Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga burgu këtë të shtunë.
Lirimi i tij erdhi pas kërkesave të depozituara prej tij në bazë të ligjit, të cilat ishin regjistruar pranë organit përkatës.
Pas kërkesës së përsëritur të të pandehurit J.Ç., të regjistruar ditën e djeshme, i njëjti trup gjykues, sot më datë 21.02.2026, ka pranuar kërkesën e tij ndërsa pritet të bëhen publike detaje të tjera lidhur me masën e sigurisë apo kushtet e lirimit.















