Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Letra e plotë e dorëheqjes, ky është fjalimi prekës i Gianni de Biasi-t

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Letra e plotë e dorëheqjes, ky është fjalimi prekës i Gianni de Biasi-t

Gianni de Biasi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i Kombëtares Shqiptare. I emocionuar, De Biasi është përlotur teksa lexonte fjalimin e tij mjaft prekës.

Më poshtë, letra e plotë e dorëheqjes së De Biasit.

“Kjo është një faqe e përvojës time profesionale në Shqipëri që kurrë nuk do kisha dashur ta shkruaja!

Kam menduar dhe medituar gjatë dhe dëshiroj t’ju informoj se duke nisur nga sot nuk do të jem më Trajneri i kombëtares sonë!

Do të ndalem këtu sepse dëshiroj të mendoj për të mirën dhe rritjen e Ekipit.

Besoj se e kam përmbushur detyrën time, e cila më ka lejuar mua që të nxjerr nga këta djem ato cilësi që në të kaluarën e afërt kanë bërë të mundur të jetojmë Endrrën Europiane!

Atë ëndërr, e cila që në ndeshjen e parë në Gjeorgji, nëpërmjet asaj letre të hapur kisha kërkuar të ngulitja në kokën e tyre dhe në zemrën e tyre!

Është një zgjedhje profesionale shumë luftarake, e vështirë! Uroj që të arrini ta kuptoni, edhe pse jo të gjithë mund ta pranojnë! Kemi jetuar vite te mbushura plot emocione dhe kënaqësish dhe kemi arritur rezultate me të vërtetë të rëndësishme që shumë i konsideronin të pamundura.

Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar gjithmonë me pasion të madh, me një entuziazëm të ri falë edhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse të të gjithë shqiptarëve, në Atdhe dhe atyre të shpërndarë nëpër botë!

Impenjimi i përditshëm, përpjekja për t’ju  transferuar djemve një mentalitet të ri, një mentalitet fitues!

Angazhimi i vazhdueshëm së bashku me gazetarët tuaj, i mediave për t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qenë një punë e detajuar me të vërtetë vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e bezdisshme!

Dëshiroj të theksoj se sot largohem nga udhëheqja e Kombëtares, duke mos patur një ekip në te cilin të punoj, ndërkohë që gjatë këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave të punës, duke ditur qe vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritjeje të qëndrueshme në drejtim të realizimit te tyre.

Pas Europianit isha vendosmërisht i bindur që mund të përmirësonim më tej dhe se përvoja që patëm gjate tre ndeshjeve në Francë, do të na lejonte një rritje të mëtejshme globale.

Dhe kështu do të jetë, por me një Trajner te ri!

Po largohem me vështirësi, por i vetëdijshëm që cikli im në ketë grup ka përfunduar dhe qe mund t’i japë rastin atij që do më zëvendësoje, të njohë djemtë në katër ndeshjet e ardhshme.

Me lejoni te falënderoj te gjithë ata qe bashkëpunuan ne rritjen dhe zhvillimin e projektit te Shqipërisë qe na ka çuar te jemi ne vendin e 22 te Ranking Fifa, qe na ka mundësuar te mundim Norvegjinë jashtë shtëpisë, te fitonim dhe barazonim kundër Francës dhe te fitonim kundër Portugalisë, i mundur pas nesh deri ne Pushtimin e Euro 2016!!!

Dhe me ne fund për te arritur ëndrrën tonë …

Dëshiroj me ketë rast te falënderoj publikisht ata te cilët me dhanë këtë mundësi të madhe , Presidentin Armando Duka, qe gjithmonë me ka mbështetur dhe me ka dhënë Letrën e Bardhe( la Carta Bianca) për te vepruar ne rolin tim si Përzgjedhës!

Një falënderim te përzemërt te gjithë djemve qe gjate gjithë kësaj kohe kane qene pjese e Ekipit, faleminderit për gjithshka qe me keni dhënë, qe keni dhënë për fanellën tone!

Është një përvojë qe me ka pasuruar si ne aspektin profesional ashtu dhe ne atë njerëzor, me keni befasuar me përkushtimin tuaj dhe përfshirjen tuaj ne sfidën tone!

Faleminderit te gjithë bashkëpunëtoreve te mi, veçanërisht Paolo Tramezzani, shok udhëtimi qe nga dita ime e pare ne Shqipëri , gjithmonë i gatshëm për te me mbështetur  i palodhshëm në punën në terren dhe në shume udhëtime për të takuar lojtaret tanë te rinj!

Albertos që ka ndjekur përgatitjen dhe rekuperimin e djemve, Ilir Boziqi, Ervin Bulku dhe gjithe stafi teknik! Benyy Celiku, Gianluca Stesina, Filippo Iori i cili ka trajtuar lojtaret se bashku me Ylli Mihali, Merepeza, Arben Voci, dhe te madhit Fatos Kademi një punëtor i palodhur!

Të gjithë njerëz të çmuar dhe madhështorë Ekipi!

Për te gjithë njerëzit qe punojnë ne Federate, qe nuk dallohen por qe bëjnë një pune te vlefshme për rezultatin përfundimtar!

Falënderoj ne mënyrë te veçantë te gjithë tifozët tanë te përkryer, lojtari ynë i dymbëdhjetë.

Gjithmonë te gatshëm te na ndiqnin kudo me flamuj e me zemër.

Çdo gjë ne futboll , ne sport, ashtu si në jetë, ka një fillim te tij dhe një fund! Cikli im si Trajner i Kombëtares ka përfunduar, por asgjë nuk mund të copëtoje kurrë lidhjen e forte qe me lidh me Kombin Tone dhe te shume njerëzve qe në këto pese vite e gjysme të bukura pata fatin t’i takoj!

Tani fara është mbjelle në tokë, po rritet dhe me angazhimin, përkujdesjen dhe punën e të gjithëve do të dijë të japë fruta të shkëlqyera!

Mirënjohje, Gianni De Biasi!”

Tags: fjalimi prekesGianni de Biasiletra e plote e doreheqjes

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital
Sport

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar
Sport

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar

20:21 | 21/10/2025
Next Post
Ja si bëhej plazh në vitet ’30 në Shqipëri dhe kush e ngriti kabinën e parë te Shkëmbi i Kavajës

Ja si bëhej plazh në vitet ’30 në Shqipëri dhe kush e ngriti kabinën e parë te Shkëmbi i Kavajës

Vetëvendosje: Lugina e Preshevës është prioriteti ynë

Vetëvendosje: Lugina e Preshevës është prioriteti ynë

Londër; 6 viktima e 50 të plagosur nga zjarri në gradaçelë

Londër; 6 viktima e 50 të plagosur nga zjarri në gradaçelë







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve
Kosovo

Vjosa Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve

by mirseda
10:35 | 29/10/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Riad homologun e saj nga shteti i Mauritanisë, Mohamed...

Mister ngjarja, punonjësi i Tatimeve në Shkodër e mohon: S’kam konflikte!

Mister ngjarja, punonjësi i Tatimeve në Shkodër e mohon: S’kam konflikte!

10:27 | 29/10/2025
Zbardhet dëshmia e djalit: S’më linte të haja i qetë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…

Zbardhet dëshmia e djalit: S’më linte të haja i qetë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…

10:16 | 29/10/2025
U goditën shtëpi, shkolla, dhe blloqe banimi/ 50 persona humbin jetën nga sulmet izraelite në Gaza

U goditën shtëpi, shkolla, dhe blloqe banimi/ 50 persona humbin jetën nga sulmet izraelite në Gaza

09:57 | 29/10/2025
Panairi ndërkombëtar në Dubai, kryeministri Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

Panairi ndërkombëtar në Dubai, kryeministri Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

09:25 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com