Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa pasoja për jetën ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Graçanicë të Kosovës. Një makinë e policisë, dhe një autobus që po transportonte nxënës janë përplasur. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 21 persona.
“Rreth orës 06:30 në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku, mes një automjeti zyrtar të policisë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti, për mediat në Kosovë.