Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Letër e bardhë nga… populli

9 vjet ago
in Editorial - Opinione

Agim Baçi

(Shënime për romanin “Le të Ulërijmë” të Jose Saramangos)

Një votim me letër të bardhë. Pastaj edhe një tjetër…. Tetëdhjetë e tre për qind kanë votuar “pa shenjë” në një votim të përsëritur. Ata që kanë dorëzuar fletën e bardhë janë shtuar nga votimi i parë tek i dyti. Kaq mjafton që pushteti të mos ketë më qetësinë të përballet me qytetarët e tij. Jose Saramango përmes rrëfimit “Le të Ulërijmë”, ka ngritur metaforën e revoltës moderne, të një kundërshtimi pa fjalë – pikërisht në shekullin kur fjalshmëria ka marrë dhenë. Qytetarët vendosin të protestojnë, ndërkohë që politikanët nuk duan ta besojnë këtë refuzim. Diku armiku duhet të jetë. Diku armiku ka mundur të gjejë këtë “armë” që tashmë kërkon përballjen, zgjidhjen.

Politikanët nuk duan ta besojnë se ndaj tyre ka një mosbesim. Ata pranojnë që të votohet kundërshtari, duke besuar se do të kthehen sërish. Por, mosvotimin – atë që i nxjerr pa asnjë emër, pa asnjë fytyrë, pa asnjë të nesërme – ata nuk duan ta besojnë. Dhe për këtë duhet gjendur urgjentisht armiku që ka mundur të bëjë kaq mendje bashkë.

Historinë me gjetjen e “kundërshtarit të rafinuar” e kërkon media, e cila tashmë është në gjueti. Dhe autori, afërmendsh, duhet të jetë dikush që di, dikush që mendon, e për më tepër, dikush që ka zgjatur dorën për të ndihmuar të tjerët. Dhe piketohet pikërisht ajo, gruaja e mjekut – e vetmja që, disa vite më parë, pati fatin të shihte, ndërkohë që i gjithë qyteti kishte vetëm të verbër. Ajo – pikërisht ajo ka që ka parë dhe ka ndihmuar të tjerët – është gjahu ideal për shtypin dhe qeverinë, është historia që mund të mbartë një të shkuar që nuk duam ta kujtojmë. Dhe nis të vendoset rregulli i vjetër i pushtetit pa njeriun. 

“Një rregull i pandryshueshëm i pushtetit thotë se ia vlen më mirë t’i presësh kokat para se ata të fillojnë të mendojnë, sepse më pas ka mundësi të jetë shumë vonë”. (Jose Saramango, “Le të Ulërijmë”, Dudaj 2012, Përkthim nga Nasi Lera, f. 115)

Kryetari i bashkisë refuzon të drejtojë një bashki të pavotuar, ndërkohë që një drejtuesi policie i duhet të kërkojë të vërtetën. Qeveritarët – Presidenti, kryeministri, ministrat – vihen në garë se kush do të gjejë zgjidhjen, se kush do zbulojë kurthin. Shtypi është në garë që të gjejë fajtorin. Ndërkohë, përballë, qëndron thuajse i vetëm, një shef policie. Ai ka qenë katër vite më parë mes të verbërve të qytetit, ndërkohë që ka fiksuar mirë gruan që mundi të bënte diçka në atë qytet, në kohën kur nuk shihte askush. Dhe guxon të kundërshtojë, të kërkojë që të mos gjendet njeriu i gabuar.

“Nëse kjo që tregon këtu është e vërtetë, në qoftë se ajo grua, le ta pranojmë se ekziston, nuk u bë e verbër dhe ndihmoi të tjerët në fatkeqësinë e tyre, nuk mund të përjashtohet që autori i letrës është gjallë vetëm falë asaj, kush e di edhe prindërit e mi do të ishin midis të gjallëve sikur të kishin patur fatin ta takonin atë grua, Letra thotë se ajo vrau dikë, Zoti President, askush nuk e di me saktësi se sa persona u vranë gjatë atyre ditëve, u përcaktua që të gjitha kufomat e gjetura ishin si rezultat i aksidenteve apo i shkaqeve natyrore dhe ne u vumë një gur përsipër. Edhe gurët më të rëndë mund të lëvizen. Është e vërtetë, zoti President, por unë jam i mendimit që ta lëmë grurin atje ku është, e marr me mend se nuk ka asnjë dëshmitar okular për këtë krim dhe, nëse ka patur në atë kohë, ata ishin që të gjithë të vebër midis të vërbërve, do të ishte absurde, e pakuptimtë të nxirrnim këtë grua përpara gjykatës për një krim që askush nuk e pa ta kryente dhe për të cilin nuk ekziston trupi i krimit. Autori i letrës pohon se ajo ka vrarë. Po, por ai nuk thotë se ka qenë dëshmitar i krimit…” ( Po aty, f.189)   

Saramango, përmes ironisë dhe një humori të zi arrin të ndërthurë anët e padukshme të pushtetit dhe historisë dëshpëruese të betejës në shoqërinë e sotme, ku më i rrezikuari nga të gjithë është ai që di dhe thotë të vërtetën. Janë fjali pa një ndërprerje, ku nuk dihet ku nis e mbaron komunikimi. Si një shoqëri që ka hequr kufijtë e vlerave dhe është rob i një pushteti që nuk ka në qendër më Njeriun, por vetveten, që nuk ka qëllim të gjejë të vërtetën, por të ndërtojë një të vërtetë për karrigen…

“Komisari, si mbylli telefonin, pyeti me vete se mos ishte marrëzi që kishte pohuar se linja telefonike, si t’i përkiste atij, ishte e sigurt, se në mbarë vendin asgjë që të ishte më e sigurtë se ajo. Ngriti supet dhe murmuriti, Pak rëndësi ka, asgjë nuk është e sigurt, askush nuk është i sigurt… Ai nuk fjeti mirë, pa në ëndërr një re me fjalë që i vidhej dhe i zhdukej kur i ndiqte me një rrjetë për flutura duke iu lutur, Ndaloni, ju lutem, mos lëvizni, më prisni…. Ai kapi një gazetë. Ishte një ëndërr e ligë, por do të ishte edhe më keq sikur albatrosi të shkonte të nxirrte sytë e gruas së mjekut”. (Po aty, f.280)

…Saramango thjesht kërkon që të “Ulërijmë” përpara se të kemi humbur edhe zërin…

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Next Post
Hungaria miraton ligjin që kushtëzon “Universitetin e Sorosit”

Hungaria miraton ligjin që kushtëzon “Universitetin e Sorosit”

Blushi ironizon Tahirin: “E hoqi Sajmirin nga puna për një darkë me Ilirin”

Blushi ironizon Tahirin: "E hoqi Sajmirin nga puna për një darkë me Ilirin"

BlackBerry Mercury del në shitje, në muajin maj

BlackBerry Mercury del në shitje, në muajin maj







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com