Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Liderët e BE-së ende të ndarë për emigracionin

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Liderët e BE-së ende të ndarë për emigracionin

Udhëheqësit evropianë nuk arritën të kapërcenin mosmarrëveshjet e hidhura për emigracionin gjatë një mini-takimi në Bruksel të dielën. Kjo ka ulur shanset që ata të arrijnë ndonjë marrëveshje të rëndësishme për menaxhimin e fluksit të vazhdueshëm të imigrantëve ekonomikë dhe azilkërkuesve në një takim të gjerë që do të mbahet nga fundi i kësaj jave.

Megjithatë, disa udhëheqës përmendën përparim modest në disa çështje, përfshi një plan për të ngritur qendra të pritjes së migrantëve që mbështetet nga Fraca dhe Spanja, ndërkohë që Italia bëri thirrje për reformim gjithpërfshirës të sistemit aktual të Bashkimit Evropian për migracionin.

“Mendoj se ishte më mirë nga sa pritej, ka patur njëfarë progresi që është arritur”,tha Kryeministri Joseph Muscat i Maltës, duke i bërë jehonë një deklarate të ngjashme nga homologu i Spanjës, ndërsa të dy patën shkëmbime të sinqerta në takimet e pasdites.

Presidenti Emmanuel Macron i Francës tha se udhëheqësit diskutuan për bashkëpunim më të ngushtë me vendet që nuk janë anëtare të bllokut, si vendet tranzite, për menaxhimin e fluksit të migrantëve, si dhe lëvizjeve dytësore të migrantëve brenda Bashkimit Evropian.

“Ne duhet të përmirësojmë funksionet e brendëshme për të patur një qasje që mbi gjithçka të jetë pragmatike, efikase, që lufton imigracionin e paligjshëm por që nuk del mbi parimet tona”, tha zoti Macron, duke përshkruar atë që ai e pa si një konsensus të arritur gjatë takimit.

Megjithatë, plani për një marrëveshje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse duket i paarritshmëm ndërsa takimi çaloi që nga fillimi, si rezultat i bojkotimit nga vendet e Evropës Lindore që kanë treguar pakënaqësi të thellë ndaj presionit për të pranuar më shumë azilkërkues.

Qendrimi i tyre, që ndahet edhe nga Austria, bie ndesh me një plan prej shumë pikash të paraqitur nga Kryeministri Guiseppe Conte i Italisë të dielën, plan që do të rriste përgjegjësinë për të gjitha vendet e BE-së në trajtimin e imigrantëve, përfshi trajtimin e kërkesave për azil të atyre që mbërrijnë në brigjet italiane dhe vendeve të tjera evropiane.

“Në këtë moment, e vetmja gjë që mund të bëhet është hedhja e bazës së asaj që mund të duket si konsensus në të ardhmen”,tha Marie de Somer, eksperte migracioni me Qendrën e Politikave Evropiane me qendër në Bruksel. “Ndarjet janë tepër të thella për arritjen e një konsensusi brenda disa ditëve”, u shpreh ajo.

Migrantët e bllokuar

Takimi ndodhi ndërsa ka njoftime për migrantë të bllokuar në det, disa në varka të vjetra pranë brigjeve libiane dhe në anije të tjera humanitare shpëtimi që deri tani nuk kanë mundur të sigurojnë hyrje në një port evropian.

Një anketë e fundit tregon se migracioni është në krye të shqetësimeve evropiane, edhe pse numri i migrantëve drejt porteve evropiane ka rënë gjatë muajve të fundit me vetëm 41 mijë këtë vit, krahasuar me 1.2 milion në vitin 2015.

“Kriza e tanishme nuk është krizë migracioni, nuk është krizë e numrave, është krizë politike”, tha zonja Somer.

Rreziqet politike në të vërtetë janë të larta në bllokun 28 anëtarësh ku ndjenjat kundër migrantëve kanë sjellë populistët në pushtet në Itali, Austri dhe Hungari dhe kanë ndikuar në formësimin e rezultatit të referendumit për Brexit në vitin 2016.

Më së shumti mund të jetë duke rrezikuar Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë, e cila ka marrë pjesën më të madhe të azilkërkuesve. Ajo përballet me një presion të madh për arritjen këtë javë të një marrëveshje evropiane për migracionin që ndan më mirë barrën, ose rrezikon rënien e mundshme të koalicionit të saj qeverisës.

Zonja Merkel u largua duke thënë se gjatë takimit pati “shumë vullnet të mirë” dhe se pjesmarrësit u pajtuan për të shtrënguar kufinjtë e jashtëm dhe për të ndarë barrën e migracionit mes të gjitha vendeve.

Progresi i së dielës mbi lëvizjet “dytësore” të migracionit, përfshi ata që mbërrijnë në Gjermani, mund të ndihmojë të lehtësojë presionin politik me të cilin përballet zonja Merkel. Ministri i saj i brendshëm, Horst Seehofer ka kërcënuar të kthejë mbrapsht migrantët nëse udhëheqësit e BE-së dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje për prurjet.

Mbështetje në takim pati edhe plani për të ekzaminuar në Afrikën Veriore dhe në Ballkan emigrantët nga Afrika që shkojnë në Evropë, një ide që ka ngjallur shqetësim për të drejtat e migrantëve, kryesisht pas marrëveshjes për migrimin me Turqinë në vitin 2016.

Organizata “Amnesty Internatioanal” i ka cilësuar qendrat e tilla pritëse si “platforma ankorimi për refugjatët dhe azilkërkuesit”, duke e quajtur krijimin e tyre “të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm”.

Analistja De Somer e quajti shqetësuese “hedhjen e ideve për qendra pritëse kur vendet e bllokut kanë vështirësi për gjetjen e zgjidhjeve dhe kompromisit. Në vend që të shikojnë nga brenda, ato shohin nga jashë”.

Nuk ka ndryshim të qasjes

Shanset ishin të vogla që takimi i së dielës të sillte ndryshim të qasjes së problemit, kryesisht pasi katët vende të Evropës lindore, Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia, njoftuan se do ta bojkotonin takimin. Së bashku me Austrinë, të katër vendet kundërshtojnë fuqishëm kuotat e emigrantëve që përcaktojnë marrjen nga këto vende të më shumë migrantëve. Këto vende theksojnë rreziqet e sigurisë.

Aktualisht, vendet e Mesdheut në linjat e frontit, kryesisht Italia dhe Greqia po ndeshen me shumicën e të sapo ardhurve dhe me kërkesat e tyre për të kërkuar azil kryesisht në vendet e Mesdheut perëndimor dhe shtetet e pasura në veri të Evropës. Në vitin 2017, përshembull Gjermania mori afro çerek milion kërkesa për statusin e refugjatit dhe Italia afro 130 mijë, krahasuar me vetëm 5 mijë për Poloninë.

Analistja De Somer beson se mund të bëhen përparime të ngadalshme për krijimin e një plani evropian për migracionin. Për shembull, kërcënimi se do t’i jepet fund sistemit Shengen, për t’u mbushur mendjen vendeve të Evropës lindore që të pranojnë më shumë migrantë.

“Ndoshta përspektiva e humbjes së sistemit Shengen mund të ndikojë në ndryshimin e gjërave në të ardhmen e afërt”, thotë ajo.

Nga ana e tij, Macron ka bërë thirrje për sanksione kundër shteteve që refuzojnë të pranojnë migrantë, një qëndrim që ka ngjallur zemërim nga qeveria e re italiane dhe ka të ngjarë të mos pranohet as nga vendet e Evropës lindore.

Diferencat kanë marrë nuanca personale në disa raste; për shembull, ministri i brendshëm italian i vijës së ashpër, Matteo Salvini, kohët e fundit e quajti zotin Macron, arrogant.

“Franca nuk do të pranojë mësime nga askush”, ishte reagimi i zotit Macron, duke theksuar se vendi i tij renditet i dyti këtë vit bazuar në kërkesat për azil.

Ndërkohë, migrantët vazhduan të dominojnë lajmet të dielën në Evropë, ndërsa një anije humanitare mbeti e bllokuar në detë në kërkim të brigjeve për ankorim. Italia nuk pranoi kërkesën për të shpëtuar disa varka me migrantë në rrezik, duke ua kaluar barrën rojeve bregdetare të Libisë, shkruan voa. Në fillim të muajit, Italia refuzoi të pranonte një anije tjetër shpëtimi me migrantë, Aquarius. Përfundimisht, anija u ankorua në portin spanjoll, Valencia.

TË LIDHURA

Pas thirrjes së Trump për ndalimin e akuzave, Netanyahu kërkon pauzë nga drejtësia
Bota

Pas thirrjes së Trump për ndalimin e akuzave, Netanyahu kërkon pauzë nga drejtësia

17:54 | 26/06/2025
SHBA publikon pamjet e bombave bunkerë-shpërthyes që u hodhën ndaj Iranit javën e kaluar
Bota

SHBA publikon pamjet e bombave bunkerë-shpërthyes që u hodhën ndaj Iranit javën e kaluar

17:35 | 26/06/2025
Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

16:39 | 26/06/2025
Next Post
Zbulohet letra/Kur Enver Hoxha uronte Brazilin për Botërorin

Zbulohet letra/Kur Enver Hoxha uronte Brazilin për Botërorin

Nga barkëbosh dikur, në agallarë sot!

Nga barkëbosh dikur, në agallarë sot!

Toyota me 3.4 milionë euro/PD akuzon Ballën: Ti je garanti për hyrjen e tyre në Shqipëri

Toyota me 3.4 milionë euro/PD akuzon Ballën: Ti je garanti për hyrjen e tyre në Shqipëri

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump për ndalimin e akuzave, Netanyahu kërkon pauzë nga drejtësia
Bota

Pas thirrjes së Trump për ndalimin e akuzave, Netanyahu kërkon pauzë nga drejtësia

by mirseda
17:54 | 26/06/2025
0

Benjamin Netanyahu thuhet se ka kërkuar një pushim dyjavor në gjyqin e tij të gjatë për korrupsion,...

Zjarr i madh përfshin një objekt në Ulqin

Zjarr i madh përfshin një objekt në Ulqin

17:39 | 26/06/2025
SHBA publikon pamjet e bombave bunkerë-shpërthyes që u hodhën ndaj Iranit javën e kaluar

SHBA publikon pamjet e bombave bunkerë-shpërthyes që u hodhën ndaj Iranit javën e kaluar

17:35 | 26/06/2025
Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (FOTO)

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (FOTO)

17:20 | 26/06/2025
‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

17:17 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com