Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Lëvizjet anarkiste që po rrënojnë Greqinë  

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Lëvizjet anarkiste që po rrënojnë Greqinë  

Nga Alexander Clapp, “Foreign Policy”/Që nga fillimi i masave shtrënguese financiare në vitin 2010, Athina është bërë një vend jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Dhuna varion nga grupimet e armatosura të Agimit të Artë, që rrahin fizikisht emigrantët, nga lagjet e shtresës së mesme, deri tek letra shpërthyese që lëndoi lehtë ish-kryeministrin Lucas Papademos majin e vitit të kaluar.

Por ngritja e grupit anarkist “Rouvikonas”, termi në greqisht për “Rubikon”, paraqet diçka tjetër – një linjë pothuajse plot komplote në dramën që po bëhet më e vështirë, dhe që përfaqëson jetën ekonomike dhe politike e Greqisë.

Gjatë 4 viteve të fundit, dhe me më shumë egërsi në 6 muajt e fundit, “Rouvikonas” ka pushtuar titujt e mediave kryesore greke, dhe ka “folur” me sulmet e saj, shumë prej të cilave janë filmuar dhe hedhur në internet brenda një ore nga ngjarja, dhe pastaj fshirë, përpara se policia të ketë ndonjë shans për identifikimin e saktë të fajtorëve.

Dukuria e çuditshme që përfaqëson “Rouvikonas”, nuk flet aq shumë për dëshpërimin e shoqërisë greke nën recesion ekonomik dhe masat e kursimit – kjo ka qenë e dukshme për pjesën më të mirë të një dekade– sesa e lidhur me dështimin e parisë politike tradicionale greke për të ofruar çfarëdolloj zgjidhjeje ndaj problemeve të rënda të vendit.

Grupi u bashkua në fund të vitit 2013, me 6 anëtarë themelues. “E nisëm filluam si një asamble që mbronte të burgosurit politikë, kryesisht të akuzuar për trazira”- thotë një nga të gjashtët, një barist i quajtur Thanas në “Vox”, një bar në lagjen athinase Eksarkia, ku grupi mblidhet çdo javë për të koordinuar sulmet e tij të ardhshme .

“Por shumë shpejt pamë kufizimet e asaj forme të protestës masive. Ndaj, vendosëm se kishim nevojë të sulmonim shtetin në një mënyrë më kirurgjikale”- shton ai.

Bindja e “Rouvikonas”, ishte se Greqia e kaloi “Rubikonin” e saj kur nënshkroi marrëveshjen e dytë të shpëtimit me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar në marsin e vitit 2012, duke dyfishuar shumën e një programi të kursimit ekonomik, që ka qenë vazhdimisht shkatërrues për shoqërisë greke.

Pretendimi i “Rouvikonas” nuk është se sistemi politik grek është i kalbur në vetvete. Ata këmbëngulin se ai ka qenë një mashtrim gjatë gjithë kohës. 

Zgjedhjet? Ato kanë sukses vetëm në zëvendësimin e një grupi elitash me disa të tjera. Demonstratat në rrugë? Ato vlejnë për aq kohë sa nuk “pronësohen” nga të njëjtat grupime të elitave.

Grupi anakist ka sot rreth 60 anëtarë. Bastisjet e grupit, që më herët ndodhnin një herë në muaj, tani ndodhin gati çdo javë, kryesisht për shkak se shteti që ata synojnë të provokojnë, ka bërë minimumin e nevojshëm për të ndaluar grupin.

“Rouvikonas”, ndjek një traditë të gjatë të anarkizmit në Athinë që nga vitet 1970. Por grupi përdor edhe metoda të reja. Banda të tjera anarkistësh, veprojnë nën fshehtësi. Anëtarësia është e kufizuar. Ata nuk marrin shpesh përgjegjësi për sulmet e tyre, të cilat përfshijnë shkatërrimin e bankomateve me kokteje artizanalë Molotov, dhe rrëmbimin e pjesëtarëve të elitave politike dhe ekonomike.

Përkundrazi, shumica e akteve të dhunshme të “Rouvikonas”, është e kufizuar tek aktet vandale – hedhja e fletëpalosjeve, zënia për disa momente e ndërtesave qeveritare – në mënyrë që policia të ketë vështirësi në ngritjen e akuzave. Për të parandaluar që anëtarët e saj të shkojnë në burg, “Rouvikonas” i ndryshon sulmuesit nga java në javë, duke siguruar që ata që janë në liri me kusht, të mos kenë shanse të kapen nga policia.

Ndryshe nga grupet e tjera anarkiste, Rouvikonas synon të shndërrohet në një forcë me një rëndësi të përditshme në rrugët e Athinës. Anëtarët e organizatës, shpesh nuk kanë një sfond të dukshëm anarkist. Shumë prej tyre janë rritur në familjet e klasës së mesme, dhe janë arsimuar në shkollat ​​private në rrethinat e veriut të Athinës.

Shumë prej tyre janë të moshës së mesme. Sipas grupit, kriza në Greqi daton që në vitet 1980, kur partia e qendrës së majtë PASOK, hyri në pushtet vetëm për të dyfishuar klientelizmin e paraardhësve të saj të qendrës së djathtë.

Tani partia e majtë Syriza, e ka dyfishuar programin e kursimit  financiare– duke mos thënë asgjë për korrupsionin dhe klientelizmin –edhe pse kur ngjit në pushtet duke pretenduar se do të anulonte plane të tilla.

Në përpjekjen e saj për të kënaqur bazën e saj politike, duke u dhënë para pensionistëve dhe të rinjve të papunë, Syriza është detyruar të kërkojë më tepër para nga ata që mbeten nga klasa e mesme e Greqisë, nëpërmjet mbledhjes më efikase të taksave, dhe sekuestrimit e apartamenteve në Athinë.

Efekti kurioz, ka qenë krijimi i një klase të zemëruar, që pretendojnë se përfaqësojnë tashmë anarkistët e “Rouvikonas”. Grupi ka sulmuar shpesh zyrat e tatim-taksave, përmbarimit, por edhe ambasadën spanjolle, atë saudite, arkën e financës në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, zyrat e Turkish Airlines, vilën e ambasadorit gjerman, dhe inspektorët e borxhit nga BE, FMN, dhe Banka Qendrore Evropiane që qëndrojnë në Hotel Hilton në qendër të Athinës.

“Rouvikonas” ka gjithashtu edhe prirje humanitare, duke shpërndarë ilaçe falas për qytetarët e varfër, përpiqet të strehojë refugjatët, duke zënë me forcë ndërtesat e braktisura në qendër të Athinës, dhe duke mos lejuar hyrjen e policisë.

Por karakteristika më dalluese e “Rouvikonas”, është mënyra se si angazhohet aktivisht me pjesën tjetër të shoqërisë greke. Grupi poston videot e sulmeve të saj në internet, bashkë me komentet.

“Njerëzit duhet të ndalojnë të ankohen për problemet e tyre, dhe të marrin në konsideratë bashkimin me ne”- thotë Giorgos Kalaitzidis, një nga themeluesit e parë të grupimit. Ekzistojnë disa teori se pse Rouvikonitët, nuk janë burgosur ende si organizatë.

Një teori është se grupi ka dalë përtej kufijve ligjorë duke iu afruar vijës së asaj që përbën një vepër të dënueshme, por pa e kaluar atë në mënyrë bindëse. Teoria tjetër është se kryeministri Alexis Tsipras e mbron në mënyrë aktive këtë grup nga goditja e policisë.

Popullariteti i “Rouvikonas”, ka përfshirë të njëjtat qarqe universitare që formojnë shtyllën e lëvizjes rinore të Syriza-s, prandaj paraqet për Tsipras një mundësi të pazakontë.

Në publik, ai mund të fitojë mbështetjen e shoqërisë greke duke e denoncuar “Rouvikonas”. Në praktikë, ai mund t’i bëjë thirrje një pjesë te bazës së tij, duke e lejuar grupin të kryejë aktivitetet e tij guerrilase në rrugë praktikisht pa asnjë pengesë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: anarkisteGreqinëLëvizjetrrënojnë

TË LIDHURA

Po transportonte 9 kg kokainë nga Zvicra në Itali
Rajoni

Po transportonte 9 kg kokainë nga Zvicra në Itali

18:18 | 30/05/2025
“‘Çmendet’ moti: Përmbytjet pushtojnë rrugët”
Bota

“‘Çmendet’ moti: Përmbytjet pushtojnë rrugët”

16:10 | 30/05/2025
Rusia e akuzoi se po furnizon me armë Ukrainën, përgjigjet Serbia
Rajoni

Rusia e akuzoi se po furnizon me armë Ukrainën, përgjigjet Serbia

12:05 | 30/05/2025
Next Post
Shqipëria në 10 destinationet turistike të paragjykuara

Shqipëria në 10 destinationet turistike të paragjykuara

OBSH jep alarmin: Rritje e frikshme e rasteve të fruthit në Evropë

OBSH jep alarmin: Rritje e frikshme e rasteve të fruthit në Evropë

OKB bën deklarata boshe, fëmijë të vrarë e gjakosur. Krime barbare në Siri

OKB bën deklarata boshe, fëmijë të vrarë e gjakosur. Krime barbare në Siri

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com