Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lorik Cana, rrugëtimi i një kapiteni/Si arriti gjakovari të prekë majat e futbollit evropian

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Lorik Cana, rrugëtimi i një kapiteni/Si arriti gjakovari të prekë majat e futbollit evropian

Lorik Cana ka lindur më 17 korrik të vitit 1983 në Gjakovë, por që familja e tij ka emigruar në Zvicër në 1992 për një jetë më të mirë për shkak të luftës që ndodhi asokohe në Kosovë. Cana karrierën si futbollist e nis që në një moshë të vogël pasi i ati i tij ishte trajner në një ekip të krijuar nga komuniteti shqiptar në Lausanne dhe ekipi që ai drejtonte mbante emrin Dardania Lausanne. Në moshën 14-vjeçare ai i bashkohet ekipit të drejtuar nga i ati dhe aty merr formimin e parë si futbollist profesionist. Luan në qendër të mbrojtjes ku e gjen veten më komod dhe më të fortë, por mund të luajë edhe para mbrojtjes si shkatërrues apo si mesfushor qendror.

Rezultate imazhesh për lorik cana psg

Qëndron për tre vite tek Dardania Lausanne 1997-2000, ku më pas bën një lëvizje mjaft të mirë për karrierën e tij dhe fluturon drejt Francës për t’iu bashkuar ekipit të PSG. Kishte shfaqur interes edhe Arsenal për Canën por për shkak të dokumentacionit nuk arritën të finalizonin kalimin. Pas transferimit si fillim aktivizohet për ekipin e dytë të Parisit dhe zhvillon 39 ndeshje ku arrin të shënojë edhe dy gola. Paraqitjet e mira dhe krijimi i një autoriteti të fortë në pozicionin e qendërmbrojtësit bie në sy të ekipit të parë që e thërret atë në moshën 19 vjeçare.

 Kalon tre sezone në ekipin e parë të PSG dhe zhvillon 69 ndeshje duke shënuar dy gola. Fiton “Coupe de France” dhe e mbyllin sezonin në vendin e dytë në kampionat. Cana shkëlqen edhe në paraqitjet personale ku zgjidhet disa herë ‘Man of the match’.

Rezultate imazhesh për lorik cana psg

Në sezonin 2005-2006 Paris SG ndryshon trajnerin dhe ky i fundit e lë jashtë planeve të tij qendërmbrojtësin shqiptar. Kjo e detyron atë që të bëjë një lëvizje tjetër në karrierë dhe këtë herë zgjedh Marseille. Tek Marseille, Cana ka momentin kulminant të karrierës, ai kthehet në lider të ekipit dhe fiton dashurinë e gjithë tifozëve. Shënon gol që në ndeshjen e parë duke i dhënë fitoren Marseille dhe pikërisht kundër ekipit të tij PSG. Në vitin 2007 pas largimit të kapitenit Beye drejt Newcastle Utd, shiriti i kapitenit do t’i dorëzohej Lorikut. Kishte në ekip lojtarë mjaft të mirë si Valbuena apo Samir Nasri, por trajneri zgjedh Canën si kapiten për karakterin e fortë që kishte.

Sezoni 2007-2008 ka qenë një ndër më të mirët për gjakovarin tek Marseille. Si kapiten, Cana zhvillon 48 ndeshje gjatë vitit, shënon tre gola dhe jep tre asist, por që e mbyllin të tretët në renditje pas Bourdex e Lyon-it kampion. Qëndron tek ekipi francez deri në vitin 2009, ku zhvillon 122 ndeshje dhe gjen rrugën e rrjetës 6 herë, por që fatkeqësisht si kapiten nuk arrin të ngrejë asnjë trofe në qiell.

Imazh i ngjashëm

Në merkaton e verës në 2009 ai nënshkruan një kontratë 4-vjeçare me ekipin anglez, Sunderland, për një shifër rreth 5 milion euro, duke u bërë edhe lojtari i parë shqiptar që debuton në Premier League. Cana jep një kontribut mjaft të rëndësishëm në ndeshjen e parë që zhvillon në Angli në fitoren 1-0 të ekipit të tij ndaj Bolton. Paraqitja e mirë e bind trajnerin e asaj kohe të Sunderland, Steve Bruce, t’i besojë shiritin e kapitenit. Madje mediat britanike i dedikuan një shkrim ku shkruanin, “ja si u kthye në hero i Sunderland-it, refugjati nga Kosova”.

Imazh i ngjashëm

Qëndron vetëm një vit në Angli për të zgjedhur një transferim në Turqi tek Galatasaray në vitin 2010, ku do të përfitonte rreth 2 milion euro në sezon. Qëndron vetëm një vit tek Galatasaray, por nuk zhvillon ndonjë sezon të suksesshëm pasi nuk e lejojnë dëmtimet.

Rezultate imazhesh për lorik cana Galatasaray

Pas një viti ndodh shkëmbimi mes tij dhe portierit të Lazios, Muslera. Sezonin e parë tek italianët nuk e ka shumë të suksesshëm pasi pëson një dëmtim që e mban larg fushave për disa javë. Cana arrin të bëjë vetëm 15 paraqitje gjatë sezonit dhe shënon disa gola vendimtarë. Viti pasardhës 2012-2013 është ndër më të mirët për të, fiton edhe besimin e trajnerit Petkoviç që drejtonte Lacion asokohe dhe luan në 24 ndeshje në kampionat, 5 në kupën e Italisë dhe në 9 ndeshje në Europa League.

Ai zgjidhet në Top 11 lojtarët më të mirë të javës nga UEFA për paraqitjet në EL. Në sezonin e radhës, Cana jep maksimumin dhe zgjidhet i katërti nga mbrojtësit më efektivë të Serie A, pasi kishte dhënë një kontribut mjaft të madh për ekipin duke shënuar edhe gola vendimtarë. Viti i fundit që ishte pjesë e Lacios 2015, nuk ishte mjaft i mirë për Canën pasi ishte zgjedhja e tretë në ekip pas De Vrij dhe Gentileti. Kjo situatë e detyron lojtarin që të kërkojë të ndërrojë ekip dhe të transferohet sërish në Francë, por këtë herë tek ekipi i Nantes, pas katër vitesh që luante për Lacion. Në Francë do të qëndrojë rreth një vit, ku do të arrijë edhe ndeshjen e tij të 200, të luajtur në Liga 1. Kontratën e kishte 2-vjeçare por Cana zgjedh të largohet mbas një viti për shkak të problemeve shëndetësore që e detyruan atë të heqë dorë nga futbolli i luajtur në moshën 33- vjeçare.

Imazh i ngjashëm

Kombëtarja
Në vitin 2003, Lorik Cana merr ftesën për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, nga trajneri i asaj kohe, Hans Peter Brigel. Lojtari kishte mundësi zgjedhje në kombëtare pasi ishte i pajisur me tre pasaporta, atë zvicerane, franceze dhe shqiptare. Zgjedhja që bën Loriku ishte çështje zemre dhe nuk heziton që të thotë “Po” kur i bëhet telefonata. Ai debuton me kombëtaren në moshën 19 vjeçare, në një ndeshje të luajtur përballë Zvicrës, zëvendëson Geri Çipin pasi nuk e nis si startues, por ndeshja fitohet nga helvetët 3-2. Në ndeshjen pasardhëse Cana luan titullar ndaj Gjeorgjisë dhe nga ai moment e mbrapa nuk i është diskutuar asnjëherë vendi në kombëtare.

Luan rregullisht në të gjitha ndeshjet që zhvillon kombëtarja. Edhe pse i ri në moshë, të gjithë trajnerët tregonin kujdes të veçantë ndaj tij pasi e dinin që ai kishte cilësi dhe mund të bëhej lideri i kombëtares. Shiritin e kapitenit, Lorik Cana për herë të parë e ka mbajtur më 25 maj 2010 në një ndeshje miqësore, të luajtur përballë Malit të Zi dhe fitohet 1-0 nga Shqipëria. Ndërsa si kapiten në ndeshje zyrtare ka debutuar më 8 tetor 2010-n ku merr një barazim 1-1 përballë Bosnjës në kualifikueset e Evropianit 2012.

Pas largimit nga Kombëtarja shqiptare e dy veteranëve Altin Lala dhe Ervin Skelës, Cana u zgjodh si kapiten i Kombëtares dhe e gëzoi atë shirit në shumë ndeshje dhe në mjaft arritje që bëri ekipi shqiptar në kompeticionet më të rëndësishme. Zhvillon 9 ndeshje nga 10 në eliminatoret e Botërorit 2014, mungon vetëm ndaj Norvegjisë për shkak kartonësh. Në këto eliminatore kombëtarja merr 3 fitore, dy barazime dhe 5 humbje që e bëjnë të ndërpritet ëndrra e pjesëmarrjes.

 

Rezultate imazhesh për lorik cana shqiperi kapiten

Cana si kapiten ka shijuar vitet më të arta të Kombëtares shqiptare, duke e kualifikuar atë në finalet e Evropianit Francë 2016, e duke dhuruar performanca mjaft të bukura. Luan për 90’ minuta në supersfidën me Portugalinë, djemtë e drejtuar nga De Biasi marrin një fitore të çmendur në Portugali 1-0. Pas kësaj një eksperiencë sa e hidhur dhe aq krenare për figurën e Canës në sytë e tifozëve, ajo e Beogradit në ndeshjen me Serbinë. Pas trazirave të krijuara në fushën e lojës, Cana hidhet mbi një tifoz serb që godet Bekim Balajn me një stol dhe e zë poshtë për ta goditur dhe t’i dalë në mbrojtje bashkëkombësit të tij. Kjo ngjarje, kjo trimëri e kthen atë në kapitenin legjendar që do të mbahet mend në gjithë historinë e kombëtares.

https://www.youtube.com/watch?v=KUavsrRUf-c&ab_channel=MrRedStarBelgrade

Rezultate imazhesh për lorik cana serbi shqiperi

Por, legjendar nuk e bëjnë vetëm këto veprime, por motivimi dhe djersa që linte në fushë për të dhënë më të mirën për Kombëtaren. Kualifikimi në Evropianin “Francë 2016” ishte arritja më e madhe për Canën si kapiten, pasi në grup kishim skuadra mjaft të forta por që i mundëm dhe me pak fat arritën të dalin të dytët mbas Portugalisë.

Në finalet e Euro 2016 Shqipëria ishte ekipi surprizë dhe të gjithë ia kishin frikën. Cana në ndeshjen e parë përballë Zvicrës së shumë yjeve shqiptarë, nuk arrin ta mbyllë ndeshjen dhe detyrohet që edhe në të dytën të mos luajë për shkak të atij kartoni. Cana humb ndeshjen me Francën e cila na mposht 2-0 në minutat e fundit, gjë e cila mund edhe të ishte evituar nëse në fushë do të kishte qenë një mbrojtës me eksperiencën që ka Loriku.

Ndeshja e fundit është historike, për Canën si kapiten por edhe për të gjithë kombin. Shqipëria arrin të marrë një fitore 1-0 ndaj Rumanisë me gol të shënuar nga Armando Sadiku. Edhe këtë ndeshje kapiteni e nis nga stoli dhe aktivizohet vetëm në minutat e fundit për të organizuar mbrojtjen që të ruanin rezultatin dhe ia del mjaft mirë. Shqipëria e Lorikut e mbyll këtë kompeticion madhështor me fitore dhe kthehen në “heronjtë e kombit”, bashkë me De Biassin pa të cilin nuk do të arrinin ta preknin këtë ëndërr.

Pa këtij suksesi të arritur, kapiteni Kombëtares shqiptare, Lorik Cana vendos të tërhiqet nga futbolli aktiv dhe vendos që të tërhiqet edhe nga ekipi kombëtar në ndeshjen e fundit të eliminatoreve “Rusi 2018”, përballë Italisë. Ky do të jetë topi i fundit që godet Lorik Cana për ekipin kombëtar dhe për karrierën e tij si futbollist. Shqipërisë do t’i mungojë gjithmonë një kapiten, si Lorik Cana.(TIRANA TODAY)

Tags: arritievropianfutbollitgjakovarikapiteniLorik Canamajatprekërrugëtimi

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë
Aktualitet

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

16:51 | 13/12/2025
“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, ndërhyn policia për t’i larguar, u heq çadrat
Kryesore

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, ndërhyn policia për t’i larguar, u heq çadrat

18:50 | 12/12/2025
Next Post
TKZ: Të na falësh kapiten, por na detyruan

TKZ: Të na falësh kapiten, por na detyruan

Blofi i certifikatave, shtohen më tej burokracitë

Blofi i certifikatave, shtohen më tej burokracitë

Formacionet zyrtare/ Befason Panucci

Formacionet zyrtare/ Befason Panucci







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com