Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Loja e tenisit do të mbikëqyret nga inteligjenca artificial

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Loja e tenisit do të mbikëqyret nga inteligjenca artificial

Këtë vit, klubi All England, premton teknologjinë e re të tij, përfshirë inteligjencën artificiale dhe të dhënat në kohë reale, çka do t’u japë tifozëve përvojën më mbresëlënëse të turit që kanë pasur ndonjëherë, qofshin ata në Wimbledon apo mijëra kilometra larg.

Mijëra tifozët fatlumë që kanë bileta për në Wimbledon, do kenë mundësinë të shikojnë heronjtë e tyre në fushën e tenisit, por gjatë njëmbëdhjetë ditëve që do të vijnë, miliona të tjerë në të gjithë botën do ta ndjekin turneun përmes ekranit. Larg shkëlqimit verbues të rrezeve të diellit, fushat e lojës dhe turmat e tifozëve janë dhomat teknologjike të IBM-së, ose të ashtuquajturit bunkerë.

Pjesëtarë të stafit shikojnë, ndjekin dhe gjurmojnë çdo lëvizje të thuajse çdo lojtari. Kompjuterët po analizojnë pjesëmarrjen e tifozëve në lidhje me emocionet e tyre nga gara apo zhgënjimet.

Shumë të dhëna po grumbullohen, në mënyrë që Wimbledoni të krijojë profilin e lojtarit më të mirë të tenisit, duke pasur parasysh si psikologjinë ashtu dhe aftësitë në fushë. Wimbledoni i ka përdorur për herë të parë kompjuterët në turneun e 28 viteve më parë.

Sam Seddon nga IMB-ja thotë: “E filluam gjithçka me një objektiv shumë të thjeshtë për të futur në titra disa statistika të tenisit. Por, kjo u shndërrua shumë shpejt në diçka që tifozët e presin si të mirëqenë dhe tani po përdorim inteligjencën artificiale për të na ndihmuar që të shpërndajmë të dhëna të ndryshme rreth ndeshjes te tifozët. Ndryshimet kanë qenë të një shkalle astronomike”.

Këtë vit kompania ka krijuar në bashkëpunim me Wimbledonin një aplikacion të quajtur Ask Fred, që emrin e ka marrë nga lojtari i njohur i tenisit dhe kampioni i Wimbledonit, Fred Perry.

Tifozët mund ta përdorin aplikacionin për të gjetur fushën e lojës, ku janë tualetet etj. Synimi së ardhmes është që tifozët të marrin informacione të detajuara për çdo pikë të shënuar nga lojtari i tyre i parapëlqyer, pa qenë e domosdoshme të ulen pranë fushës. Programi do t’u japë gjithashtu mundësi të angazhohen me ndeshje që u pëlqen të shikojnë dhe kjo do të jetë gjëja më emocionuese. Stephen Hammer është shefi i teknologjisë.

“Pra, do shkoj te kjo videoja këtu dhe do analizojmë volumin në përmbajtje si një filtër paraprak për të na ndihmuar të kuptojmë elemente të rëndësishme. Identifikimi i gjesteve është diçka tjetër që ne po e mbajmë nën vëzhgim, duke kërkuar për shenja fizike të lojtarit që mund të tregojnë gëzimin pasi kanë shënuar një pikë, si fjala bie, ngritja e duarve lart, shkundja në ajër e grushtit dhe gjëra të kësaj natyre. Por, edhe njerëz që bëjnë tifozllëk. E përgatisim sistemin që të kapë gjëra të kësaj natyre, çka na ndihmon të identifikojmë momente kulminante gjatë ndeshjes”, thotë ai.

Në fushën kryesore të Wimbledonit, ish-lojtarë profesionistë, janë angazhuar të japin të dhëna në kohë reale sa u përket aspekteve të ndryshme të ndeshjes, duke e ushqyer kësisoj kompjuterin Watson me qindra fakte në minutë.

Wimbledoni dëshiron të bëhet më tërheqës për tifozët në të ardhmen.

Teknologjia do t’u krijojë mundësinë edhe atyre që e ndjekin lojën nga ekrani mijëra kilometra larg Wimbledonit që të shikojnë gjithçka ndodh si në fushë, ashtu edhe në stërvitje, ku faktikisht deri më sot publiku e ka pasur të ndaluar të futet, raporton VOA.

Alexandra Willis, drejtoresha e komunikimeve dixhitale e klubit të tenisit All England, thotë: “Shpresojmë që krijimi i një përvoje mbresëlënëse të ndihmojë këdo që ta kuptojë Wimbledonin pak më mirë. Kështu ata do duan të kthehen sërish, të mësojnë më shumë, të hulumtojnë përmes statistikave dhe të dhënave që kanë mbledhur. Një shembull i përsosur i kësaj është përfshirja e fushave në një teknologji 360 gradë, që u jep më shumë mundësi tifozëve të eksplorojnë. Ata mund të shikojnë se kush po stërvitet dhe u jepet për herë të parë mundësia të shikojë një pjesë që nuk kanë pasur mundësi ta shikojnë më parë”.

Turneu mbyllet në 16 korrik, me ndeshjen finale të meshkujve.

Tags: All Englandinteligjenca artificialmbikëqyrettenisWimbledon

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Next Post
Zjarr i madh në Tepelenë, rrezikohet spitali dhe depot e ujit

Zjarr i madh në Tepelenë, rrezikohet spitali dhe depot e ujit

Shtypi nga bota, 10 korrik 2017

Shtypi nga bota, 10 korrik 2017

Shtypi i ditës, 10 korrik 2017

Shtypi i ditës, 10 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet
Politikë

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet

by mirseda
21:32 | 05/03/2026
0

Partia Socialiste kërkoi që të ndërpriten diskutimet dhe më pas kaluan në votimin e projektligjeve. Projektligji “Për...

President nga populli, Komisioni i Legjislacionit miraton nismën e Vjosa Osmanit

President nga populli, Komisioni i Legjislacionit miraton nismën e Vjosa Osmanit

20:54 | 05/03/2026
Bombarduesit iranianë rrëzohen pak para sulmit ndaj bazës amerikane në Katar

Bombarduesit iranianë rrëzohen pak para sulmit ndaj bazës amerikane në Katar

20:47 | 05/03/2026
Macron: Do dërgojmë automjete të blinduara në Liban për të shmangur luftën

Macron: Do dërgojmë automjete të blinduara në Liban për të shmangur luftën

20:30 | 05/03/2026
Kosovë/ Kalojnë në Komision amandamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

Kosovë/ Kalojnë në Komision amandamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

20:11 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com