Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Lista Serbe: Bisedojmë me Thaçin, me kusht moskrijimin e ushtrisë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Lista Serbe: Bisedojmë me Thaçin, me kusht moskrijimin e ushtrisë

Lista Serbe nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj, në raport me nismën për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ka thënë për radion Evropa e Lirë, Branimir Stojanoviç, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Sipas tij, bisedimet për ushtrinë e Kosovës, të cilat i ka paralajmëruar presidenti Hashim Thaçi, nuk janë në interesin e serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura, për ne nuk është fare temë për bisedime dhe çdo diskutim për këtë çështje, për ne do të ishte vetëm humbje kohe”, tha Stojanoviç.

Ai tha, po ashtu, se mund të diskutohet me presidentin e Kosovës apo liderët e tjerë vendor, por, për ushtrinë nuk ka hapësirë për të arritur ndonjë përparim në negociata.

Nisma për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ka nënvizuar ai, u ka shërbyer liderëve kosovarë vetëm për nevoja të brendshme, ngase kjo temë, sipas tij, nuk ka si qëllim zgjidhjen e problemeve me të cilat po ballafaqohen sot qytetarët e vendit.

Pas bojkotit prej gjashtë muajve, Lista Serbe është kthyer në institucionet e Kosovës, duke ruajtur kështu postet ministrore në qeveri dhe mandatet e deputetëve në Kuvend.

Kthimin e deputetëve serbë e ka mirëpritur Qeveria e Kosovës, e cila ka paralajmëruar se tani mund të arrihen 80 votat e nevojshme në Kuvend, për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kushti i fundit i vënë nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave.

Por, Stojanoviç thotë se Lista Serbe nuk ka ende një qëndrim të prerë rreth demarkacionit, dhe ka kritikuar ata që llogarisin votat e serbëve, sa herë që bllokohet ndonjë vendimmarrje.

“Atëherë kur nuk ka mundësi që brenda deputetëve shqiptarë të arrihet shumica, fajësia hidhet te serbët. Por, siç nuk kemi qenë fajtor në të kaluarën nuk do të jemi as në të ardhmen”, ka thënë Stojanoviç.

Një çështje tjetër për të cilën Lista Serbe thotë se do të angazhohet është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
5 mënyra se si mund t’i përdorni xhinset e vjetra

5 mënyra se si mund t'i përdorni xhinset e vjetra

Metës, Ramës dhe Idrizit i ikin “peshqit e vegjël”, shkojnë tek Basha

Metës, Ramës dhe Idrizit i ikin "peshqit e vegjël", shkojnë tek Basha

Mendjerobëruarit modernë

Mendjerobëruarit modernë







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com