Pas ndeshjes ndaj Izraelit, pritet largimi i trajnerit italian Gianni de Biasi nga Kombëtarja Shqiptare.
Sipas ekspertit të merkatos në “Sportitalia”, Alfredo Pedulla, De Biasi ka pasur shumë oferta në kampionatet evropiane, por me shumë gjasa ai do të marrë drejtimin e një skuadre kineze, Tianjin Teda.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një rastësi, apo klubi kinez ka një dashuri të veçantë për trajnerët e Kombëtares shqiptare. Kujtojmë që në vitin 2009, Ari Han e ka drejtuar për 2 vjet skuadrën e Tianjinit.
Pas largimit të Han, vendin e ka zënë përsëri një ish-trajner i Kombëtares, kroati Josip Kuzhe, aventura e të cilit zgjati 5 muaj në ketë klub.
Duket se radhën e ka Gianni de Biasi.