Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Lulzim Basha: Siguria e pronës e fut Shqipërinë në orbitën e vendeve të zhvilluara

2 vjet ago
in Politikë
Lulzim Basha: Siguria e pronës e fut Shqipërinë në orbitën e vendeve të zhvilluara

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë një podcasti ku mori pjesë të shtunën, ka folur për një nga prioritetet kryesore në programin politik të grupimit që ai drejton, që është zgjidhja e problemit të pronave.

Basha tha se siguria e pronës fut Shqipërinë në orbitën e vendeve të zhvilluara.

Sipas Bashës, kthimi i pronës fizikisht, ose kompensimi me vlerë të plotë sipas termit aty ku është prona e tjetërsuar, do të mundësojë që ekonomia shqiptare të ecë përpara.

“Nëse siguria e pronës rivendoset, Shqipëria hyn menjëherë në orbitën e vendeve të zhvilluara. Dhe për këtë arsye në programin tonë prona zë një vend kryesor.

Mund ta themi me gojën plotë, që në programin tonë të shpalosur në 1 qershor, reforma më e madhe është reforma e pronës.

Është kthimi i pronës fizikisht, ose kompensimi me vlerë të plotë sipas termit aty ku është prona e tjetërsuar”, thekson Basha.

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë tha se, ky është një akt, është një reformë pa të cilën Shqipëria nuk bëhet dot pjesë e Bashkimit Europian.

“80% e shqiptarëve nuk kanë ende pronat.

Dhe këtë e dimë sepse janë shtresë pas shtrese, të shpronësuarit nga komunizmi, pronat e zaptuara pas viteve 90′ dhe një pirg po kaq i madh çështjesh gjyqësore të cilat ose nuk kanë marrë përgjigje, ose kanë marrë përgjigje të paligjshme duke shpronësuar për herë të dytë pronarët legjitim”, tha Basha.

Sipas tij, “në momentin që reforma e pronës kryhet dhe kërkon vizion, guxim dhe vendosmëri që të kryhet, në këtë moment Shqipëria hyn në modernitet”.

“Dua ta them që ky është një moment që vendet e tjera e kanë kaluar shekuj më parë.

Prona kthehet në kolateral, financa kthehet në pronë, prona kthehet në financë dhe në këtë mënyrë ekonomia zhvillohet.

Prandaj edhe për ata që nuk e gjejnë veten e tyre si pronarë të shpronësuar apo që u është grabitur prona, do ta gjejnë veten e tyre, sepse me përfundimin e kësaj reforme, mirëqenia e Shqipërisë do të dyfishohet në atë moment”, tha Basha.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë do të rritet me 3, 4, 5 herë më shumë se sot.

Sepse miliarda euro prona, troje, toka të pakolateralizuara që qëndrojnë jashtë sistemit bankar, papritur do të bëhen pjesë e sistemit bankar, e sistemit financiar, e sistemit të kreditimit, e sistemit të zhvillimit.

Dhe për këtë arsye, kjo reform zë vendin qëndror si reforma e rëndësishme që Demokratët Euroatlantikë të marrin përsipër të nisin dhe të përfundojnë brenda mandatit të parë”, përfundon Basha.

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria, aleat i palëkundur i Aleancës për mbrojtjen …
Aktualitet

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria, aleat i palëkundur i Aleancës për mbrojtjen …

09:32 | 04/04/2026
Next Post
Shqipëria ndalon importin e bagëtive të imta nga Greqia për të parandaluar hyrjen e murtajës

Shqipëria ndalon importin e bagëtive të imta nga Greqia për të parandaluar hyrjen e murtajës

Gjendet një person i plagosur në rrugë në Pogradec, detajet e para

Gjendet një person i plagosur në rrugë në Pogradec, detajet e para

Historike! Shqipëria fiton për herë të parë medalje bronzi në Lojërat Olimpike

Historike! Shqipëria fiton për herë të parë medalje bronzi në Lojërat Olimpike







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com