në...

Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

11:07 | 09/01/2026
Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

10:13 | 09/01/2026
Ndërpritet energjia elektrike në tunelin e Murrizit, rrezikohet siguria e qarkullimit

Ndërpritet energjia elektrike në tunelin e Murrizit, rrezikohet siguria e qarkullimit

10:02 | 09/01/2026
Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

09:58 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com