Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak çastesh në aksin rrugor Gjirokastër – Kakakavijë, ku mësohet se ka ndodhur një aksident rrugor.
Burime për media bëjnë me dije se makina e policisë është përplasur me një mjet tjetër në lagjen Kordhocë, në afërsi të fshatit Lazarat.
Si pasoje e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur njëri nga efektivët e policisë, si dhe një person, i cili ndodhej në makinën tjetër në momentin e aksidentit.