Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Lista Serbe në luftë për vota jo vetëm të pakicës serbe

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Lista Serbe në luftë për vota jo vetëm të pakicës serbe

“Lista Serbe nuk do të luftojë vetëm për interesat e popullit serb, por Lista Serbe do të luftojë edhe për interesat e goranëve, boshnjakëve, romëve dhe të gjithë njerëzve tjerë që kanë qëllim të mirë”. Kështu ka deklaruar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, më 15 janar, pasi që ka dorëzuar listën e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Duke u nisur pikërisht nga kjo deklaratë, Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive (PDS), e cila po mbështet nismën qytetare të opozitës për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë në zgjedhjet e ardhshme, thotë se Lista Serbe po përpiqet të “marrë” ulëset e rezervuara për komunitetet tjera pakicë në Kuvendin e Kosovës, duke u dhënë mbështetje subjekteve të caktuara politike të sapoformuara nga radhët e komuniteteve boshnjake, rome, ashkali dhe egjiptiane, si dhe gorane.

“Me 14 deputetë, Lista Serbe do të kishte dy të tretat e shumicës (të votave të komuniteteteve pakicë) dhe mund të jeni të sigurt që asnjë ligj nuk do të mund të kalonte”, thekson Rashiq.

Për miratimin e ligjeve të caktuara në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, është e domosdoshme mbështetja e dy të tretave të votave të komuniteteve pakicë.

Edhe Duda Balje nga Unioni Socialdemokrat (SDU) i boshnjakëve, e cila deri më tash ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës qe disa herë, thekson që periudhën e ardhshme do të arrihet “realizimi i planit të Listës Serbe, që përmes trupit të saj votues të ushtrojë ndikim dhe të vë nën kontroll disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë”.

“Numri i popullatës sonë që jeton këtu, nuk është aq i madh, kështu që me një numër të caktuar të votave, mund të ndikohet në marrjen e mandateve politike. Lista Serbe ka pasur rreth 10.000 vota më shumë se sa që i janë nevojitur dhe me ato vota tash po përpiqet që të ushtrojë ndikim”, theksoi Balje.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitin 2019, Lista Serbe kishte arritur fitore bindëse dhe me 53.861 vota të fituara, kishte marrë të dhjetë mandatet për deputetë, të cilat janë të rezervuara për komunitetin serb.

Balje thekson se menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve në fillim të janarit 2021, dy iniciativa qytetare u shfaqën nga radhët e komuniteteve boshnjake dhe rome, për të cilat ajo beson se punojnë për interesin e Listës Serbe.

Bëhet fjalë për Iniciativën qytetare “Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq” nga Mitrovica e Veriut, e cila është një nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për Iniciativën rome të Gazmend Salijeviqit nga Graçanica, gjithashtu komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

“Ata (Lista Serbe) i kanë përllogaritur saktë se mund t’i japin 3 deri në 4 mijë vota për këtë opsion boshnjak dhe një deri në dy mijë vota për nismën rome. Goranët, praktikisht i posedojnë tash e një kohë të caktuar. Mendoj që qëllimi është që të marrin dy të tretat e votave të pakicave, sepse kjo do të ishte fuqi e madhe në Kuvend”, thekson Duda Balje.

Deputeti i dritashëm i komunitetit goran, Adem Hoxha, ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, ndërkaq për një kohë ai kishte kryer detyrën e kryetarit të organit të përkohshëm komunal Gora, që funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë dhe që nga autoritetet e Kosovës konsiderohet si organ paralel.

Si shembull që ndërlidhet me deklaratat e saj, Duda Balje thekson që Adrijana Hoxhiq, një boshnjake nga Mitrovica e Veriut, në qeverinë e Ramush Haradinajt ishte emëruar në vendin e ministres për Administrimin e Pushtetit Lokal, ndonëse nga radhët e komunitetit boshnjak askush nuk e kishte propozuar për atë pozitë.

Hoxhiq kishte ardhur në atë pozitë pasi që ishte liruar prej detyrës Ivan Todosijeviq nga radhët e Listës Serbe.

Aktualisht, Adrijana Hoxhiq e kryen detyrën e nënkyetares së komunës së Mitrovicës së Veriut, në krye të së cilës është Millan Radojeviq nga Lista Serbe.

Megjithatë, Hoxhiq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, i ka demantuar ashpër të gjitha pretendimet se pas saj qëndron Lista Serbe.

“Jo, absolutisht nuk ekziston kurrfarë marrëveshje ndërmjet nismës sime, e cila do të merret me çështjet e bashkësisë boshnjake, dhe Listës Serbe. Nuk ekziston ai luks që një parti politike t’i ndihmojë një tjetre në një proces zgjedhor”, deklaron Hoxhiq.

Sipas saj, ajo tash e disa kohë po planifikon që të angazhohet në mënyrë të pavarur në nivelin qendror, sepse “përfaqësuesit e deritashëm boshnjakë kanë qenë shumë të ndarë”.

“Unë kam qenë në disa mbledhje, kur shënohej Dita e Boshnjakëve dhe kam qenë dëshmitare e akuzave të ndërsjella të partive. Kjo është arsyeja pse unë nuk i jam qasur asnjërës prej partive politike ekzistuese që merren me bashkësinë boshnjake. Kësaj here dëshiroj që unë të jem ajo që do të jetë e qasshme për bashkësinë boshnjake në luftën për themelimin e dy komunave me shumicë boshnjake”, thekson Hoxhiq.

Ajo rikujton se ka qenë në krye të Zyrës Adminsitrative të Qeverisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut dhe pas formimit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, në vitin 2013, ka vazhduar që të veprojë në nivelin lokal.

“Ne jemi shembull i mirë i bashkëjetesës. Kjo është ajo që dëshirojmë të bëjmë edhe në komunat tjera, që të ndajmë shembullin tonë, i cili mund të jetë i mirë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin”, thotë Hoxhiq.

Deri në publikimin e këtij teksti, Gazmend Salijeviq nga komuniteti rom, i cili deri më tash ka punuar në sektorin civil, nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se a qëndron pas subjektit të tij politik Lista Serbe, ashtu siç pretendojnë përfaqësuesit politikë të caktuar të komuniteteve joshumicë në Kosovë.

As Lista Serbe nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë.

Politologu Ramush Tahiri vlerëson se Lista Serbe nuk do të mund të kontrollojë komunitetet joserbe në Parlamentin e Kosovës, por se ajo do të kishte fuqi të mjaftueshme edhe me dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb.

“Nuk mund të ushtrohet pushtet nga hija. Votat mund të blihen më vonë, të manipulohet me to, por kështu, para zgjedhjeve, jo. Unë nuk shoh arsye për këtë”, konsideron Tahiri.

Ai thekson që për miratimin e ligjeve të caktuara në Kuvendin e Kosovës është e domosdoshme shumica prej dy të tretave të votave ng radhët e komuniteteve joshumicë, gjegjësisht 14 prej gjithsej 20 vendeve që janë të rezervuara për ta.

“Për këtë arsye, Aleksandar Vuçiq po insiston për 10 ulëset e deputetëve të rezervuara për komunitetin serb, sepse ai thotë që të tjerët mund të votojnë kundër interesave të serbëve”, thekson Tahiri.
Zgjedhjet e fundit në Kosovë janë mbajtur në tetor të vitit 2019, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Në muajin mars të vitit 2020, Qeverisë së Albin Kurtit i është votuar mocioni i mosbesimit.

Në atë kohë, Kosova nuk shkoi në zgjedhje të parakohshme, por deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për zgjedhjen e qeverisë me në krye Avdullah Hotin. Por, Gjykata Kushtetuese, më 25 dhjetor të vitit 2020, solli vendimin që zgjedhja e qeverisë nuk ishte në harmoni me Kushtetutën, për shkak të votës së Etem Arifit në zgjedhjen e qeverisë, i cili kishte dënim të formës së prerë nga gjykata, për shkak të keqpërdorimit të subvencioneve./REL/

TË LIDHURA

Policia greke arreston 33-vjeçarin shqiptar, akuzohet për dh*në ndaj ish-partneres
Rajoni

Policia greke arreston 33-vjeçarin shqiptar, akuzohet për dh*në ndaj ish-partneres

09:16 | 21/08/2025
Protestat në Serbi, studentët bllokojnë institucionet e drejtësisë
Rajoni

Protestat në Serbi, studentët bllokojnë institucionet e drejtësisë

12:27 | 19/08/2025
Radovan Vishkoviç jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska
Bota

Radovan Vishkoviç jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska

14:30 | 18/08/2025
Next Post
Agjencia e Sigurimit te Depozitave firmos marrëveshje me Bankën Credins

Agjencia e Sigurimit te Depozitave firmos marrëveshje me Bankën Credins

Pse nuk është aq e vështirë ‘’lufta’’ për ndryshim?

Pse nuk është aq e vështirë ‘’lufta’’ për ndryshim?

”Efektivi u përlesh me Klodian Rashën”/ Zbardhet dëshmia e kolegut të autorit

''U konfliktua me efektivin''/ Detaje të reja nga vrasja e Klodian Rashës

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

E RËNDË! I biri ia merr jetën grimieres së njohur
Bota

E RËNDË! I biri ia merr jetën grimieres së njohur

by mirseda
11:30 | 21/08/2025
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin televiziv dhe publikun amerikan. Renee Baldwin, 57 vjeç, artiste e njohur...

I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë

I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë

11:15 | 21/08/2025
Real Madrid rrezikon të humbasë sfidën në tavolinë ndaj Osasunës, shkak bëhet Mastantuono

Real Madrid rrezikon të humbasë sfidën në tavolinë ndaj Osasunës, shkak bëhet Mastantuono

10:48 | 21/08/2025
Tregtonte medikamente mjekësore të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë

Tregtonte medikamente mjekësore të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë

10:28 | 21/08/2025
Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua

Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua

10:03 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com