Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Llalla kryeprokuror, garancia e paktit Berisha-Meta!

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Llalla kryeprokuror, garancia e paktit Berisha-Meta!

Nga Skënder Minxhozi/Ka një zyrë në këtë shtet, një institucion, madje më saktë një person në hierarkinë e lartë, i cili ka futur prej kohësh në sherr të gjithë klasën tonë politike. Është një person që kthen e rikthen në jetë në mënyrë të përsëritur aleancën e dikurshme Berisha-Meta të viteve 2009-2013.  Është prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, njeriu i emëruar me 72 vota në parlament nga PD dhe LSI, të cilin këto dy parti po përpiqen ta mbajnë sa më gjatë në post, edhe këto orë kur i ka mbaruar mandati. Një figurë që ka qenë aty që nga dita kur është zgjedhur, si garanti i një pushteti me dy koka, që vijon të përpiqet të mbajë peng me të gjitha mënyrat rënien e kastës së vjetër të drejtësisë shqiptare. Si një parakusht për të ruajtur të paprekur imunitetin personal të atyre që e mbrojnë, aq të vënë në pikëpyetje muajt e fundit nga reforma në drejtësi.

Adriatik Llalla po e sheh veten në syrin e një cikloni që po vonon ta japë goditjen por që tashmë ka vënë në lëvizje shumë ujra. Sidomos në ambjentin politik, aty ku rënia e “tapës” së organit të akuzës, mund t’i hapë rrugë hemoragjisë së hetimeve, që nuk dihet se deri ku mund të shtrihen më pas. PD dhe LSI kanë humbur shumicën qeverisëse, por po përpiqen të ruajnë çka të munden nga qendra tjetër e madhe e pushtetit: drejtësia. Kanë kthyer mbrapsht çdo ftesë të maxhorancës për të negociuar kryeprokurorin e ri, kanë sulmuar thusje çdo ditë ambasadorë të huaj e institucione ndërkombëtare, kanë vënë barrikada në komisionet parlamentare, podiume politike dhe media, në mbrojtje të një pozicioni të vetëm: zgjatjen e qëndrimit të Adriatik Llallës në zyrë.

Nga ana tjetër, të dyja partitë e mësipërme akuzojnë në kor Ramën se po kërkon të kapë drejtësinë. Një akuzë që të bën të shqyhesh gazit, kur sheh se nga cili drejtim vjen. A ka sadopak të drejtë Sali Berisha dhe Ilir Meta të flasin për kontroll mbi drejtësinë, kur kanë në duar, prej dy dekadash e gjysëm, skeptrin e pronarëve të vetëm dhe të padiskutueshëm të sistemit të kalbur dhe të superkorruptuar të drejtësisë shqiptare? A kanë sadopak të drejtë të thonë diçka për abuzim ndaj institucionit të akuzës, kur shkelën ligjin, në kohën kur ishin në pushtet, duke i ndaluar pikërisht kryeprokurorit të kohës, hetimet mbi 21 janarin?! A mund të mbrohet sot me kaq forcë dhe stoicizëm trashëgimia e paqenë e Adriatik Llallës në krye të prokurorisë, kur merita e tij e vetme ka qenë mbyllja, e jo hapja e çeshtjeve në ngarkim të politikës e biznesit.

Opozita e sotme po mbron veten duke mbrojtur në “kohë shtesë” Adriatik Llallën. Paneli që fillon në krahun e djathtë të sallës së Kuvendit e që mbaron në zyrat e Presidencës, po zhvillojnë betejën finale për t’i dhënë qysh në krye të herës një formë të shtrembër procesit të transformimit të drejtësisë shqiptare. Një procesi i cili, siç e kanë thënë qartë dhe prerë amerikanët dhe europianët, nuk mund të vijojë me Llallën në zyrë. Berisha dhe Meta po përdorin lidershipin e çoroditur të Lulzim Bashës, për të hedhur sa më shumë tym dhe për të krijuar sa më shumë destabilizim në rrugën ku po shkel reformimi i drejtësisë. Duke avancuar një axhendë thellësisht personale dhe krejt shpërfillëse ndaj nevojës urgjente të ndryshimeve të thella që duhen në drejtësinë shqiptare.

Kjo piskamë vaji që këndohet çdo ditë për fatin e Llallës është në fakt materializimi i frikës trevjeçare që PD e LSI kanë nga përmbysja e sistemit të vjetër klientelist të drejtësisë shqiptare. Prandaj Adriatik Llalla duhet të rrijë sa më gjatë në zyrë, edhe pse pa mandat dhe me një bilanc anonim që nuk i hyn në punë askujt. As atij vetë.

Tags: Berisha-Meta!garanciakryeprokurorLlallapaktit

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Rrëfimi i Batistutës/Nga rreziku për të prerë këmbët tek zgjedhjet e Sampaolit

Rrëfimi i Batistutës/Nga rreziku për të prerë këmbët tek zgjedhjet e Sampaolit

Hajdari: Adriatik Llalla uzurpoi Këshillin e Prokurorisë

Hajdari: Adriatik Llalla uzurpoi Këshillin e Prokurorisë

Historia Tahiri/Avokati: Letra s’ka vlerë juridike, e morëm nga sekretaria

Historia Tahiri/Avokati: Letra s’ka vlerë juridike, e morëm nga sekretaria







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm
Bota

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm

by mirseda
23:04 | 30/03/2026
0

Disa kryebashkiakë në Francë, të zgjedhur nga partia e djathtës ekstreme Tubimi Kombëtar, kanë hequr flamujt e...

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

22:03 | 30/03/2026
Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

21:57 | 30/03/2026
Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

21:40 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com