Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Liqeni i Komanit, destinacioni i ri i agjencive turistike

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Liqeni i Komanit, destinacioni i ri i agjencive turistike

Kjo është koha kur turistët preferojnë të bëjnë një udhëtim përmes Liqenit të Komanit. I ndërtuar fillimisht si liqen artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit, ai  në vitin 2000 filloi të përdorej edhe për udhëtime ujore nga njëri vend në tjetrin, për të lidhur qytetin e Bajram Currit, Gjakovën me pjesën tjetër të vendit.

Më vonë, liqeni i Komanit ka filluar të nxisë edhe kureshtjen e vizitorëve turistik vendas e të huaj, pikërisht për faktin e bukurive natyrore dhe Monumenteve të Natyrës e historisë që gjenden në shtrirjen e brigjeve të tij.

Përgjatë tërë liqenit, nga Fierza e deri në Koman, në një udhëtim që zgjatë më pak se tre orë, vizitorët mund të mahniten me pamjet që ofrohen.

Udhëtimi me traget apo me ndonjë barkë më të vogël ofron kënaqësi të pa përshkruar, ndërsa atraksion në vete janë fshatrat e kësaj zone dhe grykat e disa lumenjve që derdhen në liqen.

Liqeni i Komanit është njëri ndër vendet më të bukura dhe që më së shumti i’a vlen të vizitohen në Shqipëri, për ujrat dhe natyrën e veçantë.

Ka disa  vite që organizohen  ture nëpër liqen dhe interesimi  rritet çdo ditë e më tepër, veçanërisht nga turistët e huaj, të cilët po mahniten me bukuritë që ofron ky udhëtim.

Lëvizjet turistike nëpër ujërat e Liqenit të Komanit vazhdojnë përgjatë gjithë vitit,  por sezoni i vërtetë turistik fillon nga maji deri në shtator, periudhë kur edhe klima është e përshtatshme.

Operatorët  turistikë  që operojnë në këtë liqen, e pranojnë se zona ka nevojë ende për shumë investime të tjera veç tragetit dhe disa varkave, që të  garantojnë turizëm të mirëfilltë. Përveç transporti,  në këtë zonë nuk ka ndonjë vend që ofron akomodim për turistët e interesuar.  Shpeshherë  turistët strehohen apo akomodohen në shtëpitë e banorëve rreth brigjeve të liqenit,duke përdorur dhe ushqimin e banorëve të zonës.

Për eksploratorët e natyrës dhe të historisë së zonës,të kulturës dhe të zakoneve,  shfrytëzohen për fjetje e strehim bujtinat e rralla të fshatrave buzë liqenit. Por, edhe në mungesë të kapaciteteve, zona e liqenit të Komanit duket të jetë mjaft atraktive për turistët.

 

Mundësia e kampingut në ndonjërin prej fshatrave të zonës, shëtitja nëpër pjesët e ndryshme të liqenit dhe ushqimi tradicional, tërësisht bio, duket se janë të mjaftueshme për kënaqësinë e tyre. Qëndrimi në këtë zonë është një aventurë e bukur dhe ja vlen të  provohet, shkruan ATA.

Një nga fshatrat që ia vlen të vizitohet apo të ngrihet një kamping i vogël është dhe fshati Berbull, një fshat me kulla të bukura dhe me një pozicion të mahnitshëm me pamje mbi liqen. Nga këtu mund të nisesh e të vizitosh lumin e Shalës,një vend i mahnitshëm  e përrallorë, me shpellat e tij apo lumi Daica, një vend i mrekullueshëm për qëndrim ditor dhe freskim.

Të mahnitur me pamjet përrallore të liqenit të Komanit janë shprehur shumë  turistë të huaj, të cilët lundrimin nga Fierza në Koman apo anasjelltas e kanë cilësuar si “udhëtimin në mes të fjordeve shqiptare”.

Përveç dy porteve në të dyja anët e liqenit, atij të Fierzës dhe të Komanit, liqeni si tërësi ofron edhe shumë vende tjera që vlen të vizitohen.

Në mesin e tyre vlen të vizitohen, Lumi i Shalës, Lumi i Daicës, Lumi i Berishës, Lumi i Gominës, Shpella e Shalës, Shpella e Kaurrit, Ishulli i Paqës, Përroi i Gjakut, si dhe fshatrat Svinë, Berbull, Zhub, Berishë, Nanbli, Temal, Toplane, Brise, Salcë, Palcë e të tjera.

Kemi hyrë në ditët e ngrohta të stinës ,bora ka shkrirë dhe gjethi ka çelur  e ka gjelbëruar ambientin në të dyja anët e rrjedhës së liqenit, turistët e parë stinorë kanë filluar udhëtimet e tyre drejt këtyre viseve me një natyrë dhe histori mahnitëse. Operatorët turistik janë futur në aktivitet të plotë. Ja vlen një fundjavë udhëtimi nëpër Liqenin e Komanit.

Tags: Bajram CurritGjakovënKoman

TË LIDHURA

Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës
Aktualitet

Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

10:36 | 24/02/2026
Gonzato takim me Baba Mondin: Të punojmë së bashku për tolerancën dhe integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Gonzato takim me Baba Mondin: Të punojmë së bashku për tolerancën dhe integrimin e Shqipërisë në BE

10:11 | 24/02/2026
Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate
Aktualitet

Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

09:32 | 17/02/2026
Next Post
Rama: Paga minimale 30 mijë lekë, për katër vite do i rrisim rrogat 40%

Rama: Paga minimale 30 mijë lekë, për katër vite do i rrisim rrogat 40%

Njihuni me superavionin më të madh në botë

Njihuni me superavionin më të madh në botë

Rama përcjell mesazhe të koduara: Kanë shumë për të humbur rrogëtarët shtetëror po nuk na votuan ne

Rama përcjell mesazhe të koduara: Kanë shumë për të humbur rrogëtarët shtetëror po nuk na votuan ne







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Librazhd-Prrenjas i bllokuar, ARRSH: Do ndërtohet rrugë alternative dhe prishet ura
Aktualitet

Librazhd-Prrenjas i bllokuar, ARRSH: Do ndërtohet rrugë alternative dhe prishet ura

by mirseda
18:13 | 24/02/2026
0

“Nga analiza e situatës, rezulton se shkaku kryesor është ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor dhe saturimi...

Spiropali të mërkurën në Prishtinë, takime me Kurtin e Osmanin dhe zyrtarë të tjerë të shtetit

Spiropali të mërkurën në Prishtinë, takime me Kurtin e Osmanin dhe zyrtarë të tjerë të shtetit

18:10 | 24/02/2026
Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare

Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare

18:06 | 24/02/2026
Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

17:49 | 24/02/2026
Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

17:45 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com