Një luftë e ashpër është duke u zhvilluar për mandatin e fundit të këshilltarit në Bashkinë e Tiranës mes tre partive.
Kur ka përfunduar hedhja në sistemi i rezultatit të 940 kutive nga 941, një mandate këshilltari është duke lëvizur që nga mesdita nga PSD te Bashkë Fitojmë dhe nga Bashkë Fitojmë te Partia Demokratike, për t’u rikthyer sërish te partia e Tom Doshit.
Bëhet fjalë për mandatin nr. 61 në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Fillimisht Tom Doshi humbi mandatin e tretë në Tiranë në favor të socialistëve, duke kaluar nga tre në dy mandate këshilltari, raporton AlbEu.com.
Me kalimin e orëve, Tom Doshi e rimori mandatin, por kësaj radhe nga Bashkë Fitojmë duke bërë të koalicioni Berisha-Meta të zbresë nga 16 këshilltarë në 15 këshilltarë.
Ndërkohë, Partia Demokratike vërtitet në 4 këshilltarë, kurse socialistët kryesojnë me maxhorancë absolute me 34 këshilltarë si kurrë më parë.
Me këtë rezultat, Veliaj nuk ka nevojë as për aleatët për të kaluar vendimet në këshillin bashkiak pasi i mjaftojnë vetëm votat e socialistëve.
Kujtojmë që në këshill sëfundmi janë futur edhe Lëvizja Thurje dhe Lëvizja Bashke me nga një këshilltar.