Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Letra prekëse e kryetarit të Bashkisë: Z.Ceferin, mos e shkatërro kulturën dhe historinë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Letra prekëse e kryetarit të Bashkisë: Z.Ceferin, mos e shkatërro kulturën dhe historinë

Tubimi i qytetarëve të Korçës dhe peticioni i firmosur prej tyre për të mos u dënuar Skënderbeu që iu drejtua UEFA-s, i është bashkëngjitur edhe një letër e kryetarit të Bashkisë. Sotiraq Filo ka njoftuar se i ka drejtuar një letër UEFA-s dhe presidentit të saj Alexandër Ceferin, ku i kërkon ‘të mos vrasë shpresën dhe besimin e ringjallur të një kombi të tërë për futbollin’!

Ja letra e Sotiraq Filos, drejtuar presidentit të UEFA-s, Ceferin:

I nderuar president i UEFA, Mr. Čeferin,

Duke marë shkas nga situata e fundit e krijuar për Skënderbeun, ekipin e qytetit që kam fatin të jem kryebashkiak, po ju drejtohem me këtë letër.

Në respekt të punës suaj dhe parimeve për sport të pastër dhe cilësor, por dhe në vlerësim të fakteve dhe historisë të një qyteti si Korça dhe të një ekipi si Skënderbeu, do të ndihesha i respektuar nëse do të konsideronit atë çfarë parashtroj në këtë letër, në mbështetje të ekipit të qytetit tim të dashur.

Korça, nuk është vetëm lokaliteti që kam fatin të drejtoj, por një vlerë e çmuar për Shqipërinë.

Një qytet i bukur dhe plot jetë, në juglindje të vendit tim, me vlera të spikatura në kulturë dhe histori.

Korça, qyteti universitar dhe i së parës shkollë shqipe, ndër vite ka nxjerrë shumë njerëz të ditur, të edukuar, të shquar dhe atdhetarë, që sot janë pjesë e historisë së kombit shqiptar.

Shumë korçarë, emigruan herët në Amerikë, por edhe shumë atdhetarë e intelektualë më herët, në Ballkan dhe perëndim, duke e bërë Korçën, dritaren e parë të hapjes së Shqipërisë drejt qytetërimit dhe modelin e parë të zhvillimit europian të Shqipërisë..

Skenderbeu i Korçës, është gjithashtu ekipi që i hapi rrugën europiane futbollit shqiptar.

Ekipi, gjashtë herë kampion i Shqipërisë, vendit me histori të re futbolli, nuk është thjesht një vlerë lokale e Korçës, por emblemë kombëtare e ringjalljes së shpresës dhe besimit të njerëzve të një vendi të vogël, në një rrugë të re zhvillimi.

Edhe prej ekipit të Skënderbeut, sot shqiptarët besojnë më shumë, se mund t’ia dalin për tu bërë pjesë e Europës dhe vlerave të saj.

Duke marrë shkas nga sukseset e skuadrës sonë, si edhe nga mbështetja masive që ekipi ka pasur nga çdo banor i qytetit, bashkia që unë drejtoj, ka orientuar një program të tërë zhvillimi me sportin në qendër, veçanërisht futbollin.

Futbolli për Korçën tashmë nuk është vetëm Skënderbeu, por një strategji e plotë zhvillimi frymëzuar nga Skënderbeu dhe arritjet e tij.

Investimi për Zonën Sportive pranë stadiumit Skënderbeu, një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Ballkan, terrene e fusha sportive pranë çdo shkolle e njësie banimi, po e transformojnë Korçën në një qytet sportiv.

Ka çdo ditë e më shumë, një interes të madh, nga të rritur e fëmijë, për tu marrë me sport dhe për të qenë pjesë e ekipeve dhe organizimeve të tjera tashmë të konsoliduara në Korçë.

Dhe merita për këtë frymë të ringjallur, të dashurisë për sportin dhe të jetuarin shëndetshëm nëpërmjet sportit, i takon padyshim sukseseve dhe krenarisë që na zgjoi të gjithëve ekipi i Skënderbeut me arritjet e tij.

Sporti duhet të jetë i pastër dhe unë besoj fort tek vlerat dhe drejtësia e UEFA.

Besoj gjithashtu, se në procesin e vlerësimit të drejtë dhe frymës mbështetëse për sportin dhe modelet frymëzuese, do të vlejë dhe ajo çka Skënderbeu përfaqëson për Korçën dhe Shqipërinë: një dritare të sapoçelur!

Lutem mos e mbyllni dhe mos vrisni shpresën dhe besimin e ringjallur të një kombi të tërë për futbollin!

Me respekt
Kryetari i Bashkisë Korçë
Sotiraq Filo

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Next Post
“Lufta në Siri, ferri mbi Tokë ”; OKB kërkon armëpushim të menjëhershëm

“Lufta në Siri, ferri mbi Tokë ”; OKB kërkon armëpushim të menjëhershëm

Astrit Patozi: PD në zhytje të thellë, Basha merret me lojëra

Astrit Patozi: PD në zhytje të thellë, Basha merret me lojëra

Foto/Greqia “sulmon” me tank Turqinë

Foto/Greqia “sulmon” me tank Turqinë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com