Kompania shqiptare “Lajthiza” ka vënë në funksion linjën e parë në Europë dhe në botë për paketimin e ujit në shishe prej 5 litrash, me kapacitet prej 12 mijë shishesh në orë. Kjo arritje e klasifikon Lajthizën mes kompanive më moderne të industrisë së ujit në Europë dhe Ballkan.
Linja e re është e prodhuar nga kompania gjermane KRONES, me teknologjinë me higjenike dhe pa kontakt ErgoBloc. Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë.
“Që nga viti 2008 Kompania “Lajthiza” ka filluar bashkëpunimin me kompaninë gjermane “Krones” dhe çdo dy vite ka investuar në linja te reja, Sot është në funksion edhe linja më e re e prodhuar nga KRONES,, me teknologjinë më të avancuar ErgoBloc. Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë.”, shprehet Z. Craciun Cristian Nicolae, përfaquesuesi Gjerman nga Kompania Krones.
Falë këtij investimi, Lajthiza arrin një kapacitet mbushjeje prej mbi 2 milion litra në 24 orë, duke vendosur një rekord të ri në rajon. Sistemi është shumë funksional, i aftë të përpunojë formate dhe materiale të ndryshme shishesh, madje edhe deri në 100% PET të ricikluar. Me këtë investim, Lajthiza ka siguruar një teknologji të avancuar për dekadat e ardhshme.