Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Liderët evropianë ironizuan Trump”, batuta e Ramës në Kopenhagen “pushton” mediat ndërkombëtare

5 muaj ago
in Politikë
“Liderët evropianë ironizuan Trump”, batuta e Ramës në Kopenhagen “pushton” mediat ndërkombëtare

Një batutë me nota ironike e kryeministrit Edi Rama, në margjinat e takimit të Komunitetit Politik Europian të zhvilluar në Kopenhagen, ka tërhequr vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare si The Telegraph, Newsweek dhe MSNBC.

Gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Rama ironizoi një deklaratë të përsëritur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili në disa dalje publike ka pretenduar se kishte ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, një konflikt që nuk ka ekzistuar kurrë.

“Duhet të na përgëzosh mua dhe Aliyevin. Trump i ka dhënë fund konfliktit midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, i tha Rama Macronit, duke shkaktuar të qeshura dhe buzëqeshje mes liderëve të pranishëm.

/ E përditshmja britanike The Telegraph raportoi se liderët e Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, në prani të Macron, u panë duke ironizuar ngatërrimin e përsëritur të Trump, i cili ka deklaruar se ka ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje midis dy vendeve, duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë. Media britanike theksoi se ky ngatërrim është kthyer në burim zbavitjeje mes udhëheqësve botërorë.

Edhe Newsweek publikoi videon e momentit, duke theksuar se liderët evropianë bënë shaka për lapsusin e Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka ngatërruar vendet dhe konfliktet.

Sipas Newsweek, Rama me shaka e qorton Macronin pse nuk i ka përgëzuar për paqen, ndërsa shton me ironi se “vendet punuan shumë fort për marrëveshjen”. Revista amerikane kujton se Trump kishte ndërmjetësuar një marrëveshje reale paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në gushtin e kaluar, por më pas ka përmendur publikisht edhe një “marrëveshje” mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit – një gabim që i ka kushtuar kritika e tallje.

Në një qasje më kritike, MSNBC shkruan se Trump ka tendencën të ekzagjerojë arritjet e tij në politikën e jashtme, duke marrë merita edhe për konflikte që nuk kanë ekzistuar kurrë.

Media amerikane përmend se Trump ka ngatërruar disa herë Shqipërinë me Armeninë dhe ka folur për një “konflikt imagjinar” mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Sipas MSNBC, batuta e Ramës në Kopenhagen ishte një reagim diplomatik dhe satirik ndaj këtij ngatërrimi, që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së liderëve europianë.

“Realiteti është se Trump ka treguar luftëra që nuk kanë ndodhur kurrë… duke përfshirë edhe një luftë mes Kamboxhias dhe Armenisë,” shkruan MSNBC, ndërsa nënvizon se konfuzioni i Trump është kthyer në objekt humori në skenën ndërkombëtare.

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme
Politikë

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Spiropali takon Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për zgjerimin e BE
Politikë

Spiropali takon Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për zgjerimin e BE

17:51 | 14/02/2026
Next Post
Zelenski: Sa më pak lidhje me Rusinë, aq më e sigurt jeta në Evropë

Zelenski: Sa më pak lidhje me Rusinë, aq më e sigurt jeta në Evropë

Transporti publik i ikën bashkive, do administrohet nga shteti

Transporti publik i ikën bashkive, do administrohet nga shteti

Orban mban “peng” samitet e BE-së, vetot e Hungarisë bllokojnë ndihmën për Ukrainën

Orban mban “peng” samitet e BE-së, vetot e Hungarisë bllokojnë ndihmën për Ukrainën







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com