Në një aktivitet të zhvilluar nga grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, ish-kapiteni Lorik Cana është vlerësuar me çmimin “O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar”.
Tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi” kishte organizuar një festë për 15 vjetorin e tyre dhe në këtë rast kanë ndarë edhe çmime. Ky është grupi më i madh dhe më i mirëorganizuar i kombëtares shqiptare, që i ka ndjekur kuqezinjtë kudo që ka luajtur.