Zyrtarisht i gjithë Madridi është në gjysmëfinale. Atletiko Madrid bëri detyrën, duke barazuar 1-1 në fushën e Leicesterit dhe duke prerë biletën për në fazën tjetër.
Reali i Madridit iu nevojit të djersijë 120 minuta për të arritur një fitore 4-2 kundrejt Bayernit. Pavarësisht 4 golave të shënuar, sfida për Madrilenët nuk ishte aspak e lehtë. Bayern Munchen mbajti në ankth kampin madrilen, deri në momentin e golit të dytë nga Ronaldo.
Një gol dukshëm në pozicion jashtë loje, por që nuk u anulua nga arbitri anësor. Ishte përsëri Ronaldo, i cili shënoi dhe të tretin personal dhe të 100 në Champions League.
Asensio i vuri vulën ndeshjes me golin e tij duke eleminuar bavarezët.
Si Real, ashtu edhe Atletiko, tani janë në pritje të dy gjysmëfinalistëve të tjerë, të cilët do të zbulohen nesër në mbrëmje.
Shorti për gjysmëfinalen do të hidhet të premten në orën 12:00.