Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lavjerrësi që lëkundet mes globalizimit dhe shtetit-komb

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Lavjerrësi që lëkundet mes globalizimit dhe shtetit-komb

Stephen King*/ “Financial Times”

Globalizimi dhe shtetet-kombe kanë krijuar shpesh çifte të palumtura. Kufijtë përcaktohen në bazë të rrugëve të lëvizjes së lirë (dhe shkëmbimit) të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Monedhat rivale, çojnë në fërkime që lidhen me frikën e një ndryshimi të papritur të kushteve të tregtisë.

Dhe qeveritë kombëtare kanë prirje të përqendrohen tek rregulloret lokale, në kurriz të asaj që mund të quhet “e mira më e madhe” – sikurse e tregon edhe letra e kongresmenit Patrick McHenry, me titull “Amerika e para”, drejtuar kreut të Rezervës Federale, Janet Yellen.

Përgjatë gjithë historisë, janë bërë përpjekje për zgjidhjen e konflikteve të mundshme globale dhe lokale, duke përfshirë tipikisht një përzierje të tre mekanizmave: konfliktin, imponimin dhe bashkëpunimin. Perandoria Romake, duke u shtrirë në kulmin e saj nga Mesopotamia në lindje deri në Mauritani në perëndim, përdori kryesisht të parën dhe të dytën nga të tria, kryesisht falë skllavërisë dhe pushtimit.

Perandoria britanike, në momentin kur zinte një të katërtën e sipërfaqes së tokës në botë, ofroi një përzierje të 3 mekanizmave në etjen e saj për të përftuar avantazhe në tregtinë globale: Entuziazmi i shekullit XIX-të për tregtinë e lirë, zgjeroi në portet kineze, shitjen e opiumit dhe diplomacinë e ‘luftanijes së vogël’.

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja ka vepruar kryesisht (ndonëse jo vetëm) përmes mekanizmit të tretë, duke ndihmuar në vendosjen e rregullave të lojës për një pjesë gjithnjë e më të madhe shtetesh të botës, ndërsa ka mbështetur (në përgjithësi) të drejtën e vetëvendosjes. Megjithatë, në çdo rast, përpjekja për të “qenë globalë”, hasi në mënyrë të pashmangshme në rezistencë, si brenda, ashtu edhe nga jashtë.

Mosbesimi i elitave, refuzimi për të njohur një “autoritet superior”, ngritja e superfuqive të reja: herë pas here një rend i caktuar ndërkombëtar përfundimisht është shpërbërë. Në fund të shekullit XIX-të, lavjerrësi lëvizi me vendosmëri larg globalizimit në drejtim të dominimit të shtetit-komb, vetëm për t’u lëkundur sërish andej ku ishte në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Sot, ai duket të jetë duke u lëkundur sërish drejt shtetit-komb. Mund të tingëllojë e çuditshme, se janë vendet më të pasura – ndoshta ato që kanë përfituar më shumë nga globalizimi i pasluftës – që po dëshmojnë një dëshirë më të madhe për t’iu rikthyer sigurisë dhe shenjtërisë së kufijve të tyre.

Por, vendet e pasura kanë prirjen të kenë shërbime publike falas deri në pikën e falimentimit, dhe ndërsa kjo gjë është në rregull, kur ekonomitë janë në lulëzim e sipër, në kohën e krizave të rënda, sistemi ka të ngjarë të hyjë në konflikt me politikën e kufijve të hapur mbi emigracionin.

Punëtorët më të varfër në vendet e pasura, janë veçanërisht të pambrojtur ndaj ikjes së kapitalit: për çdo punëtor të krahut të lirë të punës në SHBA, ka zakonisht një punëtor krahu edhe më të lirë, diku tjetër në botë. Nëse teknologjia e bën kapitalin shumë më të lëvizshëm, jeta për ata që janë që gjenden në korsinë e ngadaltë të një kombi të pasur, mund të bëhet dukshëm problematike.

Dhe, siç e pranoi Donald Trump në fushatën e tij zgjedhore presidenciale, shumë politikanë – anëtarët e asaj që mund të përshkruhet lirshëm si elita e Davosit – kishin lënë pas dore “burrat dhe gratë e lënë në harresë”. Tek e fundit Davos-i, është një klub për fitimtarët më të mëdhenj të globalizimit dhe jo për humbësit e tij.

Megjithatë, ndërsa ndryshimi i dukshëm i globalizimit mund të shpjegohet lehtë, nuk mund të supozohet se një kthim në shtetin-komb, si një marrëveshje politike dhe ekonomike, do të ndodhë pa shkaktuar problemet e rastit.

Në mungesë të zërit dominues të Uashingtonit, hapësira për rivalitet mes superfuqive rritet, pavarësisht nëse ato pasqyrohen apo jo në mosmarrëveshjet e fundit mbi Sirinë, apo ambiciet në rritje të Kinës në Azi. Pa një Evropë të bashkuar – sondazhet e fundit në Francë shtojnë mundësinë e trazirave politike këtë vit, potencialisht edhe më të mëdha se sa ato që shkaktoi Brexit në 2016-ën – armiqësitë e lashta mund të ngrenë krye. (Në deklaratën e tij të famshme në vitin 1950, Robert Schuman argumentoi se “Bërja bashkë e kombeve të Evropës, kërkon eliminimin e kundërshtisë së vjetër mes Francës dhe Gjermanisë”)

Më e keqja është se mungesa e lidershipit global, do t’i bëjë me siguri më të vështira për t’u përballuar sfidat e shekullit XXI-të. Ndryshimi i klimës, kërkon një konsensus ndërkombëtar, dhe një angazhim universal për veprim. Ndryshimi i shpejtë demografik në Afrikën sub-Sahariane – në mesin e një bumi lindjesh në një shkallë të paparë më herët – mund të shkaktojë flukse migrimi në një shkallë të tillë, që për herë të fundit është parë në shekullin XIX-të.

Mediat sociale, që supozohet të jenë një sistem që zëvendëson besimet subjektive me të vërtetat objektive, ka bërë të kundërtën – duke propaganduar lehtësisht. Në këto rrethana, vetë shtetet-kombe janë në rrezik për t’u bërë gjithnjë e më shumë të polarizuara, duke çuar në një erozion të vlerave të përbashkëta.

Ekonomistët tentojnë të favorizojnë globalizimin, për arsyen e thjeshtë se mungesa e kufijve, lehtëson një shpërndarje më të mirë të burimeve. Ky është një argument që ka pasur sukses që me heqjen e taksës evropiane të kanaleve në shekullin e XIX-të. Por, nëse globalizimi është duke shkuar realisht në drejtimin e kundërt, kostot ka të ngjarë të jenë shumë më të mëdha, se sa mund të maten në dollarë dhe centë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce  

*Stephen King është këshilltar kryesor ekonomik i bankës HSBC në Londër. Libri i tij i ardhshëm “Varri i ri i botës: Fundi i globalizimit, rikthimi i historisë”, do të publikohet në muajin maj.

 

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme
Aktualitet

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

21:36 | 23/06/2025
Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

20:46 | 23/06/2025
Next Post
Kërcënohet nga policia serbe, kryetari i Luginës së Preshevës, pasi kërkoi Bashkim Etnik

Kërcënohet nga policia serbe, kryetari i Luginës së Preshevës, pasi kërkoi Bashkim Etnik

Lufta: Lokomotiva e historisë?

Lufta: Lokomotiva e historisë?

Barcelona shpërfill Gjykatën e Arbitrazhit, Neymar udhëton në Madrid

Barcelona shpërfill Gjykatën e Arbitrazhit, Neymar udhëton në Madrid

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com