Shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë ka votuar shqiptarin Talat Xhaferi, si kryetar të Kuvendit.
Menjëherë pas votimit, Xhaferi ka bërë betimin, ndërkohë karrigia e kreut të Kuvendit po mbahet e bllokuar nga deputetët e VMRO-së.
Ndërkaq, situata jashtë është mjaft e tensionuar.
Protestuesit e grupimit “Për Maqedoni të Bashkuar” kanë hyrë brenda godinës së Kuvendit, duke shprehur revoltën e tyre.