Kreu i opozitës ka akuzuar ministren e Energjisë se nuk bëri asgjë për të mos lejuar që taksat e shqiptarëve të shkonin për të paguar inceneratorin e Tiranës, që sot në 2025 nuk ekziston.
Duke e quajtur “lubi Balluku”, Berisha tha se ajo e “qepi gojën” duk e ditur se 130 milionë euro shkonin në konton e Edi Ramës.
“Ju do thoni ku do ti gjejmë ne lekët për programin tonë qeverisës. Ajo që une e quaj me të drejtë “lubi Balluku”, sepse soji i saj s’ka ekzistuar ndonjëherë në këtë vend, ajo kishte detryrë të mbikqyrte cdo muaj punimet. Ju me taksat tuaja paguani 3 vetë, por ajo e dinte që ato para shkonin në konton e Edi Ramës. Ajo e qepte gojën, ajo s’fliste. Aty nuk ekziston as nam as nishan. 130 milionë euro janë sa 812 pensione mesatare”, tha Berisha.