Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Letra e Dritëro Agollit për Sadijen 10 ditë para dasme: Vishu si të duash

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Letra e Dritëro Agollit për Sadijen 10 ditë para dasme: Vishu si të duash

Elona Agolli, e bija e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, ka publikuar një letër të të atit, kur ky i fundit i shkruante të dashurës së zemrës.

Bëhet fjalë për një letër që shkrimtari ia shkruan Sadijes vetëm 10 ditë para dasmës së tyre.

“I lexoja fshehurazi kur isha e re; e dija ku ishin vendosur dhe sapo mbetesha vetëm në shtëpi, hapja dosjen e përpija rreshtat e shkruar me atë kaligrafi, që për mua ishte më e bukura në botë. Letrat e njohjes, letrat e dashurisë, letra të inatosura nga ndjenja xhelozie, por dhe letra ku furishëm shprehej aq bukur ajo ndjenjë fort e pakrahasueshme e dashurisë mes atit e nënës sime. Tani e përlotur flas me vete: Jam me fat që jam krijesë e atit tim të admirueshëm e nënës sime të rrallë”, shkruan Elona Agolli.

Në letër Dritëroi e porosit të fejuarën shkodrane që të vishet si të dojë, ndërsa shkruan edhe për planet e pushimeve pas dasme në Durrës.

Dritëroi e mbyll letrën duke u shprehur se sa i emocionuar është e megjithatë shkruan se dita e dasmës nuk i duket e çuditshme.

LETRA:

E dashur Sadije! Sa u ktheva nga Korça. S’më besohet se kanë mbetur edhe 10 ditë gjer në dasmë.

Unë këtej kam bërë të gjitha përpjekjet që të kalojmë mirë verën. Mua më dhanë një herë një fletë kampi për në Pogradec, po duhet të niseshim më datë 24 qershor, d.m.th. sot. Natyrisht që ishte një gjë që s’bëhej. Atëherë shokë e miq ndërhynë dhe ne do të shkojmë në Durrës më 9 korrik në shtëpinë e pushimit ose të Kryeministrisë, ose të Oficerëve.

Ti duhet të marrësh një vërtetim nga qendra jote e punës që je në punë. Bëje gati, se vij e marr të shtunën. Unë do vij të të marr me maqinë angazhe e vishu si të duash e si të jetë më mirë. Ti kujton se unë nuk kam qejf që ti të vishesh me të bardha? Këtë radhë më ka marrë malli shumë për ty. Po ti e ke patur fajin pasi nuk donje të të vinja unë në Shkodër meqë kishin mbetur kaq pak ditë nga martesa! Gjepura! Të shtunën do vi e ti do më presësh. Mbarove shkollën? Xhelali a erdhi? Unë jam i bindur që ty plazhi do të të pëlqejë. Në njëzetedy ditë apo një muaj do të bëhesh korb e zezë. Vetëm duhet të ruash lëkurën e hundës se mos mbetesh me lëkurë të ngrënë në hundë, dhe ti e di sa rëndësi ka hunda, sidomos për seksin e bukur! O hundë, e bekuar! Kam shkruar një cikël me vjersha për fëmijë dhe nesër botohet në “Mësuesi”.

Vjersha të tilla ti kurrë nuk ke lexuar. Për herë të parë shkruaj për fëmijë, siç duket, ti së shpejti do na skalitësh ndonjë azuratino! Tani në prag të dasmës ti nuk shkruan. Nuk vete në postë, siç mendoj unë. Kush e di sa e hutuar dhe e emocionuar je! Edhe unë i emocionuar jam, po meqë jam aq i afërt me ty dhe të njoh aq mirë, nuk më duket e çuditshme dita e dasmës.

Të dua shumë, shumë.

Të puth fort

Yti Dritëro

24.VI.1965

Tags: dritero agolliElona AgolliLetrapak dite para dasmesSadijavishu si te duash

TË LIDHURA

Laert Haxhiu dyshonte te Elton Mermali, Tafani: E vrava me një plumb, u takuam edhe me dy policë
Aktualitet

Laert Haxhiu dyshonte te Elton Mermali, Tafani: E vrava me një plumb, u takuam edhe me dy policë

19:10 | 04/06/2025
Aksident në Tiranë, makina përmbyset pranë Kopshtit Zoologjik
Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina përmbyset pranë Kopshtit Zoologjik

19:03 | 04/06/2025
E rëndë në Ersekë/ I moshuari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend
Aktualitet

E rëndë në Ersekë/ I moshuari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend

19:01 | 04/06/2025
Next Post
Kryeministri mburret me Veliajn: Lali Eri, kryetari fenomenal i Tironës që dum

Kryeministri mburret me Veliajn: Lali Eri, kryetari fenomenal i Tironës që dum

Heshtje zgjedhore në Kosovë, nesër populli vendos të ardhmen e tij

Heshtje zgjedhore në Kosovë, nesër populli vendos të ardhmen e tij

Cikalleshi dhe Sadiku: Moment i vështirë i Kombëtares, por fitojmë ndaj Izraelit!

Cikalleshi dhe Sadiku: Moment i vështirë i Kombëtares, por fitojmë ndaj Izraelit!

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Berisha po përjeton ‘karmën’ e Bashës
Politikë

Berisha po përjeton ‘karmën’ e Bashës

by mirseda
19:40 | 04/06/2025
0

Nga Namir Lapardhaja Në vitin 2021, Partia Demokratike humbi zgjedhjet me një diferencë prej rreth 36 mijë...

Putin zhvillon bisedën e parë më Papën Leon XIV, diskutimet mbeten mister

Putin zhvillon bisedën e parë më Papën Leon XIV, diskutimet mbeten mister

19:31 | 04/06/2025
Laert Haxhiu dyshonte te Elton Mermali, Tafani: E vrava me një plumb, u takuam edhe me dy policë

Laert Haxhiu dyshonte te Elton Mermali, Tafani: E vrava me një plumb, u takuam edhe me dy policë

19:10 | 04/06/2025
Aksident në Tiranë, makina përmbyset pranë Kopshtit Zoologjik

Aksident në Tiranë, makina përmbyset pranë Kopshtit Zoologjik

19:03 | 04/06/2025
E rëndë në Ersekë/ I moshuari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend

E rëndë në Ersekë/ I moshuari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend

19:01 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com