Gazetarja Klodiana Lala përmes një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama disa pyetje lidhur me situatën e krijuar për ndërtimet pa leje në Theth.
Lala shkruan në postimin e saj se pyetjet e mëposhtme vijnë duke u nisur nga akuzat që Rama ngriti ndaj prokurores në Shkodër, Elsa Gjelit.
Gazetarja shprehet se duhen marrë më radhë përgjegjësit e këtij skandali, ndërsa shton se ndërtimet në fjalë zotërohen në mënyrë të tërthortë nga një kriminel i zonës, që sipas saj është i shpallur në kërkim nga SPAK.
POSTIMI I PLOTË:
Disa pyetje per kryeministrin e vendit tim, vendit tone
Nisur nga akuzat e tij ne adrese te nje prokuroreje, qe sot e mesova emrin e saj, kam disa pyetje per kryeministrin…
Ku ishin institucionet kur ngriheshin kioskat?
Kush lejoi shtrimin e atij betoni si te ishte stadium?
Kush i lidhi dritat e ujin te ato kioska? A kane pergjegjesi institucionet vendore?
Le ti marrim me radhe pergjegjesit e ketij skandali, qe ka shkaterruar nje nga zonat qe gjithkush qe shkelte gjente qetesi
Z.Kryeminister nese ta sjellin kete status po te informoj
Ato ndertime zoterohen ne menyre te terthorte nga nje kriminel i zones i shpallur ne kerkim nga SPAK
Erdhi dita qe Ju z.Rama, pas 12 vitesh ne qeverisje te zbrisni me kembe ne toke e te kuptoni pse bertasim ne, nje grup njerezish prej vitesh.
Ndërtimet në fshatin Theth janë kthyer në një mollë shërri mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës. Këto ndërtime, Rama është shprehur se janë ndërtuar pa leje dhe IKMT do ti heqë nga territori. Lidhur me këtë çështje, Rama ka sulmuar prokuroren Elsa Gjeli. Sipas tij, kjo e fundit ka refuzuar të hapë çështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit lidhur me këtë ndërtim. Në postimin e tij në Facebook për rastin pak orë më parë, kreu i qeverisë shprehej se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por sipas tij, Prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale. Rama theksoi se këtë çështje do ta përciellë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që shtoi se kjo prokurore është e padenjë për tu paguar si e tillë
https://www.facebook.com/share/1Ax6jrzm1q/?mibextid=wwXIfr















