Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Lidhjet e drejtoreshave të Ballukut me biznesmenin Besnik Leskaj, ‘llokmat’ e mëdha të fituara në mënyrë të dyshimtë

4 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Lidhjet e drejtoreshave të Ballukut me biznesmenin Besnik Leskaj, ‘llokmat’ e mëdha të fituara në mënyrë të dyshimtë

Lidhjet e drejtoreve të Ballukut me biznesmenin Besnik Leskaj

Lidhjet e drejtorëve të z/kryeministres Balluku me biznesmenët më të fuqishëm në vend nuk janë një rastësi. Drejtoreshat në Ministrinë e Infrastrukturës, Erjola Muka dhe Irena Malolli rezultojnë të lidhura indirekt me biznesmenin Besnik Leskaj, që ka kontratë koncesioni me Ministrinë e Infrastrukturës dhe mund të përfitojë nga vendimet apo mund të monitorohet nga njësi të varura nga këto të fundit.

Prej gati 3 vitesh Erjola Muka është Drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe më përpara ka punuar administratore e kompanisë publike “Albpetrol” sh.a, po në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Ndërkohë bashkëshorti i saj, Redion Biba rezulton administrator i kompanisë “ABKONS” sh.p.k në pronësi të kompanisë “Blessed Investment” e biznesmenit Besnik Leskaj dhe Redjan Bashës.

Nga ana tjetër, prej shumë vitesh Irena Malolli është Drejtoreshë e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe rezulton bashkëshortja e Sokol Malollit. Ky i fundit ka qenë i punësuar pranë kompanisë “ABKONS” sh.p.k dhe si drejtor pranë kompanisë “IKONS”, edhe kjo në pronësi të Besnik Leskaj si aksioner kryesor dhe 25% të aksioneve në zotërim të Josif Gjanit.

Sipas avokatit Arben llangozi, çdo lloj veprimi apo kontrate që lidhet në dukje me konflikt interesi meriton një kallëzim penal.

“Konflikti i interesit në vetvete udhëzon dhe është krijuar si ligj për të udhëzuar institucionet ligjzbatuese për të filluar një hetim”, tha për “Vetting” avokati Llangozi.

Por Erjola Muka dhe Irena Malolli janë anëtare të shoqërisë publike Hekurudha Shqiptare Sh.a si përfaqësuese të Ministrisë ndërkohë që familjarët e tyre janë drejtues te kompanitë “ABKONS” dhe “IKONS” të biznesmenit Leskaj që ka aksione te koncesioni i hekurudhës.

Ajo që ngre dyshime për konflikte interesi me detyrën është kontrata koncesionare e fituar nga vëllezërit Leskaj dhe “ALB-STAR” për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e rrjetit të transportit hekurudhor në linjat Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport, ku zbulohet se kompania koncesionare ka shkelur kushtet e kontratës. Realizimi i kontratës ka ngelur mbrapa me afatet dhe kjo ka sjellë probleme, ku evidentohet se Ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga Balluku nuk ka ngritur grupin e Njësisë së Zbatimit të Projektit.

Sipas avokatit Arben Llangozi, konflikt interesi nuk është vetëm momenti i fitimit të një prokurorimi publik, por është edhe kur të gjithë zbatimin e një kontrate e cila në rastin konkret, sic e ka konstatuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit është një kontratë e cila nuk është zbatuar plotësisht.

Kjo kontratë, ashtu si edhe kontratat për dy parqet fotovoltaike të vëllezërve Leskaj, që po ndërtohen në zonën e Semanit në Fier janë firmosur dhe monitorohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas auditit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në Ministrinë e Infrastrukturës të treja këto kontrata kanë patur probleme me zbatimin dhe dokumentet duke ngritur dyshime për favorizim nga institucioni që drejtohet nga Belinda Balluku.

Në mars 2023, Fondi Green for Growth (GGF), i cili mbështetet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bashkimi Europian dhe Banka Gjermane e Frankfurit KFË miratoi një hua prej 28 milionë eurosh për ndërtimin dhe funksionimin e termocentralit diellor SPV Blue 1 në Fier, duke financuar 75% të projektit. Në qershor 2023, Enti Rregullator miratoi kalimin e pasurive të paluajtshme të kompanisë “SPV Blue 1” në favor të fondit “Green for Growth”.

Në Seman, kompanitë e vëllezërve Leskaj kanë përfituar sipërfaqe të mëdha toke për zhvillimin e këtyre projekteve, por Besnik Leskaj rezulton bashkëshorti i Ledia Totaj, e cila deri në nëntor 2023 për gati 7 vite ka qenë zyrtare e lartë si drejtuese e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Përfitimi i lejeve për parqet fotovoltaike apo edhe për zona të caktuara ka ngritur pikëpyetje për favorizime pasi ka qenë vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka konstatuar probleme me kontratat për parqet fotovoltaike.

Nga ana tjetër, duke qenë se Besnik Leskaj është person i lidhur me Ledia Totaj, automatikisht është subjekt i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Sipas avokatit Redi Ramaj, personi i lidhur në kuptimin që i jep ligji për deklarimin e pasurive, raporton njësoj dhe deklaron njësoj si personi i cili është subjekti deklarues.

“Tregon të dhënat e pasurisë, lidhjet e tij me biznesin, çfarë gjeneron në vitin në të cilin po deklaron, pra çfarë pasurie ka gjeneruar”, u shpreh avokati Ramaj.

TË LIDHURA

Rrëzohet nga “Jet Ski” te Shkëmbi i Kavajës, plagoset rëndë turist belg
Aktualitet

Rrëzohet nga “Jet Ski” te Shkëmbi i Kavajës, plagoset rëndë turist belg

08:19 | 16/06/2025
Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Next Post
Tendera në ARRSH e KESH, Besnik Leskaj me kompani në offshore, zbulohet “guacka” në parajsat fiskale

Tendera në ARRSH e KESH, Besnik Leskaj me kompani në offshore, zbulohet “guacka” në parajsat fiskale

Futbollisti më i mirë në botë, “Fenomeni”: Nuk do thoja emrin e Ronaldos

Futbollisti më i mirë në botë, “Fenomeni”: Nuk do thoja emrin e Ronaldos

Ngjarje e rëndë në Vlorë, punonjësi i ‘Ilirian Guard’ dhunohet brutalisht

Ngjarje e rëndë në Vlorë, punonjësi i ‘Ilirian Guard’ dhunohet brutalisht

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Rrëzohet nga “Jet Ski” te Shkëmbi i Kavajës, plagoset rëndë turist belg
Aktualitet

Rrëzohet nga “Jet Ski” te Shkëmbi i Kavajës, plagoset rëndë turist belg

by mirseda
08:19 | 16/06/2025
0

Një turist belg është plagosur rëndë mbrëmjen e së dielës në plazhi e Durrësi pasi është aksidentuar...

Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pa asnjë diskutim

Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pa asnjë diskutim

08:16 | 16/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 16 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 16 qershor 2025

08:12 | 16/06/2025
Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com