Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Letra prekëse e ish-futbollistit të Kombëtares: Jetoj me pension 170 euro

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Letra prekëse e ish-futbollistit të Kombëtares: Jetoj me pension 170 euro

Legjenda korçare e futbollit, Teodor Vaso ka rrëfyer vështirësitë e tij në jetë, teksa jeton me një pension prej vetëm 170 eurosh.

Në një postim në Facebook, ish-lojtari i Kombëtares ka bërë publike një letër të hapur ku flet për padrejtësitë që janë bërë ndaj tij ndër vite.

Ai shprehet se ka shkuar të dorëzojë dokumentet për të fituar një pension të vecantë, por është shpërfillur nga kryetarja e Qarkut të Korçës, Irena Nika.

Letra e plotë nga Teodor Vaso:

Të nderuar dashamirësit e mi, të nderuar qytetarë dhe sportdashës. Jam i detyruar që pas shumë vitesh t’iu paraqes ju për njohje ndodhitë dhe problemet e mëposhtëme. Jetoj me pension 170 euro, sepse në vitin 1996 si arsimtar me shkollë të lartë, më pushuan nga puna pa asnjë motivacion dhe pensioni më doli më i ulët se koleget e mi trajnerë dhe mësues. Bej të ditur që jam i vetmi në Shqipëri si mesues dhe trajner, me 46 ndeshje ndërkombetare, 20 prej tyre me ekipin Kombetar që marr këtë pension. Me vendim të Këshillit të Ministrave, që del çdo vit, ju është akorduar pension i veçantë shumë bashkë kolegeve të mi. Dokumentat për këtë çështje paraqiten në këshillin e qarkut të çdo qyteti perkatës.

Dokumentat e noterizuara duhet të vërtetojnë meritat e veçanta, si tituj, medalje etj. Ju lutem dashamirësve të lexojnë me kujdes kalvarin e një historie të pabesueshme, jo për akordimin e PENSIONIT, por për mënyren anti-zyrtare që është ndjekur për një figure sportive kombetare të nivelit ndërkombetar.

Para pak kohesh, kryetarja e Qarkut të Korçës, Irena Nika, nuk denjoi të pranonte dokumentat përkatese, megjithëse kishte dhe është detyrim zyrtar, tha kam 300 të tilla. Me rastin e 100 – vjetorit të shoqërisë “Vllazeria”, Këshilli i bashkisë Korçë aprovoi për 26 personalitete të sportit korçar “EMBLEMA E ARTE E QYTETIT”, klubi shumë sportsh në foton e publikuar për medaljen në fjalë, nxorri 21 personalitete.

Më pas, nga fotoja në muzeun e klubit, e hoqi foton e Teodor Vasos duke e retushuar me të trajnerit të volejbollit, Pandi Gellci, me merita të veçanta, megjithëse komisioni i klubit nuk e kishte propozuar. Në vendimin e Këshillit të qarkut, me medaljen që nuk janë në foto, jane dhe Ilia Teneqexhi, Jovan Melka, Sotiraq Dhamonica, Artur Kreka, Rafail Dishnica, retushimi vazhdoi me veprime të tjera duke mos lajmëruar kur personalitete shtetërore kanë bërë takim me sportistë, i tillë ishte dhe kur ish-presidenti Bamir Topi bëri takim e ndau tituj në një rast feste dhe pyeti: “ku e kini T.VASON”, e i thanë është lajmëruar por nuk ka erdhur. Për këto e të tjera si kët, kam vazhduar që t’i bëj prezent tek autoritetet përkatëse por nuk marr përgjigje.

Kështu, Emblemën e Artë me vendimini e Këshillit të bashkisë, e heq nënpunëesja Tatjana Marashi, sikur të jetë vetë Këshilli Bashkiak. Meqënëse shumë dashamirës apo sportdashes nuk kanë njohje, duhet të bej të ditur. Sipas vlerave që duhet të kenë kërkuesit apo ato që emërtesat i kërkojnë për merita të veçant,a po cilësoj.

Jam njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të FUTBOLLIT shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane. Më 17 -12-1967 jam cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë. Jam cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998.

Po këtë vit jam dekoruar me medaljen E ARTE për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit më 1998. Këshilli Bashkiak i Korçës me vendimin e tij, me akordoi “EMBLEMA E ARTË E QYTETIT”. Kam bërë 46 ndeshje ndërkombetare, nga këto 20 me ekipin përfaqesues (Kombëtaren), si lojtari me më shumë ndeshje të futbollistëve korçare, sipas statistikave zyrtare të botuara.- Me respekt dhe nderime”!

Tags: 170 euroe ish-futbollistitjetojLetra prekëseme pensiontë Kombëtares

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Kokaina/Agjencitë e huaja dyshonin se biznesmeni Çekaj ishte trafikant

Kokaina/Agjencitë e huaja dyshonin se biznesmeni Çekaj ishte trafikant

5 tonë marijuanë drejt Italisë, kush janë dhjetë shqiptarët e arrestuar

5 tonë marijuanë drejt Italisë, kush janë dhjetë shqiptarët e arrestuar

Në kërkim për 613 kg kokainë, flet Arbër Çekaj: Po vij në Shqipëri, ja e vërteta

Në kërkim për 613 kg kokainë, flet Arbër Çekaj: Po vij në Shqipëri, ja e vërteta







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com