Detaje të reja rrëqethëse janë zbuluar nga historiani Kastriot Dervishi, për kushtet e mjerueshme të të burgosurve në vitin 1956.
Dervishi ka publikuar një letër të një të dënuari në burgun numër 2 të Tiranës, i cili ankohet për kushtet e vështira të jetesës, apo fjetjen në një dhomë të 50 personave.
Jo vetëm kaq, por i burgosuri kishte treguar një detaj rrëqethës, teksa shprehej në letër se të burgosurit i kryenin nevojat personale në gavetë, e cila ishte një enë alumini që shërbente për ushqimin vetjak.
“Kur në Tiranë ishin të tilla kushte, përfytyroni si mund të ishin ato jashtë kryeqytetit”, shkruan ndër të tjera Dervishi në Facebook.
Postimi i plotë:
1956/Letra e të dënuarit për dhomën e burgut dhe funksionet e gavetës
Një informacion për burgun nr.2 të Tiranës (sot te rruga “Mine Peza”) i vitit 1956. Një i dënuar ankohet për kushtet e vështira të jetesës, si fjetjen në një dhomës të 50 personave, si dhe e mosdhënies së kushteve me fillestare të jetesës. Në letrën e gjatë flet edhe për mënyrën e kryerjes së nevojave personale. Gaveta, një lloj ene alumini që shërbente për ushqimin vetjak, sipas këtij tregimi përdorej edhe për funksione të tjera. Letra dyfaqëshe me shkrim dore është përmbledhur në tekstin bashkëlidhur. Kur në Tiranë ishin të tilla kushte, përfytyroni si mund të ishin ato jashtë kryeqytetit.