Manchester City dhe Liverpool dhuruan spektakël të enjten në mbrëmje në kryendeshjen e Premier League. Të dy skuadrat janë pretendente për tu shpallur kampion dhe një fitore e “Reds” do të krijonte një shkëputje komode, por ‘qytetarët’ e shfrytëzuan mjaft mirë faktorin fushë dhe arritën të dalin të fituar. Gjithsesi kjo ndeshje nuk kaloi pa kontestime nga Liverpool, të cilët pësuan humbjen e parë këtë sezon.
Bota ecën përpara dhe teknologjia avancon kjo ditë. Kjo bëri që Liverpool të mos festonte në minutën e 21’ golin e avantazhit. Një episod që të kujton atë moment mjaft të diskutueshëm në Botërorin e 1966-ës, ku Anglia fitoi përballë Gjermanisë perëndimore.
Goli i Hurst u akordua i rregullt nga arbitri i atij takimi edhe pse ai nuk e kishte kaluar vijën e linjës. Një debat që vazhdon deri në ditët e sotme. Por asokohe teknologjia nuk ishte e avancuar si në ditët e sotme, sistemi ‘line tecnology’ bëri të mundur që i njëjti gabim të mos përsëritej. Diferencën në këtë rast e bënë vetëm 11.7mm.
Aksioni ishte i tillë, ku Mane godet dhe mposht Ederson, por topi përplaset në shtyllë dhe kthehet sërish në lojë, ku Stone dhe portieri ngatërrohen për ta larguar topin. Ky i fundit shkon drejt portës dhe bie mbi vijën fatale, por Stone rikthehet për ta larguar. Festa ishte gati të shpërthente, por teknologjia nuk e aprovoi dhe në orën që mban arbitri në dorë shkruante ‘no goal’. Një gol që në rast se do të akordohej ndeshja do të merrte një tjetër rrjedhë dhe ndoshta Liverpool do të fitonte takimin.